Njerëz si Sylejman Imer TURKAJ gjithmonë e kanë ngritur kombin tonë

0
Sylejman Imer Turkaj

Nga Ramiz TAFILAJ,

Është me pikëllim të madh të marr një lajm të tillë.
Familja humbi prindin, vëllanë dhe njeriun e dashur.
Fshati Dubravë humbi më të mirin e këtij fshati.
Bota e arsimit ka humbur një mësues të shkëlqyer të shkencave natyrore.

Kombi ynë shqiptar ka humbur një njeri të madh e të shkëlqyer. Njerëz si Sylejman Imer Turkaj gjithmonë e kanë ngritur kombin tonë.
Sylejmani do të jetojë në kujtimet e shumë nxënësve dhe studentëve që i ka përcjellë në shumë breza.
Pa dyshim të gjithë ata të cilët e kanë njoft Sylejmanin do ta kenë në kujtim.
Familjes dhe të gjithë miqve të shumtë të Sylejmanit, iu shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për humbjen e këtij kolosi të madh të brezave tanë.

Mua personalisht do të më mungojnë takimet me Sylejmanin. Do të më mungojë buzëqeshja e tij.
Unë isha i privilegjuar të isha mik i Sylejmanit. Sa herë që kam vizituar Kosovën kam vizituar Sylejmanin dhe djemtë e tij të mrekullueshëm.
Zoti e bekoftë shpirtin e tij. Zoti e bekoftë familjen e tij! Zoti e shpërbleftë Sylejmanin me parajsë!
Sinqerisht dhe shpirtërisht vdekja e Sylejmanit po më lendon, por e di që lulet i merr Zoti fillimisht e pastaj të tjerat.
Lamtumirë miku im dhe faleminderit për kujtimet e mrekullueshme që na ke dhuruar ndër vite!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.