“Është njohës i gjuhës së vjetër latine, i gjuhës së vjetër greke, i gjuhës italiane, gjermane, frenge, angleze dhe i gjuhëve sllave që fliten në Ballkan. Mons. prof. dr. Lush Gjergji është njëri nga intelektualët tonë me të mirënjohur në të gjitha viset shqiptare, dhe në diasporë. Deri më tash ka kontribuar në disa fusha të jetës e të dijës. Përveç që është çmuar në misionin meshtarak, për të cilën edhe është shkolluar, aktiviteti i tij ka qene i dalluar sidomos në misionin humanitar e fisnik, në pajtimin e gjaqeve, e atë të peshës së fjalës së gjallë, që e bëri të dalluar me aftësitë oratoriale e njerëzore, e cila i prek majat e ndërgjegjës së njerëzimit. Po ashtu ai është edhe një shkrimtar dhe publicist i miënjohur. Deri me tani ka botuar 60 libra shumica prej të cilave janë përkthyer në më se 35 gjuhë të botës”. – Valentin Lumaj, studiues, Detroit, Michigan
“Çdo herë kur kam rast t’a kujtoj atë rrënqethem, emocionohem, sepse për mua dr. Rugova është i gjallë. Unë me Rugovën komunikoj vazhdimisht për çdo ditë, nëpërmes besimit, se njeriu jeton në amshin, nëpërmes uratës, e sidomos nëpërmes Zotit, se në Zotin, centralen tonë të mbarë jetës ne komunikojmë me të gjallët që i kemi larg e nuk i kemi përditë afër vetës, por edhe me ata që kanë kaluar në amshim dhe të cilët lusin dhe ndërmjetësojnë te Zoti për ne. Veprat e Ibrahim Rugovës e Nënës Terezë janë frymëzim për veprën e tij ndaj Zotit dhe popullit të tij. Figura dhe vepra e dr. Ibrahim Rugovës për mua kanë qenë dhe mbesin një frymëzim dhe një mundësi që në jetën time, të mundohem në stilin e Nënës Terezës gjëra të vogla me dashuri të madhe, të bëjë edhe unë diçka për Zotin dhe për popullin tim”. – Imzot dr. Lush Gjergji, Kosovë
“Dr. dom Lush Gjergji, emër që gjatë këtyre dy dekadave të fundit i dha sharm krijimtarisë kulturore e fetare, u gjend gjithandej, ku e kërkoi vullneti i mirë njerezor, për paqe, afri e unitet nacional, gjithnjë duke gjetur dhe shtigje të afrimit në botë të asaj që është krenari nacionale…” – Ibrahim Kadriu
Klajd Kapinova
Portreti i një njeriu që e njeh e gjithë bota
dhe kapelani i ri i papa Françekut I
Vepra e deritanishme e mons. prof. dr. Lush Gjergjit, është në përputhje të plotë me jetën e me formimin e tij solid shpirtëror, kulturor dhe nacional.
Të konturosh hap pas hapi portretin e imzot prof. dr. Lush Gjergjit, këtë emër krijues që e njeh gjithë bota intelektuale e niveleve cilësore evropiane, është paksa e vështirë, mbasi mungonin të dhënat biografike.
Kjo për faktin, se intelektuali ynë i shquar erudit dhe shumë dimensional ishte dhe është modest dhe si një enciklopedi e gjallë që ecën me dy këmbë nëpër arkiva dhe librari.
Ai është vazhdimisht një njeri i thjeshte modest dhe largpamës, fjalë pak dhe punë shumë si një ndër shkrimtarëy më prodhimtarë të kohës sonë në trojet etnike shqiptare dhe jashtë saj.
Atë e gjen gjithnjë pranë librave dhe mes librave, në auditore dhe libraritë e vendeve të ndryshme të Europës si një hulumtues shumë serioz, në kërkim të burimeve të reja, dokumenteve dhe arkivave, rrugëve dhe shtigjeve të pashkelura të historisë dhe kulturës kombëtare shqiptare dhe asaj ndërkombëtare.
Kjo vjen për faktin, se ai është një poliglot, dhe shumë i ngritur kulturisht, pra zotërues i shumë gjuhëve të huaja, të cilat i ka përdorur me efektivitet të lartë, për të botuar veprat e tij letrare, historike dhe shkencore njëherazi.
Kësisoj, një pyetje e thjeshtë më lind fare normalisht: Cila është biografia e pasur dhe e larmishme e këtij përsonaliteti të kulturës dhe botës së letrave shqipe dhe ndërkombëtare?
Nga sa kam mundur të shfletoj dhe hulumtoj me kujdes 32 vëllimet e botuara, si vlera origjinale në llojin e vet, prej mendjes dhe dorës së palodhur të prelatit prof. dr. Lush Gjergjit, del se është e vështirë të mësosh një Curriculum Vitae, që çdo ditë zgjerohet me informacione dhe aktivitete të larmishme intelektuale, shkrimore dhe studimore të reja.
Mirëpo, një proverb i lashtë afrikan thotë: “Po e pate qëllimin rrugën e gjen!”. Dhe në këtë mënyrë, bota është tepër e vogël për një individ, që synon të arrij realizimin sa më mirë dhe saktë të zbardhjes së jetës dhe aktivitetit të pasur intelektual të personazhit të tij, qe ka marrë përsipër të realizoj përmes misionit hulumtues dhe studimor me përkushtim.
Përballë kësaj, secili lidhet me një farë mënyre me obligimin shoqëror, duke shprehur gatishmërinë e vet, e cila ndalë e ngadalë ndërgjegjësohet dhe i dashuruar pas veprës dhe misionit të tij të begatë, mbart aspiratën njerëzore, për të qenë diçka për të dhe për bashkësinë, ku çliron vlera cilësore të dobishme.
Intelektuali me shpirt përherë të ri e si pa e kuptuar, bën edhe kryen një veprim, që kalon vargojtë e kufijve të meskinitetit, hidhet përtej gardhit të rutinës, nuk do të vegjetojë, por kërkon të jetë plot energji, tek kryen një veprim fisnik të pasurimit të panteonit të kulturës nacionale, që zë vend e lë gjurmë në kujtesën e brezave bashkëkohorë, e prandaj merr, ose do të marrë falënderimet që meriton.
Çdo ditëlindje e mons. dr. Lush Gjergjit, është një ditë falënderimi Zotit, për dhuratën e një meshtari të veçantë për mons. prof. dr. Lush Gjergji, i cili me veprimtarinë e tij meshtarake dëshmoi Ungjillin e Krishtit dhe përhapi vlerat e vëllazërimit e të pajtimit.
Mons. prof. dr. Lush Gjergjit çdo ditëlindje përkujtohet me nderim dhe repspekt përmes një akademie solemne që mbahet rregullisht në qendrën “Bogdanipolis”, brenda objektit të katedralës shën Nënë Tereza në Prishtinë, në kuadër të kremtimit të përvjetoreve të lindjes së ketij meshtari e njeriu të fesë e kulturës.[1]
Dora-dorës, ne kemi tashmë portetin e shquar te një krijuesi të palodhur të vlerave të pastra nacionale dhe fetare (Fe e Atdhe), që një jetë të tërë ia kushtoi njeriut dhe Zotit në planin shpirtëror.
