Arben Çokaj
“Teoria e Frojdit ka rënë!”, thotë jo-besimtari, Lis Bukuroca
“Frojdi është irracional”, thotë besimtari Prend Buzhala
“Gruaja ta merr gjysmën e unit, kur martohesh”, thoshte Frojdi. “Ka ndërruar sisë”, vazhdonte ai me qesëndi. “Nga sisët e së ëmës, ka këputur kordonin umbelikal dhe ka kaluar te sisët e së shoqes, dashnores…”
Pas vëshgimeve të mia, vajzat e gratë shqiptare (shumica), ta marrin gjithë unin, jo gjysmën…
Një djalë i ri, gjen një vajzë, e harron familjen, i shkon e gjithë koha me atë vajzën… E njerëzit habiten: “një vajzë ia mori mendtë”… Jo, nuk ia mori mendtë, i mori Unin, dhe e kthen në një ‘trup polar’, si loqe në shërbim të saj.
Tani bëhet pyetja, si e ku ka rënë teoria e Frojdit?! Kur analizat e tij i gjen përditë në shoqëri!
– Lexoni Frojdin më mirë, për të kuptuar më shumë, se gjeni gjëra interesante aty, që nuk i keni dëgjuar më parë! Mos i dëgjoni ortodoksët Frojdianë!
FROJDI GJITHMONË AKTUAL
– NUK ISHTE AS FILOZOF E AS LETRAR
Nëse nuk e njihni Frojdin, nuk është turp – mund ta njihni po të doni. Frojdi ishte m,jek, jo filozof, si e ngatërRojnë disa, dhe doli me teorinë e tij të trajtimit psiko-analitik, Psiko-analizën. Njeriu është mirë të lexojë prej tij, dhe ta njohë atë, për kulturë të përgjithshme. Vepra e tij e plotë në anglisht ka 5 102 faqe, pak më e madhe se ‘Lahuta e Malcis’ e neurotikut tonë, me të cilin krenohemi, se vepra e Frojdit ka vlera universale, e jo provinciale me Uc Sadikun e Cur Gjeloshin…
Mundësia për ta njohur Friojdin është, se ka të përkthyer mjaft libra edhe në shqip. Për më tepër, unë po përkthej mbi 700 faqe nga vepra e tij e plotë në shqip, dhe kjo është gjithashtu një ndihmesë e madhe, duke bërë një libër voluminoz në PDF, Vepra e plotë e Frojdit në shqip me mbi 700 faqe – të cilën ju mund ta lexoni kur të doni. Edhe po nuk e lexuat, nuk më dëmtoni mua e as Frojdin, jo. Përkundrazi, veten tuaj dëmtoni…
Se kush i lexon të paktën 3 veprat e para të Frojdit në shqip, rreth 500 faqe, ‘Studime mbi Histerinë‘ (233 faqe), ‘Totemi dhe Tabuja‘ (135 faqe), dhe ‘Moisiu dhe monoteizmi‘, ku përfshihet edhe ‘E ardhmja e një iluzioni‘ (150 faqe), gjithsejt 518 faqe në shqip, kupton, se si është zhvilluar psikika njerëzore gjatë historisë, si kanë ardhur fetë e besimet te njerëzit dhe nëse nuk bëhet a-fetar si unë, ai nuk ka më një besim të madh te Zoti si iluzion dhe te fetë. Mos u trembni të haopni sytë – nuk është kurrë vonë për të shmangur të jeni një njeri me kulturë neurotike, siç vazhdon të jetë shoqëria shqiptare me shën Pal Gjatojën në krye e një plejadë njerëzzish të lexuar, që mbahen për intelektualë dhe kujtojnë se plisi i leshit është krijim i madh shqiptar…! Apo merren gjithë kohës me diskutime fetare, katoliku e muslimani, etj. etj.
Tani a doni ta shpëtyni veten nga besimet e verbëra, që kanë shkaktuar neuroza mbi ju? Doni ta kuptoni botën reale si është e të mos ushqeheni me rrena e iluzione si disa, lexoni Frojdin dhe pajiseni veten me një armë të fortë të dijes, që u duhet në jetë…
Studiuesi i njohur, Prend Buzhala ka dëgjuar për këtë postim timin në FB dhe ka reaguar me këtë mesazh te Fjala e Lirë në FB:
Përshëndetje,
fillimisht, ju falënderoj për publikimin e disa shkrimeve të mia që i dërgojnë autorët tjerë. Rëndom, unë nuk dërgoj askund shkrime, por e mira është që autorët më pyesin për t’i publikuar. … Unë as e di se kush e drejton këtë portal dhe këto faqe me emrin FJALA E LIRË.
