Pa ty – Leo Nika

0
Leo Nika - Pa ty

Pa ty ndihem i pavlerë
I humbur si trëndafili pa erë
I braktisur i lënë në vetmi
Si një fyell i lënë pa melodi

Cep më cep të botës
Unë po të kërkoj
As edhe i vdekur unë s’të harroj
Për ty kam shumë mall
Oh kam shumë mall
Për ty po digjem
Si prushi në mangall

Ty po të kërkoj gjithë botën anembanë
Për ty fantazoj sikur të kam pranë
Ktheu shpirti im ku je arratisur
Shikoje zemrën time
Sa shumë është mërzitur

Kjo natë kaq e gjatë
Shumë po më çmënd
Dhe në bregun e detit
Shkruaj veç emrin tënd

Në asfaltin e lagur
Më shfaqet imazhi jot
Vetën s’e mbaj dot
Veç mbytem në lot

Ndjehem i lodhur
I këputur në bel
Tashmë as dielli më nuk del
Nuk e di përse vonon
Ndoshta për mua po vajton

E kam një pyetje për perendinë
Pse e shpike dashurinë
Shumë zemra po më dridhet
S’e perendia s’po më përgjigjet

Duke shkruar për dashurinë
E futa në siklet dhe perendinë
Por unë s’lodhem duke të kërkuar
Marrëzisht me ty jam i dashuruar

(Autori poezisë)
(Leo Nika)
(Datë 1 korrik 2025)

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.