Por njeriu, duke kërkuar e hulumtuar vazhdimisht, me shpresën e madhe arrinë të gjejë, falë angazhimit të vendosur, atë që ka si objektiv, pikërisht ndërtimin hap pas hapi të skalitjes sikurse skuptori me durim të portretit (skulpturës) të spikatur të bariut-studiues dhe shkrimtar, ndërthurur me potencialin intelektual të fuqishëm të bashkatdhetarit tonë modest imzot prof. dr. Lush Gjergjit, që gjithë jetën po ia kushton trinomit të pandashëm udhëheqës “Fe-Atdhe-Përparim” me krye e pendë.
Dhe jo pa qëllim, kjo ndërmarrje e re, por për t’u afruar shqiptarëve të kudondodhur dhe lexuesit në tërësi, këtë frymë aktive krijuese, atë që njihet si seriozitet në punën intelektuale njëherazi në disa gjuhë të botës, si për vëllimin që ka ofruar pas çdo botimi e ribotimi, po ashtu edhe për shtrirjen e madhe gjeografike të tyre.
Si përsonalitet, ai paraqitet si një bibliotekë e re, e formuar nga dora e mendja produktive, në lëmin shoqëror dhe kulturës amëtare, përmes dijeve solide tradicionale dhe ato të avancuara, që buruan nga asimilimi i rrymave dhe i kulturës progresiste bashkëkohore kombëtare dhe botërore.
Kush është portreti i pasur me vepra jetësore dhe shkrimor i intelektualit bashkëkohor imzot prof. dr. Lush Gjergji?
Kur e sheh dhe bashkëbisedon ngrohtësisht me të, çlirohesh nga emocionet, që pushtojnë bisedën, falë ngrohtësisë, thjeshtësisë, butësisë, frymës së pastër të sinqeritetit, që e shoqëron këtë meshtar karizmatik, të pushton dëshira për t’a zgjatur bisedën, pavarësiht nga objektivi që i ke vënë vetës.
Ai, si shumë modest nuk dëshiron që të flasë për vetën e tij, mbasi para meje gjendet biblioteka e gjallë e pasur plot libra, me të cilat ai është i lidhur ngushtësisht.
Por, besimtarët e shumtë dhe intelektualët bashkëpunëtorë të klerikut tonë, të flasin me admirim dhe krenari për intelektualin, burimet e të cilëve, më bënë të përkushtoj këtë punim modest mirënjohje e respekti të thellë, për margaritarin e spikatur zëmadh të kulturës fetare dhe nacionale njëkohsisht.
Prelati ynë prof. dr. Lush Gjergji, prift katolik shqiptar i Ipeshkvisë Shkup-Prizren, ka lindur më 21 mars 1949 në Stubëll të Epërme të Karadakut, komuna e Vitisë (Kosovë).
Sikurse mësojmë nga hulumtimet del se familja Gjergji, ishte një shtëpi e përshpirtshme dhe e afërt me kishën e shën Gjergjit. Që i vogël hapat e parë të thirrjes meshtarake i mori nëpërmjet uratës familjare dhe shërbimit të vazhdueshëm në kishë.
Kudo që ka shërbye ka lënë kujtime të mira, gjurmë të pashlyeshme në shpirtin dhe zemrat e besimtarëve, duke u dalluar si njeri i Zotit, uratës dhe meditimit, përshpirtërisë, kishës katolike dhe popullit tonë.
Nga kjo familje shqiptare dardane me tradita, doke dhe zakone të hershme etnike shqiptare, të imzot prof. dr. Lush Gjergjit, kanë dalë disa klerikë katolikë, si: vëllai i tij dy herë së pari nga gjaku familjar dhe së dyti si vëllai në Krishtin meshtarin e devotshëm dhe të palodhur don Ndue Gjergjin.
Po nga ky fis me emër shumë të mirë në të gjithë zonën, është edhe hulumtuesi i mirënjohur e i palodhur i historisë kishtare dhe kombëtare shqiptare, hulumtuesi i disa bibliotekave europiane don dr. Gjergj Gjergji (1948-2016), të cilin kam fatur fatin dhe nderin t’a njoh nga afër në qytetin e Shkodrës.[2]
Lushi i vogël, zuri të dallohej në mes shokëve bashkëmoshatarë për urtësi, bujari, zgjuarësi e devotshmëri tradicionale fetare të trashëguar brez nga brezi nga fisi dhe familja e tij.
Shkolla dhe librat ishin pjesë e pandashme e jetës së tij. Ai katër vitet e para të shkollës fillore i mori në vendlindje.
Nga burimet historike dhe nga ata që e kanë njohur dhe e njohin edhe sot, mësojmë se ai ishte ndër nxënësit më të dalluar e të dashur me të gjithë që e rrethonin.
Asokohe ai spikati për zgjuarësi, dhe vazhdimisht mësonte mirë e me rregull, ndonëse në shtëpi nuk kishte kushte të përshtatshme ekonomike, mbasi gjendja ekonomike e zonës dhe e gjithë Dardanisë nën pushtimin e egër të kolonizatorëve serb ishte shumë e vështirë.
Lushi asokohe studionte mbi një sofër druri karakteristike, që i shërbente si një tryezë për të përgatitur mësimet dhe më pas po aty pjesëtarët e familjes së tij mikëpritëse shtronin sofrën me bukë, krypë e zemër, sipas zakonit tradicional për miqtë e shumtë.
Së bashku me të vëllanë dyfish: në familje e në Krishtin, të devotshmin dhe të nderuarin don Ndue Gjergjin (famullitar në kishën Zoja Pajtimtare (Shqiptare) në Beverly Hills në Detroit të Michigan në SHBA), mësonin dhe bënin detyrat e përditshme, për të nesërmen në shkollë.
Ende i vogël, duke medituar dhe shkuar shpesh pranë kishës, binte në sy të tjerëve devocioni i thellë që ai kishte për të Lumin Jezu Krisht.
Por, mbi të gjitha, në shpirtin e vogël të Lushit, dhe në vitet e adolishencës, do të mbetën të pashlyera gjurmët dhe shembujt e lartë që jepnin meshtarët e kësaj treve pjellore, bijë martirë të Kosovës, përherë kreshnike në historinë e lavdishme të nacionit shqiptar.
Ngjarja shpirtërore e gëzim i brendshëm, lumturoi Lushin e vogël, thirrja e Zotit, për t’a pasur pranë si shërbestar besnik, duke e pranuar në gjirin e meshtarëve, që i përkushtoheshin ndër shekuj Zotit, njeriut dhe vendit, ku ato kryenin me përkushitm misionin e dashur baritor të popullit martir shqiptar.
Mirëpo Stubulla e Eperme, ndër shekuj ka histori të larmishme me ngjarje të vazhdueshme, që fatmirësisht ruhen thellë në kujtesën e historisë nacionale dhe fetare të këtyre trevave, ku, kulmojnë ndër të tjera edhe martirët dardan, që e falën jetën e tyre, në shërbim të krishtërimit (mbi të cilët sot ekzistojnë edhe libra studimorë, të realizuar nga autorë shqiptarë, në formë monografie me fakte e të dhëna të pasura me ndodhitë e historisë).