Kësaj radhe, desha të vë në pah diçka tjetër: meqë faqet e Google më lajmërojnë sa herë paraqitet emri im, po përsëritet shpesh një fjali interesante në shkrimet tuaja që po riciklohen te ju: “Frojdi është irracional, thotë besimtari Prend Buzhala”…
Këtu po dalin dy afishime pothuajse kategorikisht të thëna:
e para, që mund ta kem thënë këtë:
1. se “Frojdi është irracional” dhe
2. se unë qenkam besimtar – te afishimi dytë, askund nuk kam deklaruar diçka të tillë dhe nuk di se nga i keni burimet për këtë pohim?! Në dokumentet e regjistrimit të popullsisë së Kosovës (aty e di që nuk ekziston një pohim i tillë për mua për përkatësinë fetare ose jofetare, pra askund diçka e tillë e deklaruar nuk ekziston – për arsyen e thjeshtë se deklarimi është diçka krejtësisht personal)… Nuk ndiej fare nevojë të deklarohem, si para një polici të diktaturës, se çfarë qenkam! Nuk ka prerje si me thikë diktaturash për deklarim: ti je besimtar, unë nuk jam, në stilin e akuzave e kundërakuzave për ta vënë tjetrin në bankën e zezë si nën regjimet që i lamë pas. Evropa e civilizuar këto probleme i ka tejkaluar që moti dhe veprimet me DFERENCIME IDEOPOLITKE se kush çfarë qenka!
Diferencimin ideopolitik historia e hodhi në koshin e historisë, sepse iu takonte diktaturave totalitare.
Është mirë nganjëherë të citohen burimet: prej nga bëhen pohimet e tilla dhe përse përsëriten kaq shpesh!?
Për sa i përket Frojdit, autori ka harruar tri gjëra që ju në Shqipëri nuk i keni të qarta:
1. në Kosovë Frojdin e kemi lexuar kroatisht e në gjuhët tjera sllave prej viteve ‘60, po edhe shqip prej viteve ’70, kur ateizmi i regjimit komunist shqiptar Frojdin e shpallte shkencëtar reaksionar imperialist ose dekadent; sigurisht, fare nuk është ligjëruar për të nëpër katedrat përkatëse universitare në Shqipëri. Në Kosovë sistematikisht është ligjëruar për të dhe ka pasur dyzina shkrimesh që në vitet ‘70. Në Shqipëri Frojdi erdhi vonë… E mira është që vepra e Frojdit është përkthyer me të madhe, por me pasaktësi nocionesh…
2. Shumë ateistë evropianë e amerikanë, apo të tjerë të vetëdeklaruar, sidomos intelektualë e dijetarë në zë, nuk kanë mendim të rreshtuar uniform “ateist” e as mendim të njëjtë se çfarë qenka Frojdi! Pra, kanë mendime të ndryshme, shpesh kontraverze. Madje, për Frojdin shkruajnë shpesh më me kompetencë edhe shkencëtarë e dijetarë besimtarë, që janë ligjërues katedrash etj. etj.
Të pohosh se Frojdi është irracional, nuk është fyerje, por saktësim!
Irracionalizmi është një rrymë filozofike që thekson rolin e forcave irracionale në jetën njerëzore, duke kundërshtuar rëndësinë e arsyes dhe racionalizmit si mënyra kryesore për të kuptuar botën. Filozofët irracionalistë besojnë se përvoja njerëzore, ndjenjat, instinktet, dhe perceptimet janë më të rëndësishme se logjika dhe mendimi racional në formimin e jetës dhe sjelljes sonë. Këto thekson Fojdi!
Frojdi, si themeluesi i psikoanalizës, ishte ndikuar nga disa filozofë irracionalistë, veçanërisht nga Schopenhauer dhe Nietzsche (uh, harrova të them, se edhe këta filozofë e shumë të tjerë lexoheshin në Kosovë që në ato vite, njësoj si Frojdi). Ja se si disa ide nga këta filozofë ndihmuan në formimin e teorive të tij:
– Arthur Schopenhauer pati një ndikim të thellë te Frojdi përmes konceptit të tij të “vullnetit për të jetuar”. Schopenhauer besonte se vullneti është forca irracionale dhe themelore që nxit jetën dhe sjelljen e qenieve njerëzore. Ai e përshkroi vullnetin si një fuqi të pavetëdijshme dhe irracionale që dominon mbi mendimin dhe arsyen. Frojdi adoptoi një ide të ngjashme përmes konceptit të “Id”-it, që përfaqësonte forcat e pavetëdijshme dhe instinktet primitive si dëshirat seksuale dhe agresive. Për të dy, forcat irracionale nënndërgjegjësore (a të subkoshiencës, ndërdijes) kanë ndikim të fuqishëm në sjelljen njerëzore, dhe përpjekjet për të zbutur ose shtypur këto forca mund të çojnë në tension dhe shqetësime psikologjike.
