Prej se u fitua liria me 1999, shfaqen shumë aktivist politik, analist, politikanë, dhe individë, çë ia atribuojnë meritat për liri organizatave të ndryshme politike në Kosovë dhe jasht Kosovës. Besoj se organizatat më të merituara për lirinë e Kosovës janë këto si vijon:
Organizatat legale QEFNK (Qerdhet E Fëmijëve Në Kosovë).
Organizatat legale SHFNK (Shkollat Fillore Në Kosovë).
Organizatat legale SHEMNK (Shkollat e Mesme në Kosovë).
Organizata legale UIPNK (Universiteti i Prishtinës Në Kosovë.
Organizata legale IANK (Instituti Albanologjik Në Kosovë).
Organizata legale SNK (Sportistët Në Kosovë).
Organizatat legale PNK(Puntorët Në Kosovë).
Organizatat legale BNK(Bujqit në Kosovë).
Organizatat rinore TE KURRIZI, TE QAFA, TE SANTEA.
Organizata patriotike KEP (KORZOJA E PRISHTINËS).
Dhe më e merituara pa asnjë dyshim është organizata super-patriotike SHQNINK (Shqiptarët Që Nuk Ikën Nga Kosova).
Këto organizata janë më të rëndësishmet që i ka pasë kombi SHQIPTAR në Kosovë gjatë e okupimit, që zgjati nga 10 Korriku 1945 deri me 12 Qershor 1999, kur AMERIKA & BRITANIA e çliruan Kosovën.
Kosovën e ruajtën, shpëtuan dhe e çliruan ata që kurrë nuk ikën nga Kosova, ata për të cilët intervenoi organizata fantastike NATO (AMERIKA & BRITANIA).
Masakra e Reqakut ndodhi në Reqak, e jo në Berlin.
Familjet Jashari, Deliu, Ahmeti, Berisha… u vranë në Kosovë, e jo në Skandinavi.
Mijëra femra u dhunuan në Kosovë e jo në BE.
Shkollat në shtëpia, u mbajtën në Kosovë jo në Heidelberg.
14 mijë Shqiptarë u vranë në ATËDHE, e jo në europën perendimore, e prej tyre 1800 fëmijë u vranë në MËMËDHE…në prezencë të nënave.
Në 1998-99 jetonin në malet e KS deri në 300 mijë Shqiptarë, e jo në BE, USA…
Kosovarët transportoheshin si kafshë me tren deri ne Bllacë, e jo në Banhoffa.
Masakrat u kryen në Krushë, Mejë, Gjakovë…. jo në mërgim.
Disa “aktivist politik” mahniten me këngën lajthitëse: ”Niset trimi për gurbet”! thua se migrantët shkuan në luftë me Zvicran e Gjerman …etj.
Kënga duhet quajtur:
“Mbeten trimi dhe trimnesha në vend të vet”… me u përball me armikun e vet”.
Në protesat 1968-1998 në Kosovë vriteshin Shqiptart, ndërsa në Europë, USA ska pasë dhunë ndaj “aktivistëve” protestues.
Besim Prishtina