Këtu ruhen me dashuri, ende si jehonë pozitive të shekujve që kanë kaluar afresket e kishës plot kolorit të gjallë, që shfaqen hijshëm nëpër faqet e murale të objektit të kultit, të cilat, me stoicizëm i kanë rezistuar erërave të furishme të historisë, që ka përjetuar herë pas here kisha katolike martire shqiptare.
Këtu meshtari i ardhshëm lutej dhe vetëm lutej, për vete dhe të tjerët. Ai, do të kujtoj me mall ceremoninë e bukur të krezmimit të tij. Përsëri vitin e pestë, vocrraku që hidhte shtat, do të vijojë çdo ditë shkollën e Vitisë. Ndërsa tre vjetët e fundit nga klasa e pestë deri në të tetë i ndjek në shkollën e fshatit Zheger.
I riu, vijon studimet në gjimnazin klasik në Dubrovnik, ku vitin e parë gjendet si student në degën e Filozofisë, pranë qytetit të Splitit, kurse vitet e tjera të filozofisë, niset për t’i ndjekur në Romë (Itali), ku më pas mbron magjistraturën me temë: “Pavdekshmëria e shpirtit në Plotinon”, në vitin 1970.
I etur për të zgjeruar dhe thelluar dijet, me të cilat nuk kënaqëj asnjëherë, përsëri në Itali, vijon studimet e arrin të marrë diplomën e teologjisë, pranë Universitetit Papnor të Urbanias ose siç njihet ndryshe si Propaganda Fide në Romë.
Hapësirat e reja kulturore për këtë meshtar ende të ri, nuk do të njohin asnjëherë kufi. Paralelisht me studimet e larta universitare adhuruese të Filozofisë dhe Teologjisë, ka bërë pronë të tij asimilimin e plotë të studimeve universitare dhe pasuniversitare në Insitutin e Psikologjisë në Universitetin Shtetëror “La Sapienza” të Romës, ku edhe ka doktoruar në vitin 1975, duke mbrojtur me pikë masimale temën e disertacionit shkencorë, me titull sinjifikativ: “Gruaja shqiptare”.
Studiuesi bashkëkohorë shqiptaro-amerikanë Valentin Lumaj, ndër të tjera shkruan: “Qysh mbas shugurimit mons. dr. Lush Gjergji, ka shërbyer pa ndërprerje në Kosovë, pikërisht në Ferizaj, në Binçë, në Prizren dhe sot është Vikar i Përgjithshëm i Ipeshkvisë së Kosovës, dhe shërben në katedralen e re kushtuar shën Nënë Terezës në Prishtine.”[3]
Sipas vlerësuesve profesorë laikë dhe klerikë të famshëm në Itali, që kanë asistuar në këtë eveniment shkencor, theksohet, se punimi i autorit shqiptar Gjergji, shquhet apo spikat për një trajtim shumë korrekt dhe serioz, të pasur me argumente, dhe rrjeshmëri logjike, shoqëruar me burime të larmishme dhe të shumta shkencore të botës shqiptare dhe botërore, në fushën specifike të psikologjisë shoqërore.
Prof. dr. Gjergji, ka preferuar të rrokë temën e ndieshme të një forcë të shoqërisë shqiptare: “Roli i femrës shqiptare në familje dhe shoqëri”, të cilin nënshkruesi e botoi dhe ribotoi si vepër te veçantë për lexuesit shqiptarë. Shtypi i kohës, i ka kushtuar një kujdes të veçantë në shumë rrafshe.
Në veçanti shquhet një artikull vlerësues, konceptuar me kulturë nga studiuesi i letërsisë shqipe prof. Isak Ahmeti, ku midis të tjerave e ka cilësuar këtë vepër, si një “… hap i guximshëm prometik në lëmin përkatës”[4]
Sapo e hap për të shfletuar, në hyrje të veprës së vet, sa të thellë në analizën e shumanshme shkencore, aq dhe aktuale, për pjesën e rëndësishme të komunitetit shqiptar sot.
Këtu bie në sy ndërthurja, zbërthimi me hollësi e maturi dinjitoze i analizave, që u ka kushtuar temave.
Lënda e parë e materialit faktik, ka të bëjë me gruan shqiptare, në të drejtat zakonore të Lekë Dukagjinit, me gruan shqiptare në tërësi etj.
Për me tej autori, thotë: “Nënës time, përsonifikimit të dashurisë, të mirësisë, të vuajtjeve, të duresës, të qëndresës dhe të urtësisë, asaj e cila më rriti dhe me plot dashuri, gëzim dhe hare në shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje!”
Më 1975, mbasi përfundon me sukses doktoraturën, kthehet në Kosovë, duke mbartur me vete një kulturë të shëndoshë, i paisur me cilësi të lartë morale, fetare, shoqërore e patriotike.
Ai bëhet një përkushtues deri në ditët tona i interesave të larta të devocionit të fesë dhe të nacionit shqiptar.
Studiuesi i shquar, është njohur sot, jo vetëm si prift i thjeshtë (në një ndër zonat më të vështira të Kosovës, ç’ka të kujton shën Jeronimin dhe mons. Simon Filipaj-n, që përkthyen Biblën i pari në latinisht dhe i dyti në shqip në kushte shumë të vështira, duke mbetur të pavdekshëm për botën dhe shqiptarët, shënimi im K.K.), por mbi të gjitha si një njeri me botë të madhe njerëzore, duke vënë të gjithë talentin e tij intelektual dhe njerëzor, vetëm për të mirën e popullit e vendit të tij.
Me erudicion, më përpara dhe tashti, diti me mjeshtëri, të ndërthurë e kanalizojë interesat nacionale, shoqërore të popullit tonë, me nevojat e brendshme shpirtërore të tij.
Edhe në ditët tona shpesh porositë, se: “Në mënyrë graduale duhet të vijë ripërtritja e qëndrushme ose rindërtimi i shpirtit të njeriut veçanërisht për Shqipërinë, duke e shëruar nga plagët e thella, të shkaktuar nga konflikti me sietmin dogmatik ateist, i cili për pasojë solli edhe rënien e kulturës.
Në këtë kontekst të nevojës imediate, njeriu duhet të ripërtërihet, duke rifituar drejtimin ndaj vlerave më të larta të jetës shpirtërore, ku inkuadrohen në unitet: feja, shpresa dhe dashuria.
Në këtë mënyrë, mund të rimarrim jetë dhe lulëzim, të ripërtërihen në gjerësi dhe thellësi tërësia e strukturave të shoqërisë dhe qytetërimit.