– Ndikimi i Nietzsche-s mbi Frojdin është më delikat, por gjithsesi i rëndësishëm. Nietzsche shpesh fliste për forcën e vullnetit (siç e quajti “vullneti për fuqi”) dhe rolin e dëshirave irracionale në formimin e jetës njerëzore. Ndërsa Frojdi nuk e adoptoi drejtpërdrejt konceptin e “vullnetit për fuqi”, ai zhvilloi një koncept të ngjashëm përmes idesë së libidos si një energji që nxit sjelljen njerëzore dhe që është kryesisht irracionale. Gjithashtu, Nietzsche theksonte idenë se morali dhe shoqëria i shtypin instinktet natyrore të individit, një ide që rezonon me teoritë e Frojdit për Superego-në dhe mekanizmat mbrojtës që zhvillohen për të kontrolluar dhe devijuar impulset e “Id”-it. Nietzsche dhe Frojdi ndanin interesin për çlirimin e individit nga kufizimet shoqërore dhe morale që imponohen nga jashtë.
– Kierkegaard, ndonëse më pak i lidhur drejtpërdrejt me Frojdin, zhvilloi idenë e ankthit ekzistencial dhe të pavendosmërisë së individit përballë lirisë dhe zgjedhjeve të tij. Për Kierkegaard-in, ankthi ishte një përbërës natyral i qenies njerëzore që buron nga përballja me lirinë dhe përgjegjësinë. Frojdi adoptoi një qasje të ngjashme përmes teorisë së tij mbi ankthin si një rezultat i konfliktit midis impulseve të pavetëdijshme dhe mekanizmave mbrojtës të mendjes. Si Kierkegaard, Frojdi e pa ankthin si një forcë thelbësore në përvojën njerëzore, edhe pse ai e lidhte atë më shumë me tensionin midis instinkteve biologjike dhe kërkesave shoqërore.
Këta mendimtarë ndikuan në mënyrën se si Frojdi e shihte pavetëdijen dhe sjelljen irracionale të individit, duke formuar bazën e teorisë së tij të psikoanalizës.
E, pra, rryma filozofike e irracioalizmit ka ekzistuar dhe janë të pranishme edhe sot.
3. Ka intelektualë të shquar ateistë, si filozofi E. Fromm-i, që ka kritika ndaj religjionit, por që shkruajnë me shumë respekt për figura kishtare, për artin, letërsinë apo autorët e civilizimin e krishterë etj. etj.
(Shënim: këtë shkrim, i cili padashtas u zgjerua, e bëra thjesht për ju se çfarë qëndrimi kam; nuk e bëra për publikim).
Sh’net!
Dhe kur shkruan Prendi, shkruan gjatë dhe bllokon edhe mundësinë për t’i kthyer përgjigje, por unë po ia kthej përgjigjen këtu, me shperesë se do e lexojë edhe sqarimin tim:
Arben Çokaj: Para disa vjetëve gjatë diskutimeve në Facebook me ju Prend, ju thatë ndër tjera, se “Frojdi është irracional” dhe nuk treguat ndonjë respekt për të, për të mos thënë, e injoruat disi atë. E kjo më bëri jo pak përshtypje. Se një intelektual, njeri i ditur dhe i lexuar e studiues si ti, të shprehesh oër Frojdin ashtu, tregon se nuk e njeh Frojdin fare. Se po ta njohësh, nuk mund ta thuash atë. Ose ke një botkuptim tjetër për termat racional dhe irracional.
Sa i përket besimit, jeni ju apo jo besimtar, nuk e di, por kur thatë ashtu, unë nënkuptova se ju nuk e keni qejf Frojdin, se beson, e Frojdi e ka goditur fenë keq, edhe pse është hebre e besimi monoteist është krijuar prej tyre. Pra, niveli intelektual dhe konsistenca e Frojdit është aq e lartë, sa ai thotë të vërtetën edhe kur kjo nuk i intereson popullit të tij. Dhe tipar i një intelektusli është edhe qasja ndaj të vërtetës.
