Parlamenti po ngjason me një “stallë derrash”

0
Kuvendi i Kosovës 39

Vështrim

Skënder MULLIQI

Ligjevënësit duhet të jenë shëmbull të sjelljës etike në jetën e përditshme. Këta në vend që t’i ndihmojnë proceset dhe popullin po shërbehen më sjellje të pakulturuar. Njerëzit më edukim etik nuk poshtërojnë dhe fyejnë njerëzit, se natyra e thirrjës së tyre politike, nënkupton se ata duhet të zhvillojnë idenë e politikës së kulturuar të dialogut. Këtyre iu ka humbur rruga në oborr. Pse ky ndëshkim i popullit i shëndrrruar më poshtërim dhe fyerje?Kësaj i thonë patologji politike që po lenë gjurmë shumë të keqija në mbarë shoqeri. Të paditurtë politikë kan përparuar aq shumë në qendrimet dhe fjalimet e tyre epshore të komunikimit public. Këto qendrime sukur po i relaksojnë, argëtojnë dhe gëzojnë shumë!Sot, ata po hyn dhe po dalin në sallën Kuvendit pa kryer asnjë punë të dobishme, si praktikë normale e komunikimit. Sot, Parlamenti po ngjason në “sallë derrash”.

Deputetët akuzojnë njëri-tjetrin, poshtërojnë dhe fyejnë njëri-tjetrin. Fyerjet janë bërë një mënyrë për brohoritje politike dhe marketing. Po e fyejn publikisht edhe popullin dhe të arriturat e deritashme. Parlamenti është shëndrruar në një teatër të njerëzve primitiv të politikës, të manifestuar në urrejtje të hapur, fyerje dhe kërcënime. Kjo është kurorizim i një politike shumë të gabuar më shumë pasoja. Janë bërë një turmë, të cilët po sundojnë më mjeshtri dhe paftyrësi më popullin. Këta po mendojnë që edhe të zgjuarit të flasin më gjuhën e tyre. Aq më keq kur këta sylesh po mendojnë se njerëzit edhe duhet tu duartrokasin. Për shkak të terrorit të tyre po vuajnë të zgjuarit e kombit. Këta gjithnjë e më shumë po na zhysin në baltën politike, si formë e manifestimit dhe triumfit të tyre. Këta po na fusin në qrregullim të përgjthshem shoqëror.

Poqëse edhe nuk ndodhë, do të lënë pasoja shkatërruese. Po përhapin një virus vdekjëprurës të mjerimit shpirtëror dhe konfuzionit mendor që shkatëron logjikën e shëndoshë. Po zbatojnë politikat e tyre dinake dhe paragjykuese, duke iu shmangur realitetit. Ky rrjetë i rrezikshem marimangash duhet të shpërbëhet sa nuk është bërë tepër vonë. Kjo lloj fyerje dhe shpifjeje të problemeve po dekurajojnë njerëzit më qëllime të mira, që të angazhohen në debate publike në mënyrën më të mirë dhe të ndershme. Tashmë askush nuk është indiferent ndaj asaj çka po shohim dhe ndëgjojmë në mënyrë maratonike në sallën e Kuvendit të Kosovës. Kultura jonë e dialogut publik moti ka përfunduar! Ky rrejt u përhap edhe në fushën e politikave publike si një panair provincial. Hiqi shpirtëror po bëhët i zakonshem edhe në hapësirën tonë publike…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.