Në qoftëse duam të krijojmë njeriun e vetëdijshëm, si njëri të vërtetë brenda komunitetit të krishterë, domethënë njeriun e krijuar, sipas shëmbëllimit dhe ngjashmërisë së Perëndisë, duhet edhe në këtë rast t’i përshtaten strukturat e mendimit të njeriut, në të cilin rregullat e drejtësisë po fuqizohen dhe plotësohen nga dashuria, në fushën e marrëdhenieve njerëzore, të karakterizuara nga bashkësia dhe solidariteti…”
Vala e rëndë e keqtrajtimeve, që përfshiu Kosovën, si pasojë e pushtimit të gjatë nga kolonizatorët serbë, bëri që imzot prof. dr. Lush Gjergji të gjendet më pranë halleve e shqetësimeve të përditshme të grigjës së vet, duke qenë një bari model i populli besimtar, që si dele e urtë e ndiqte nga pas, për t’iu gjendur në këto çaste të vështira, që po kalonin çdo ditë.
Prelati ynë shquhet, për një aktivitet të ngjeshur si shkrimtar dhe studiues edhe në poret e tjera të jetës në Kosovë, ku angazhimi aktiv shoqëror dhe atdhetar zinin peshë të dukshme.
I palodhur u gjend në të gjitha tubimet, ku printe flamuri nacional, duke i paraprirë misionit fisnik për pajtimin e gjaqeve, përkrah intelektualit të shquar profesorit të nderuar dhe zëmadh Anton Çettës.[5]
Aksioma udhëheqëse e këtij akti sublim mbarëpopullor, për rëndësinë që po merrte për imzot prof. dr. Lush Gjergjin ishte e shkruar në ndërgjegjën e zemrës së tij: “Ne më parë duhet të shërojmë plagët tona, pastaj t’i kthemi vetvetes”.
Në ato çaste, kur gjakmarrja përmes normave kanunore të maleve ishte kthyer në një plagë dhe epidemi, u gjend me Kryqin në dorë dhe Biblën si fitimtare tash 2000 vjet, meshtari i matur e i urtë, humanisti brilant në realizimin me sukses të misioneve të pajtimit (të cilat nuk ishin të lehta asokohe) u gjend vazhdimisht bariu ynë shpirtëror mons. prof. dr. Lush Gjergji.
Këtu, më tepër se kurrë, u pa karakteri i vërtetë i shqiptarit, ku, mbi të gjitha dominoi logjika e shëndoshë humane njerëzore, me vullnetin e vetë popullit fisnik, me një shpirt të gjërë që di të falë, u realizuan shumë pajtime midis kuvendeve apo odave të famshme të burrave, duke u dhënë normalitet dhe jëtë të gjatë foshnjave të reja, që nuk do të kërcënohen më nga armët vrastare për gjakmarrje.
Viti 1990, shënoi një ngjarje të rëndësishme për popullin shqiptar në Kosovë, ku, merr jetë themelimi i Shoqatës Humanitare me emërimin e një shenjtoreje, me emrin “Nënë Tereza”, në krye të së cilës u zgjodh si kryetar imzot prof. dr. Lush Gjergji, që në vitet më të rënda mbajti gjallë me bukë, veshmbathje dhe me ilaçe popullin e Kosovës.
Imzot Lushi, njihet edhe si bashkëpunëtor i ngushtë i ipeshkvijve, së pari imzot Nikë Prelës, imzot Mark Sopit dhe imzot Dodë Gjergjit. “Në 70-vjetorin e lindjes së dom Lush Gjergjit, falënderojmë Zotin, për të gjitha dhuratat e të mirat që na ka falur gjatë kësaj kohe, e një nga këto dhurata është edhe mons. Lush Gjergji, i cili me veprimtarinë e tij madhore dëshmoi Krishtin e kultivoi vëllazërimin në trevat tona”, shkruan Imzot Dodë Gjergji, Ipeshkv i Kosovës sot.
Të përbashkëtat midis dy liderve atdhetare Presidentit prof. dr. Ibrahim Rugova dhe biografit të shquar të Nënë Terezës imzot prof. dr. Lush Gjergji
Sa më shumë që hulumtues qëllimmirë hy në brendësi të jetës dhe veprës, njohjes, përshkrimeve dhe analizave të dy figurave të shquar të kombit tonë, sheh se filozofia dhe paqja sipas prof. dr. Ibrahim Rugovës dhe imzot prof. dr. Lush Gjergjit, gjenden tek ligjeratat e përditshme publike, fjalët me sencë dhe qëllime paqësore, shkrime, ide, politika paqësore si një risi dhe befasi gati për të gjithë, shqiptarët dhe ndërkombëtarët, sipas parimeve të pararendësve shembullorë, që bënë historinë kulminante të njerëzimit ndër vite dhe shekuj, si: Gandhit, të Martin Luther King-ut Jr., deri diku Havelit, “…apo sikurse thoshte dr. Ibrahim Rugova, ishte strategjia jonë “tereziane”, duke u referuar dhe frymëzuar në jetën dhe veprën e Nënës Tereze Bojaxhiu. Këtë përcaktim e shpjegonte kështu: edhe jemi të detyruar, sepse nuk kemi as ushtri, as polici, as armë, dhe ndoshta kjo atë herë ishte edhe fatbardhësia jonë/vrejtja ime/, por edhe duam, sepse nuk besojmë në fitoren e luftës dhe të armëve, dhe ajo do ta përgjysmonte dhe pakësonte popullatën tonë, ndëra ne dëshirojmë ta mbrojmë çdo jetë dhe çdo njeri…”[6]
Personazhet mbarëbotërore Rugova dhe Gjergji, janë studjues dhe krijues burimor sasior dhe cilësor, njohës të thellë dhe gjerë të traditës amtare dhe kulturës sonë të pasur dhe të lashtë, analistë brilantë ku secili në fushën e vet studimore shkëlqen me aftësi të rralla trajtimi dhe shkoqitëse, duke ofruar njohuri të sakta, stil elegant, qendrime gjithnjë pozitive dhe optimiste për kontekstin shoqëror dhe hapësinor mbarëshqiptar.
Prof. dr. Lush Gjergji, për mikun e tij të paharruar prof. dr. Rugovën do të shkruaj: “Shpesh thoshte: “Politika nuk është matematikë”, duke menduar dhe theksuar se njeriu nuk është kurrë vetëm numër, por person, individ i pacenueshëm, dhe se pakica dhe shumica duhet të bashkëpunojnë gjithnjë në kërkimin dhe zbatimin e paqes.
Pastaj vazhdonte: “Arma jonë e fuqishme është lashtësia, tradita, kultura, rrenjët dhe identiteti ynë, si dhe rinia jonë… Ne duam dhe kërkojmë mënyra demokratike që t’na pranojnë për atë çka jemi e pa e dëmtuar askend… Nëse ne do ta mposhtim urrejtjen, ndarjet dhe pëprçarjet, sidomos traditën e gjak apo hak-marrjes, atëherë do të jemi të lirë dhe popull demokratik… Intelektualët shqiptarë duan të jenë në shërbim të popullit…
Çka na duhet Kosova e përgjysmuar nga masakrimet apo përjashtimet… Tani është e rëndësishme ta shpëtojmë poullin.
