6.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Shkurt 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Njerëzit e politikës dhe përulësia që po ju mungon!

Njerëzit e politikës dhe përulësia që po ju mungon!

0
Lumiri - Doarsa

Koment

Kështu publiku e gjenë veten në një rreth vicioz ku vëmendja e tyre shpesh dominohet nga të dobëtit dhe arrogantet, që veti i thonë politikan. Këta nuk e kan logjikën e të përulurit para publikut, duke e dërguar shoqërinë në dobësi kolektive. Kosovës nuk i duhet arroganca dhe monstruoziteti, por i duhet përulësia para qytetarëve. Ky virtyt mungon të politikanët, të cilët më shumë po interesohen për realizmin e interesave të tyre, duke shfrytëzuar postet e larta politike–pushtetare.

Skënder MULLIQI

Në vendët e zhvilluara top emisioni i lajmeve fillohet më diqka nga jeta, që të ne nuk preferohet fare. Në logjikën ballkanike dominon bota e politikës para problemeve reale të jetës. Kjo të ne është mellagomani sa e tepruar po aq edhe e quditshme. Sa më arrogantë të jenë politikanët, aq më të rëndësishem bëhën për mediat! Dhe, duhet të jetë e kundërta, sepse detyra e mediave dhe gazetarëve është të jenë në shërbim të së vërtetës, domëthënë të mbrojnë interesat e publikut. Mendjemadhësia dhe arroganca politike e ka dominuar hapësirën publike për 26 vite të shtegtimit në liri. Politikanët e dobët i ikin përgjegjesisë, që kërkon profesioni i politikës duke u marrë më gjera sporadike, të cilat nuk janë në interesin e qytetarëve.

Më mirë më thënë së më shumë kan punuar për vete, se sa për shtetin dhe mirëqenjën e qytetarëve për çka edhe gjenden aty. Një detyrë duhet të jetë në shërbim të vertetës, e jo të rrenave dhe manipulimeve, të cilat na shkaktuan dëme të mëdha shoqërore dhe politike. Sa më i dobët të jetë një politikan, aq më shumë bëhët i rendësishem për mediat. Këta më deklaratat e tyre të zbukuruara po përpiqën të bëhën njerëz të autoritetshem, e që në fakt nuk janë. Imazhi i një politikani apo analisti politikë dhe të tjerëve, krijohët më punë të ndershme, më punë që i avansojnë të gjitha proceset. Përditë po ndëgjojmë ne mediat elektronike retorika pa asnjë përmbajtje dhe për asnjë interes për publikun e gjerë.

Sa më të dobët të jenë politikanët dhe shumica prej tyre janë të dobët, aq më shumë këmbëngulin të jenë prezent në emisone të caktuara, se zatën edhe ata që i ftojnë në debate publike janë të dobët. Kështu publiku e gjenë veten në një rreth vicioz ku vëmendja e tyre shpesh dominohet nga të dobëtit dhe arrogantet, që veti i thonë politikan. Këta nuk e kan logjikën e të përulurit para publikut, duke e dërguar shoqërinë në dobësi kolektive. Kosovës nuk i duhet arroganca dhe monstruoziteti, por i duhet përulësia para qytetarëve. Ky virtyt mungon të politikanët, të cilët më shumë po interesohen për realizmin e interesave të tyre, duke shfrytëzuar postet e larta politike – pushtetare.

Mendojnë se veshja më garderoba të shtrejta i bënë burra në kuptimin e plotë të fjalës, dhe i bën edhe të menqur! Shumë prej tyre janë të shqetësuar për veten e tyre, se sa janë të shqetësuar për fatin e shtetit dhe të kombit. Nuk po mendojnë se nuk kanë dije, së mund të na fundosin në baltën e pa fund. Prandaj, është e nevojshme të rikthehet virtyti i përulësisë në politikë, sepse shumë po na mungon. Rruga drejt përulësisë është e vështirë, por nuk do t’i mohohet askujt që e kërkon vërtetë…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.