Përcaktimi i një mendimi racional:”I referohet aftësisë për të menduar me arsye. Ai përfshin aftësinë për të nxjerrë përfundime të arsyeshme nga faktet, logjika dhe të dhënat. Me fjalë të thjeshta, nëse mendimet tuaja bazohen në fakte dhe jo në emocione, quhet të menduarit racional.”
Përcaktimi i një mendimi irracional: “Mendimet irracionale janë modele të të menduarit që janë të palogjikshme, të cilat shtrembërojnë realitetin dhe ju pengojnë të mendoni në mënyrë racionale. Mund të çojë në emocione jo të shëndetshme dhe sjellje vetëshkatërru-ese. Këto janë shpesh joreale, por mund të kenë një efekt të rëndësishëm në emocionet dhe sjelljet e njeriut.”
Tani t’i thuash Frojdit irracional, dmth. ai rrethohet nga mendime të tipit të dytë. Kush e ka lexuar e kuptuar Frojdin, si unë, nuk e vë në dyshim se Frojdi bazohet mbi fakte dhe argumente të arsyeshme e tepër racionale, për të mos thënë se ka qenë një ndër mendjet më të zgjuara dhe më racionale në planet, dhe bie dakord me të për përfundimet që ai analizon dhe nxjerrë. Po të mos ishte në kohën e tij kështu, nuk do i shkruante letër Ajnshtajni e ta pyeste: Profesor, pse luftë?! Dhe Frojdi iu përgjigj. Letërkëmbimin e tyre e kam përkthyer edhe në shqip dhe e gjen te Vepra e plotë e Frojdit në shqip – të përkthyer nga unë, me mbi 700 faqe. Nëse e do librin, ta dërgoj falas dhe mund ta lexosh, që të kuptosh, se kjo që po të them unë është e vërtetë.
Se kush e mban portalin Fjala e Lirë, nuk është fort e vështirë për ta gjetur:
Një tjetër intelektual shqiptar, që thotë se vepra e Frojdit ka rënë, është Naser Aliu – alias Lis Bukuroca. Normalisht se ne kemi vlerësimet tona subjektive, por disa gjëra që janë të qarta nuk duhen mohuar. Duke parë se në duiskursin publik shqiptar mungon disi mendimi i zgjuar e analitik racional, vendosa ta përkthej Frojdin në shqip – fillimisht në PDF, në mënyrë që njerëzit ta lexojnë shqip, se ju e keni lexuar në kroatisht e nuk e keni kuptuar e Naseri e ka lexuar frëngjisht dhe nuk e ka kuptuar, sipas mendimit e vlerësimit tim.
Tani nga ajo që ju thatë më sipër, unë kuptova se ju si letrar e keni ngatëruar Frojdin dhe Frommin me filozofët, Nietsche, Schopenhauer e deri me ekzistencialistin Kirkegaard, etj. Natyrisht se Frojdi në vepën e tij ka marrë parasysh edhe ato që janë thënë nga tjerët para tij, dhe i referohet edhe Gëtes, por ai më shumë ka bërë analizën e psikikës së shoqërisë nerëzore, që nga lashtësia deri në ditët kur ai jetoi. Normalisht se konceptet që ju keni për Frojdin, nuk e di ku i keni bazuar, se ju thoni se duhen bazuar mbi fakte, por ato nuk qëndrojnë aspak.
Ju nuk po e mohoni faktin se pohimi im, se ju keni thënë se Frojdi është irracional, është i vërtetë. E nga cila bazë atëherë ju po e sulmoni Frojdin për irracional? Nga pikëpamjet fetare, apo nga mosnjohja që ju keni ndaj tij?
Pavarësisht se cila është arsyeja, unë po vijoj me sqarimin tim. Te Studime mbi Histerinë, që është pjesa e parë e punës së Frojdit, ai dhe Brojeri sqarojnë se si histeria prek psikikën e një individi dhe çon deri në paralizë e mosfunksionim të organeve të tij. S’ka referencë filozofike këtu. Dhe trajtimi është bazuar mbi metodën psiko-analitike të Frojdit. Te libri tjetër i tij, i përkthyer nga unë, Totemi dhe Tabuja, Frojdi bën një historik të ardhjes së njeriut nga bota totemiste, jeta në fise me një kryetar fisi, shoqëria para-fetare, te shoqëria fetare – feja monoteiste, e deri në ditët e sotme, dhe zhvillimi psikik i shoqërisë gjatë kësaj kohe, ku shoqëria tani e ka kuptuar se është vetëm, dhe e ka pranuar rolin e saj ashtu, mbi bazën shkencore, të fakteve e jo ndjenjave apo emocioneve.