Do të kërkojmë prej bashkësisë ndërkombëtare një fazë kalimtare, protektoratin ndërkombëtar për disa vite, e pastaj do të punojmë së bashku për pavarësinë e Kosovës…
Në mua kanë ndikuar shumë pozitivisht dy personalitete botërore, Papa Gjon Pali II dhe Nëna Tereze…”.[7]
Natyra e butë e dy liderve politikë dhe fetarë, kanë të përbashkten, se niveli i tyre intelektual është shumë i lartë, largëpamës, gjë që bëri ndër dekada Rugova dhe Gjergji të spikasin dhe dallohen në kohë dhe rrethana të ndryshme në vendlindje dhe përtej saj.
Imzot Lushi e njihte dr. Rugovën dhe bashkëpunuan qysh nga viti i vështirë 1981, që fatkeqsisht përfshiu atdheun e tyre të përbashkët Dardaninë e lashtë martire deri në kalimin e Presidentit në amshim. Ato mes tyre gjatë kësaj rruge të gjatë të abshkëpunimit të ngushtë kanë pasur përshtypje dhe përvoja shumë pozitive.
Monsinjori ynë prof. Gjergji, rrëfen detaje interesnte dhe të fuqishme të karakterit që në fakt do të thoja se janë edhe të tijat. Ai e rrëfen me shumë efekt mbresëlënës karakterin e fortë me vlera të pastra positive të dr. Rugovës, kur shkruan: “Ibrahim Rugova, nuk “diti” dhe nuk deshi kurrë të mbrohet, por urtisht, guximisht dhe me shumë sukses e kudo e mbrojti popullin shqiptar, sidomos Kosovën.
Ai nuk “diti” dhe nuk deshi kurrë ta sulmonte askend, përpos të keqen, padrejtësinë, diktaturën, urrejtjen, rrenën, mashtrimin, dhe atë gjithnjë me fuqinë e së vërtetës, me strategjinë këmbëngulëse dhe frymëzuese për falje, pajtim, bashkëpunim dhe bashkëjetesë me të gjithë.
Mu për këtë ishte dhe do të jetë përfaqësuesi ynë i denjë në luftë për liri dhe demokraci në skenën kombëtare dhe ndërkombëtare gjatë viteve 1989-1999 si dhe pas Luftës, deri në vdekje (21 janar 2006). Do të thoja së bashku me Nënësn Tereze se dr. Ibrahim Rugova “e dha pjesën më të mirë të vetvetes”.”[8]
Unë mendoj, se bota e përbashkët e pasur e dy personaliteve të shqiptare dardane dhe botërore Rugova dhe Gjergji, qëndrojnë në të përbashkëten, se bota dhe prof. dr. Ibrahim Rugova dhe trinomi: Liri, Pavarësi dhe Demokraci, është i njëjtë me trinomin e mirënjohur ndër shekuj të Imzotit tonë prof. dr. Gjergjit: Fe-Atdhe-Përparim: do të thotë Fe, secili në fenë e vet, Atdhe, është vendlindja e tyre e përbashkët Dardania martire dhe stoike, dhe së fundi Përparim, që është Liri, Pavarësi dhe Demokraci për vendin e tyre po të përbashkët.
Por, mbi të gjitha, monsinjor prof. dr. Lush Gjergji në Kosovë njihet si bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit prof. dr. Ibrahim Rugova (1944-2006)[9], lider historik, që vendosi lidhje të fortë me Selinë e Shenjtë dhe papën Gjon Pali II, si dhe ndërkombëtarizoj çështjen e rendë e të përvuajtur të popullit martir të Kosovës, i pushtuar nga regjimi serb gjatë vitëve shumë të vështira të vitit 1990.
Dhe imzot prof. dr. Lush Gjergji do të vlerësonte kështu shokun e dashur të tij prof. dr. Ibrahim Rugovën: “Mu për këtë unë do ta formuloja kështu vlerësimin tim ndaj tij: Dikush shkruan histori, dikush mbetet në histori, dikush është histori. Dr. Ibrahim Rugova shkruajti histori, si dhe mbeti në histori, dhe ç’ka është edhe më e rëndësishme, Ai është për ne jo vetëm histori, por edhe e tashmja dhe ardhmëri.”[10]
Ai, pa kursim, por me vullnet të madh mori pjesë në hartimin e programit dhe të statutit të kësaj Shoqate. Mirëpo, ajo që e dallon këtë prelat, është thjeshtësia dhe devocioni i vazhdueshëm si virtyt cilësor i mons. prof. dr. Lush Gjergjit, për t’i shërbyer popullit të tij pa dalim feje, krahine dhe ideje.
Ai shprehet: “E kam parasysh një thënie të vjetër të Pjetër Bogdanit: “Fati i popullit tim është edhe i imi”, prandaj (në çdo formë organizimi, që ka për bazë mirësinë ndaj popullit tij), kam ofruar mundësitë e mia organizative dhe krijuese”
Nënë Tereza “flet” në shumë gjuhë të botës
përmes biografit të afërt dhe të palodhur imzot prof. dr. Lush Gjergji
Ka më shumë se katër dekada, që qarqet publiçistike botërore, përmes shkrimeve në gazeta e revista prestigjioze religjioze e kulturore, njohin pendën e palodhur të mendjes së ndritur të prof. dr. Lushit, që një jetë të tërë ruan bashkëpunimin me shumë ente botuese dhe media bashkëhore botërore sot.
Si një intelektual cilësor dhe produktiv, është kërkues drejt horizonteve të reja të kulturës shqiptare e botërore, duke i dhuruar njerëzimit mbi 10 vepra të Nënë Terezës, me shifra astronomike me tirazh mbi 4 milion kopje, sikurse është “Madre della carita” (Nëna e mëshirës) etj.
Ashtu si për shën Nënë Terezën e Kalkutës, India ka qenë atdheu i dytë i saj edhe për mons. prof. dr. Lush Gjergjin India dhe viset e tjera të botës, ku ndoqi jetën dhe mirësitë e Nënë Terezës kanë qenë atdheu i dytë, një lëndë e parë për hartimin e veprave serioze të mirëseardhura, të cilat vit pas viti janë bërë pronë e thesarit të artë të kulturës shqiptare dhe botërore.
Ai i përket mbarë njerëzimit, duke u rradhitur si shkrimtar bashkëkohor në panteonin e artë të kulturës, shqiptare, evropiane dhe botërore me dinjitet dhe reputacion si një shqiptar i vërtetë.
Duke ndjekur me kujdes dhe vazhdimisht veprimtarinë e pasur dhe të pandërprerë për shumë dekada të studiuesit dhe shkrimtarit tonë dr. Lush Gjergjit, sheh se ai fatmirësisht është bërë burimi më i madh referimi dhe literature serioze, për të gjithë artikujt dhe librat e reja biografike, që vazhdojnë të shkruhen sot në botën shqiptare dhe ndërkombëtare, për personazhin e tij të dashur shën Nënë Terezën ose sikurse njihet sot me emrin e shenjtë të kishës katolike si shën Tereza e Kalkutës.
Ky biograf e studiues i afërt i jetës së Gonxhe Bojanxhiut, u bë motoja e jëtës së tij, krahas detyrës baritore të përditshme, me arsyen e parë për t’i treguar mbarë botës, se kush janë shqiptarët, që Shkrimi i Shenjtë i Biblës i përmend me krenari tash 2000 vjet, për t’i përcjellë botës, se kjo Nënë e vogël, shpirtërisht dhe si humaniste e përbotshme kishte një zemër të madhe, sa mbarë bota, që e respektoi përjetësisht me veneracion.
