Vështrim
— Pamjet nga ditët e mëparshme, na bëjnë të qartë së Opozita dëshiron të tregohet e autoritetshme, në shenjë nënshtrimi të partisë fituese. Lumir Abdigjiku e tha një të vertetë të madhe, se “Se LDK nuk e voton asnjërin nga kandidatet”. Ky është duket edhe mendim i partive të tjera opozitare thënë më gojën e kryeut të LDK-se.
Skënder MULLIQI
Votën për kryekuvendar nuk e mori që shumë kohë, Albulena Haxhiu, dhe në seancën e fundit nuk e mori votën e shumicës as Donika Gervalla. Kërkuan opozita të hiqet nga lista Albulena Haxhiu, por as Donika nuk ishte e përshtashme për bllokun opozitarë. Pse shtrohet pyetja logjike? Sepse nuk është puna të zgjidhja e kryekuvendarit, por është të ajo së këta po dëshirojnë më marrë pushtetin, duke e apstrahuar votën e shumicës që u përcaktuan për LVV. Pamjet nga ditët e mëparshme, na bëjnë të qartë së Opozita dëshiron të tregohet e autoritetshme, në shënjë nënshtrimi të partisë fituese. Lumir Abdigjiku e tha një të vertetë të madhe, se “Se LDK nuk e voton asnjërin nga kandidatet”.
Ky është duket edhe mendim i partive të tjera opozitare thënë më gojën e kryeut të LDK-se. Këto skena politike në Kuvendin e Kosovës flasin për qëndrimin autoritar të opozitës, e cila nuk pajtohet që dikush tjetër të udhëheqë më shtet. Këta nga ambicia e tyre për pushtet apsolut kan kaluar në delirë politikë. Edhe kjo heshtje e ndërkombëtarëve nuk është e mirë dhe lënë përshtypjen së dikush nga ata po dëshirojnë të kthejnë në pushtet njerëzit të cilët nuk kan asnjë mundësi për të kundërshtuar marrveshjet e ngecurra në procesin e dialogut më Serbinë. Zaten të gjitha marrveshjet i nënshkruan ashtu siq deshti Serbia e Vuçiqit, e ndihmuar nga BE-ja, duke i shkaktuar dëme të mëdha Kosovës dhe të ardhmës të saj.
Ju falën Malit të Zi 8200 hektarë tokë më vijën e demarkacionit më këtë shtet. Paraprakisht ishte pranuar plani i decentralizmit të pushtetit local i cili solli Asociacionin famoz të komunave më shumicë serbe, të nënshkruar në Bruksel më kompetenca ekzekutive nga Thaqi dhe Mustafa në vitet 2013-15. Pastaj, Fusnota famoze e Edita Tahirit në përfaqësimet rajonale të Kosovës etj. Dhe, sigurishtë së kan dhënë premtime që kur e marrin pushtetin serish edhe do të implementojnë Asociacionin, që do të ishte një tjetër Republika Serpsa në zemer të Kosovës.Edhe diqka kur jemi këtu.
Ata po synojnë të kthejnë “Pendrekun politikë” mbi kundershtarët politikë dhe mbi masën nese është e nevojshme. E gjitthë kjo të bëhët më kostumin pushtetarë. Kjo është shprehje e një ideologjie të rrënjosur thellë në të gjitha sistemet. Çdo goditje e tillë politike në Kuvend është një sulm ndaj qytetërimit, më një minimum konsiderate dhe një gjuhe të përbashkët, qe e dërgon shoqërinë të rrëshqasë në dhunë të përhershme. Kjo është shëmbja e vetë themelit të jetës politike.
Është një tallje me lirinë dhe politikën, një shënim në vetëdijen kolektive, i cili nuk buron nga vullneti zgjedhor i qytetarëve. Kjo na kujton se mendimet tona nuk guxojnë të kalojnë kufijtë politikë që ata i përcëptojnë. Brutaliteti politikë nuk e konsolidon pushtetin, por e ekspozon atë. Kuvendarët na kan futur në hapësirën e brishtë midis demokracisë dhe tiranisë. Dhe, të pranosh një logjikë të tillë do të thotë të heqësh dorë nga politika, demokracia, liria dhe nga vendi ynë…
z. Skënder,
Populli duhet të ketë qëndrim por edhe vepprim aktiv, instnzivm kreativ, vigjilent dhe KRITIK ndaj pushtetit dhe orgnaeve të pushtetit.