Këtu Frojdi thotë se edhe kungimi te katolikët, ka bazë totemiste, pasi shoqëritë primitive që e kishin kafshën totem si zot, kur mblidheshin bashkë, e prisnin dhe e gatuanin kafshën totem dhe e hanin atë, dhe kështu u dukej atyre se lidheshin me zotin e tyre. Kështu bëjnë edhe katolikët ende sot, sipas Frojdit, hanë një biskotë e thonë se është ‘mishi/trupi i Krishtit’, pinë verë e thonë: ‘gjaku i Krishtit’, pikërisht veprim totemik.
Te libri i tretë në radhë, që kam përkthyer, Moisiu dhe monoteizmi, e më pas, E ardhmja e një iluzioni, Frojdi flet për historikun e fesë monoteiste dhe se si erdhi ajo në jetë. Dhe e quan fenë “neurozë obsesionale gjithënjerëzore“. Sipas Frojdit, dhe analizave që ai ka bërë me pacientë të ndryshëm, neurozat shuhen kur gjendet shkaku që i ka krijuar ato dhe pacienti flet me fjalët e tij për atë, që i ka ndodhur. Kështu, nisur nga ky koncept, ai mendon se me rritjen e dijes dhje vetrëdijes te njerëzit, edhe neurozat obsesionale shuhen një ditë, dmth. edhe feja do të zhduket një ditë, spas Frojdit, kur njerëzit ta kuptojnë se ajo është thjeshtë një iluzion. Unë e shoh se në Europën, që ti përmend më sipër, këto sugjerime të Frojdit jsnë bërë realitet, pasi feja ka ardhur duke humbur terren ndjeshëm, dhe shoqëria është më e lirë në raportet seksuale me njëri-tjetrin.
Tani ku e sheh ti ndikimin e atyre filozofëve te teoria e Frojdit mbi psiko-analizën? Ku e sheh ti irracionalitetin në veprën e tij? Apo se ai ka thënë që ndjenjat, emocionet dhe frikërat etj. janë të pavetëdijshme dhe ruhen në Idin e njerëzve, dhe ato duhet të kontrollohen nga Egoja e Superegoja? Se janë pikërisht këto që ruhen në pavetëdije, që manipulohen e përdoren nga feja! Frika e vdekjes – ndjenjë e pavetëdijshme.
Frojdi thotë për një person neurotik se ka dy tipare kryesore:
1. I sulmon të tjerët me një lumë akuzash të pavetëdijsjme, dhe pa bazë, dhe
2. Synon ta shmangë, ta zhvendosë një situatë të caktuar.
Në këtë kontekst, ku ju preku fjalia ime e cituar më lart? Te “besmtari”, që e futa me humor, për të treguar se ka jo-besimtarë dhe besimtarë, që nuk pajtohen me Frojdin?! A po e shikoni, se unë them të vërtetën? Nuk i shmangem asaj. I di gjërat me bazë e me fakte dhe analizën e Frojdit nuk e bëj me të dëgjuar, por duke u bazuar mbi veprën e tij. E kjo është racionale. Ndërsa besimi te iluzionet (te feja pra), është irracional, inkoherenet dhe ka ambitendencë, sipas Frojdit.
Është qesharake të pretendosh se Frojdi apo vepra e tij janë irracionale! Kjo më ka bërë përshtypje, dhe ju jeni ende në kohë për ta lexuar Frojdin në shqip, falas e ke, e për të bërë një shkrim – analizë për veprën e tij, nëse je në gjendja ta kuptosh atë si duhet.
Një mik i joni mbahet për studiues i arkivave austriake, dhe ne i rekomanduam librin e Gustave Le Bon, Psikologjia e racave dhe turmave. Fillioi t’i hapej goja nga leximi, iu duk i pakuptueshëm… :p Eh, thamë ne me vete, kur Le Bon i duket këtij i pakuptueshëm, po Frojdi?! :p Kështu që mos ma merr për të madhe, kur them “nëse e kupton”, se as ju deri tani nuk e keni kuptuar Frojdin…
Kam një nip, ka njohur një vajzë, erdhi nga Gjermania në Shqipëri, dhe nuk i bëri dy orë në shtëpi te familja e tij, por vraponte poshtë e lart me atë vajzën… A themi tani se Frojdi është irracional, pasi e dinte, se njeriu priret më shumë drejt instiktit seksual?! :p