Ajo, kur ka ndërruar jetë në lumninë e pasosun, së bashku njerëzimi ka ngritur zërin e kërkesës, për t’a bërë pjesëtare të denjë (beatifikuar) në familjen e madhe të shenjtorëve të paharruar të krishtërimit.
Këto vepra (sikurse do t’i citojmë me radhë më poshtë) janë shumë të rëndësishme, sikurse vlerëson studiuesi dhe shkrimtari i shquar prof. Isak Ahmeti, në librin e njohur “Kleri katolik shqiptar dhe letërsia”, kur shkruan: “…kanë vlerë monumentale, janë dëshmi e gjallë se kemi të bëjmë me një pendë të rrallë, që po krijon ura afrimi të botës shqiptare, të botës humanitare, në botën e komunitetit evropian…”
Meshtari e publiçisti, mbrojti me stoicizëm identitetin shqiptar të Nënë Terezës, ndonëse në kohën që kishte botuar librin biografik “Nëna jonë Tereze”, shtypi i atëhereshëm dashakeqas jugosllav, kishte mbushur faqet e saj me pretendimin, se ajo është jugosllave.
Ishte pikërisht serioziteti dhe ofrimi i fakteve autentike, që studiuesi ynë i palodhur prof. dr. Lush Gjergji i ka bërë prej shumë dekadave kësaj figure madhore të njerëzimit dhe botës shqiptare ndër shekuj.
Më pas media dhe shtypi i huaj me të drejtë, ka marrë si pikë referimi dhe botoj shkrime nga jeta e Nënë Terezës, duke u mbështetur në veçanti nga burimet serioze origjinale të hulumtuesit shqiptar meshtar dhe atdhetar.
Kështu dhe vetëm kështu, në këtë linjë, duke u bazuar në punën e madhe hulumtuese serioze dhe faktografike, bariu dhe studiuesi mons. dr. Lush Gjergji do të vijojnë edhe me 6 vepra të tjera shkrimore biografike, që autori i ka përkushtuar po përsonazhit të tij kryesor, personalitetit të shquar botëror Gonxhe Bojaxhiut.
“Lule për Nënën”, është libri ekskluziv, që u botua në shqip dhe italisht e kohët e fundit në gjuhët e tjera masive të folura dhe shkruara. Këtu përmblidhen kontribute arti, që në këtë rast i kushtohen Nënë Terezës.
Kjo është tema më e preferuar universale, që ka trajtuar shpesh penda e mendja e begatë e dr. Lushit, ku poezitë përkushtuar Engjëllit të përjetshëm të Paqes, do të mbesin si një lule që freskon zemrat e do njeriu, që ka pasur fatin ose privilegjin e madh të takojë ose të ketë mbi kryet e vet, për një çast solemn meditimi duart e shenjta dhe mrekullibërëse të shën Nënë Terezës.
Poezia shqipe, që është krijuar mbi Nënë Terezën e që vijon të krijohet, ka shpërblyer vrudhshëm e në tërë bukurinë e saj, sepse, “kjo poezi, e frymëzuar nga triumfi i humanizmit nga vetëflijimi i Nënë Terezës për Njeriun, për Njerëzimin, pulson nga një Frymëmarrje e gjërë, nga Triumfi i metaforës poetike”, vlerëson studiuesi i mirënjohur prof. Isak Ahmeti.
Ndërsa në 80-vjetorin e lindjes së saj, autori nxjerrë nga shtëpia e botimit me titull domethënës veprën: “Madre Tereza” (1990). Ajo, është në vetvete, një pasqyrë monografike dhe reale me vlera shumë dimensionale e historisë amtare shqiptare, mbasi këtu bëjnë pjesë shënime historike, mbi origjinën, traditën dhe gjuhën shqipe “…që ishte mburojë e pathyeshme e Ballkanit dhe e Evropës“, siç vlerëson edhe vetë biografi i veprës në fjalë.
Në qoftëse, do të ndanim me kujdes librat firmën me mons. prof. dr. Lush Gjergji, atëherë rezulton, se në biografinë shqiptare brenda trojeve etnike, janë lëvruar mbi 14 libra në gjuhën shqipe, ndërsa të tjerat janë në gjuhë të huaj.
Kështu, kujtojmë se vetëm libri më popullor: “Nëna jonë Tereze”, në fillim u botua në gjuhën amtare, më pas u botua me sukses edhe në 9 gjuhë të botës, si: anglisht, italisht, gjermanisht, portugalisht, spanjisht, frengjisht, sllovenisht, hungarisht dhe kroatisht.
Monografia monumentale, shpalos me madhështi dinjitoze botën e madhe humanitare të shqiptares, përmes një pende të rrallë të përdorur me efikasitet. Në faqet e veprës jepet me një stil joshës dhe narrativ këndshëm jeta e përkushtimi i nobelistes së Paqes, si motër nderi e të gjithë botës, duke rradhitur me kujdes një mori dokumentash, që ka hulumtuar vetë studiuesi ynë në Indi e kudo, ku, mund të marrësh nga leximi i tyre, mesazhe, episode tërheqëse dhe emocionale.
Tek e lexon dhe rilexon me endje dhe përjetim, ndjen në thellësi të shpirtit pikërisht figurën e qetë, të kësaj krijese ëngjëllore gjithnjerëzore, fisnike në zemër e shpirt, të urtë e të dlirë, të dashur e të përkushtuar, të vendosur e vetmohuese, në një kontekst më të gjërë mbi gjithçka pozitive dhe humane, që me finesë Ajo bëri me përkushtim në dobi të njerëzimit, në çdo kënd të botës.
Ai si shkrimtar me përvojë, ka skalitur me kujdes portretin e Nënës së shekullit XX, me emrin: Nënë Tereza, këtë përfaqësuese të dashur të shumë konfesioneve (besimeve) të kombeve e të racave të ndryshme, ku Ajo dhuroi dhembshuri, dashuri, jetën e vet kushtuar Zotit e njeriut të varfër kudo nëpër botë.
“Madre della carita” (Nëna e dashurisë), mbasi u botua në shqip në vitin 1990, u përkthye në: italisht, frengjisht, anglisht, spanjisht, gjermanisht e polonisht.
Libri i ri, është një publikim i rrallë, i veçantë, duke rrezatur e vendosur një urë afrimi mes botës shqiptare me atë humanitare amtare, të mishëruar në piedestal, përmes Nënë Terezës, si shembull përsosmerie në tërë botën.
Shkrimtari dhe bariu ynë shpirtëror prof. dr. Gjergji, me këtë vepër monografie të përmasave botërore, ai ka arritur në një shifër rekord në 4 milion kopje (tirazhi), çka do t’a kishin zili shumë shtëpi botuese dhe autorë botërorë njëhezazi, në Evropë dhe për disa dhjetëvjeçarë në Shqipëri.
