NJË VLERËSIM LOGJIK, ME PËRAFËRSI

0
Edi Rama

Arben Çokaj

Çdo njeri ka defektet e tij, kështu edhe politikanët. Edhe Rama, pavarësisht aftësive, që nuk mund t’i mohohen dhe karakterit psikologjik, që ngjan me Triadën e errët, ka edhe defektet e tij. Qëllimi i tij nuk është ta bëjë e zhvillojë këtë vend, që ai drejton, pasi edhe kur i jepet rasti, ai nuk e shfrytëzon rastin, miqësinë e kontaktet që ka, për të zhvilluar vendin, se nuk i bën zemra, por i përdor për veten e pushtetin e tij. Gjthçka në shërbim të interesave e narcizmit të tij, të cilin e maskon me një farë modernizmi relaksues, me idenë se është artist e piktor kontemporan. Kamuflazh, gjoja po komunikon edhe me njerëzit. As u plasë fare.

Në një vit Rama ka në dorë një buxhet të madh, një GDP prej 8,5 miliardë Eurosh. Në 4 vjet i bie të administrojë rreth 34 miliardë Euro. Çfarë bëhn me to, ku i çon gjithë ato para?! Nuk është pare e vogël, por Rama i çon ato ku të dojë, e jo atje ku duhet. Bën ndere shumë me paret e shqiptarëve. Se po t’i çonte atje ku duhet, me siguri që do i rregullonte do punë më mirë, do i bënte do rruigë më të mira, më të lira e më shpejt, do i bënte do ujësjellësa më efektivë se ujë kemi boll, etj. etj. Por pas 35 vjetëve, ky popull është i dënuar të vuajë nga papërgjegjshmëria e këtyre karagjozave si Rama.

Nisur nga kjo mënyrë sjelljeje e tij me paratë publike, nga shpërdorimet e mëdha, të shkon mendja se Rama merr edhe një pjesë për vete, pasi ai s’e ka pasë kurrë qëndrimin e atij që nuk merr, ka marrë gjithmonë. Ndryshe i duket vetja budalla. I shpërdoron fondet publioke me të madhe, sa po të jeshë brenda e të kuptosh se çfarë bën, mbetesh pa frymë… mekesh.

Me siguri Rama pas 10 vjet kryetar bashkie në Tiranë e 12 vjet kryetar qeverie me fonde të mëdha në dorë, duhet t’ia ketë kaluar për pasuri edhe ideologut të tij shpirtëror, George Soros, i cili tani ka një pasuri rreth 7 miliardë dollarë. Llogarit gjithë këtë pasuri, një pjesë e fshehur, një pjesë në investime Real Estate, ndërtimi, etj. Dhe ju vazhdoni e shani Enverin… (?!)

Në 35 vjet, si Rama vjedhin të gjithë pushtetarët, dikush më shumë e dikush më pak, Rama është më i madhei, bëjnë prona të ndryshme, që nuk është se gjenerojnë efektivitet e fitime të mëdha me to, as nuk punësojnë njerëz. Janë në përgjithëski hajna që vazhdojnë të synojnë ose mbajnë pushtetin, nuk fitojnë me punë të ndershme e me investime, fitojnë përmes politikës, përmes fondeve punlike, të cilat janë padyshim punë të pabëra në këtë vend e për këtë popull. Fatkeqësi e madhe, që kemi këta zvarrannikë pa tru, që na drejtojnë.

Pra, realisht, abuzohet në masë me pasuritë e këtij vendi, deri në dhimbje kokë, por kjo kllasë politike nuk ka karakter, nuk ka dije e nuk ka synim ta bëjë e zgvillojë këtë vend.  Është depresuve! Më duken se të gjithë kanë tru primitiv, i ngjajnë zhapikut, zvarranikëve. Dhe problemi më i madh është se të gjithë synojnë më shumë për të vjedhë se sa për të punuar për vendin, derisa një ditë do të shkojmë edhe më keq, se një vend i korruptuar deri në palcë si vendi ynë, ngjan me Ukrainën, është më shumë i priruer drejt tragjedive, se sa drejt suksesit.

Por këta njerëz nuk kanë mend, për t’i përdorur ato.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.