(autor: Gandhi)
Qoftë nëse je i lodhur apo jo, o njeri,
mos pusho, mos u ndal në luftën tënde të vetmuar,
vazhdo përpara dhe mos pusho!
Do të ecësh nëpër shtigje të paqarta e të ndërlikuara
dhe vetëm disa jetë të trishta do të shpëtosh.
O njeri, mos e humb fenë, mos pusho!
Vetë jeta jote do të shterohet e do të venitet
dhe do të ketë rreziqe në rritje gjatë rrugës.
O njeri, duroje gjithë këtë, mos pusho!
Kalo përmbi vështirësitë
edhe kur të jenë më të larta se malet,
dhe edhe nëse përtej ka vetëm fusha të thata e të shkreta!
Bota do të errësohet dhe ti do të derdhësh dritën tënde
mbi të, dhe errësirat do të shpërndahen.
O njeri, edhe kur jeta jote të jetë në rrezik,
mos pusho!
Kërko pushim për të tjerët!
Përktheu: Nikolin Sh. Lëmezhi