Shtypi e ka përcjellë kështu: “…një letrat me talent e kallzimtar që na e kujton Barlecin, përmes shkrimesh e ngjyrash të gjallë, ka përjetuar figurën madhore të Nënë Terezës.” Varianti në italisht “Madre della carita”, në një numër prej 500 kopjesh janë speciale, pra, me një fjalë të mbështjellur me lëkurë ariu të bardhë të zonave polare. Këto 500 libra si ekzemplarë i rrallë dhe special i janë dhënë Atit të Shenjtë papa Gjon Pali II (sot shën Gjon Pali II), i cili ua dhuron here pas here autoritetëve botërore të lëmeve të ndryshme.
Eruditi i palodhur dhe intelektuali i shquar prof. dr. Gjergji, njihet për libra të tjerë: “Kosova, strategji pa dhunë”, botuar në italisht më 1993. Vepra në fjalë është ribotuar disa herë në vit, duke u mirëpritur shumë mirë nga lexuesi italian dhe kritika kualitative letrare italiane.
Kujtoj, se ky është rast i vetëm, që një autor shqiptar me librin në fjalë shërben vazhdimisht si literaturë plotësuese e informuese për shkollat e mesme në të gjithë Italinë.
Ajo që është e rëndësishme të thuhet është se libri tjetër, që ka zgjuar shumë interesimin e botës e qarqeve kulturore dhe historike evropiane është “Bosnje, s’mund të na detyroni t’ju urrejmë”.
Autori, ka shkruar një libër tjetër: “Të falem për të jetuar”, dhe në vitin 1997 ai është botuar edhe në gjuhën italiane.
Ngjarjet si shkak në këtë libër, i ka marrë nga jeta e përditshme e bashkatdhetarëve të vet në Kosovë, që zë fill në pjesën më të madhe në vitin 1981 me ngarkesa dhe drama të mëdha politike në vendlindjen e tij asokohe të pushtuar nga kolonizatorët shumë shekullor serb…
Shkrimtari shumë i mirënjohur në qarqet kulturore mbarëshqiptare dr. Gjergji, për shumë vite me radhë ka qenë redaktor dhe kryeredaktor i revistës fetaro-kulturore “Drita”, si dhe i shtëpisë Botuese me të njëjtin emër në qytetin Ferizaj të Kosovës.
Në botë emri dhe vepra e tij, veç shkrimeve origjinale (në gjuhë të huaj), ka pasur nderin të jetë si bashkëpunëtorë i shumë revistave kombëtare dhe ndërkombëtare, veçmas me punime dhe studime rreth edukimit të fëmijëve dhe rinisë, studiues e analist vizionar, i mprehtë dhe i kujdeshëm bashkëkohorë i shumë çështjeve të mprehta bashkëkohore familjaro-shoqërore.
Ai është bashkëpunëtorë i palodhur dhe shumë rezultativ me shkrime të bukura dhe tematika të larmishme i revistës së njohur kulturore-rinore “Shpresa” në Prishtinë, që botohet dhe drejtohet nga saleziani don Nosh Gjolaj.
Imzot dr. Lush Gjergji, është një fabrikë letrare e dhjetra librave të mirëseardhura, që prodhon përherë me cilësi për fenë, kulturën dhe temat bashkëkohore shqtësuese të nacionit (atdheun e tij).
Misionarët e Pajtimit të Gjaqeve në Kosovë imzot dr. Lush Gjergji dhe prof. Anton Çetta
“Populli shqiptar është i mirë dhe bujar, por ka ra pre nën ndikimin e së keqes, është robëruar nga shumëkush dhe shumëçka, e ne, bijtë dhe bijat e tij, duhet ta “zgjojmë” nga kjo kllapi, ta lirojmë nga ky robërim dhe kushtëzim i traditës së keqe, e cila nuk është e jona, mbi të gjitha është shumë e dëmshme dhe vdekjeprurëse, sepse vëllain e shndërron në vrastar…”. – Prof. Anton Çetta
“Prandaj do të thosha, se prof. Anton Çetta ishte një kirurg shpirtëror i mbarë popullit shqiptar. Ai mbetet një figurë në mendjen dhe zemrën e popullit shqiptar. Dhe është fatkeqësi që nuk kemi ditur ta shprehim një nderim dhe falënderim jo ndaj tij, por ndaj Lëvizjes dhe fenomenit të pajtimit të gjaqeve. Fatkeqësia është që nuk gjendet kurrkund e shënuar as në libra shkollorë. Fatkeqësia, është se ne e kemi kujtesën shumë të shkurtër, dhe të mirën po e zhvlerësojmë dhe po e harrojmë”. – Mons. dr. Lush Gjergji, Vikar i Përgjithshëm i Kishës Katolike të Kosovës[11]
Mons. prof. dr. Lush Gjergji si një humanist i shquar ishte pjesëmarrës në faljen e mbi 1200 gjaqeve së bashku me më popullor prof. Anton Çettën, të cilët edhe me antarë të tjerë të Misionit ndalën vëllavrasjen, në kohën më të rrezikshme, kur regjimi ushtarak kolonizues i Slobodan Milosheviqit nisi zbatimin e masave të egra shtypëse të dhunshme, pas heqjes së Autonomisë krahinës së Kosovës asokohe.
Aksioni për Pajtimin e Gjaqeve, bëri që viti 1990 të futej në histori si viti mrekullibërës, kur kjo plagë do të zhdukej rrënjësisht. Sot, më shumë se kurrë, shqiptarët kanë nevojë për pajtim, për pajtues dhe unifikues shembullor si profesor Anton Çetta dhe mons. prof. dr. Lush Gjergji.
Dhe Zoti ia dërgoi bijtë e tij të devotshëm dhe human kombit arbëror në kohën kur kishte më shumti nevojë për bashkim e pajtim midis shqiptarëve.
Për dy patriotët human dardan prof. Çetta dhe prof. Gjergjin, viti 2024 shënoi 34-vjetorin e pajtimit të gjaqeve, kthesës historike mbarë popullore në Kosovë e jashtë saj, që i kontriboi zhdukjes së hasmërive dhe shërimit të shoqërisë shqiptare, e pajtimit mes njerëzve.
Bariu ynë shpirtëror mons. prof dr. Lush Gjergji, ishte pjesë aktive e Lëvizjes për Pajtimin e Gjaqeve, të prirë prej misionarit të shquar dhe të palodhur prof. Anton Çettës, të cilën bënë një histori të lavdishme dhe humane për ndaljen e vëllavrasjes, e cila ishte shkëndija e pastër e lëvizjes antikoloniale për liri.
Ai ndër të tjera si drejtues i Shoqatën Humanitare Bamirëse të Kosovës “Nëna Terezë”, asokohe thoshte: “Synimi ishte i qartë: mposhtja dhe çrrënjosja e gjakmarrjes një herë e përgjithmonë, si parakusht qenësor për paqe dhe pajtim, për liri dhe demokraci, për një të tashme dhe ardhmëri më fatbardhë”
Prelati dardan prof. dr. Gjergji gjithnjë asokohe ruante dhe sot sërisht ruan një respekt të vecantë për mikun dhe shokun e tij të ngushtë të idealeve të pastra humane dhe patriotike burrin me shpirt të madh dardan prof. Anton Çettën.
Ai kujton, për prof. Çettën: “Ishte një njeri i cili e donte mbi të gjitha popullin e vet dhe të mirën e popullit të tij. Prandaj do të thosha, një kirurg shpirtëror i mbarë popullit shqiptar. Ishte ai i cili e hetoi, mbase më mirë se askush se kanceri më i madh i shoqërisë shqiptare është hakmarrja, siç e kam definuar unë, si vetëvrasje, vëllavrasje dhe vrasje”.
Nga këto vlerësime të sakta mësojmë, se don Lushi shihte tek prof. Anton Çetta, një njeri të mrekullueshëm konservator të traditës amtare, të kulturës dhe qytetërimit tonë vijues ilir-arbëror-shqiptar, sepse ai mbi të gjitha me jetë dhe veprimtari konkrete e donte popullin e vet dhe të mirën e vazhdueshme të tij.
Akademikët prof. Çetta dhe prof. Gjergji, e dinin mirëfilli se fatkeqësia më e madhe e shoqërisë shqiptare është hakmarrja apo gjakmarrja, një plagë që fatkeqsisht pikon gjak arbëror ose sikur e ka cilësuar imzoti ynë prof. dr. Gjergji se ajo është vetëvrasje, vëllavrasje dhe vrasje.
Të dy ishin njerëz fushës së letrave shqipe dhe të Zotit njëkohsisht, mbasi besonin në mirësitë e Tij. Profesor Çetta asokohe krijonte një atmosferë unike.
Dhe mons. prof. dr. Lushi kujton: “Para Anton Çettës ka qenë shumë e vështirë të thuash jo. Dhe ne kemi punuar shumë rreth vetëdijesimit, sepse pa u ndryshuar vetëdijesimi nuk ka ndryshim.
Populli në fillim bëri një rezistencë të jashtëzakonshme, por më vonë e kuptoi se ne nuk donim asgjë, pos që populli të jetë i lirë dhe i mirë. I lirë dhe i mirë, pa falje, është e pamundshme. E kam definuar edhe këtë: Kush urren, jeton për të bërë keq. Krejt fuqinë e jetës së vet e drejton gabimisht.
Prandaj, të jetosh si individ, si familje dhe si shoqëri nuk është e drejtë. Robëria më e madhe e një populli është pikërisht robëria e së keqes. Dhe gjakmarrja ose hakmarrja ka qenë një fenomen i tillë.”[12]
Botime të ndryshme brenda dhe jashtë vendlindjes
Mons. prof. dr. Lush Gjergji është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, anëtar i Gazetarëve dhe Publiçistëve Katolik të Evropës dhe anëtar i Akademisë Evropiane.
Prelati prof. dr. Lush Gjergji ka botuar në gjuhën shqipe:
- Roli i femrës shqiptare në familje dhe në shoqëri, (1977 dhe ribotuar në vitin 1990).
- Krishti ndër ne, (katekizëm, 1978 dhe ribotuar në vitin 1991).
- Nëna jonë Tereze, (1980 dhe ribotuar në vitin 1990); Kjo vepër është botuar edhe në këto gjuhë: kroatisht (1982, 1990), sllovenisht (1993), italisht (1993), frëngjisht (1995), spanjisht (1988; 2016), hungarisht (1990), anglisht (1992).
- Kah toka e premtuar, (katekizëm, 1985 dhe ribotuar në vitin 1991).
- Zoti kujdeset për popull, (katekizëm, 1985, 1991).
- Lule për Nënën – monografi kushtuar Nënës Tereze, (1986); italisht (1989).
- Krishti me ne, (katekizëm, 1988 dhe ribotuar në vitin 1991).
- Dashuria në vepër: Nëna Tereze, (1992 dhe ribotuar në vitin 2010).
- Fitorja e kryqit, (1992). 10. Dëshmitarët e Krishtit, (katekizëm, 1992).
- Shna Ndou – Shenjti i botës, (1995).
- Atenagora – profet i bashkimit, (1995); ribotimi në Shtëpinë Botuese “55” në Tiranë (2000 dhe ribotuar sërisht në vitin 2015).
- Jezusi ndërron jetën tone, (1997).
- Zëri i heshtjes, (1997).
- Gonxhja jonë – Nëna e botës, (1998).
- Nëna e dashurisë, 2000 dhe ribotuar në vitin 2011.
- Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza, Poezi dhe Uratë, zgjodhi: Lush Gjergji (1998 dhe ribotuar sërisht në vitet 2000 dhe 2003).
- Jeta dashuria shërbimi, (2001).
- Zbulimi i Zotit dhurata më e çmuar, (2002).
- Prej dashurisë në DASHURI, (2005).
- “I PAVDEKSHMI”, Gjon Pali II (2006).
- Dashuria nuk dashurohet, (2006).
- Shën Pali – Apostulli i Popujve, (2009).
- Imzot Nikë Prela, Njeriu i Zotit, Kishës dhe Popullit, (2010).
- Shenjtëresha e Dashurisë – Nëna Tereze, (2010).
- Të ftuar dhe të dërguar, (2012).
- Dashuria që nuk vdes, (2013).
- Miqtë e mi në amshim, (2015).
- Jeta, dashuria, shërbimi, (2016).
- Të mëshirshëm porsi Ati, (2016).
- Virgjera Mari në histori dhe në përshpirtëri, (2017).
- “Shenjtëresha e Dashurisë, Prej Shën Palit te Shën Nëna Tereze”, (2017).
- “E kam në zemër popullin tem Shqiptar”, (2019).
- “Shën Jeronimi ilir (347-420), përkthyesi i Biblës, dijetar i Kishës”, 2020.
- Jeta me Zotin dhe të afërmin. Feja dhe psikologjia, 2023.
- Koncili II i Vatikanit dhe Shqiptarët, 2023.
Imzot prof. dr. Lush Gjergji botime në gjuhën italiane:
- La donna Albanese (disertacioni i doktoranturës në psikologjinë shoqërore, 1975).
- Tutta la nostra vita è dire “Grazie e “Perdono”, (1989 dhe ribotuar në vitet 2003 dhe 2006).
- Madre della carità, dy vëllime, (1990; dhe sërisht çdo vit disa ribotime). Vepra në fjalë është botuar edhe në këto gjuhë: anglisht (1991), spanjisht (1992), frëngjisht (1993), polonisht (1994), gjermanisht (1995), shqip (2000); kroatisht (2007); sllovenisht (2008).
- Vivere amare testimoniare (La spiritualità di Madre Teresa), në dy vëllime, 1995; botimi anglisht (1998), polonisht (1999).
- Resistenza nonviolenta nel Kossovo, (1993 dhe ribotuar në vitin 1996).
- Non potete costringgerci ad odiare, (1996).
- Kossovo, un popolo che perdona, (1997).
- Kossovo un popolo per la riconciliazione, (1999).
- L’amore che non muore, në dy vëllime (1998 dhe ribotuar në vitin 2010).
- Kossovo non violenza per la riconciliazione (1999).
- Madre Teresa, L’ amore in azione, (2002; 2003; 2013; 2016), polonisht (2002; 2003, 2009); litvanisht (2003); anglisht (2010; 2015).
- Sant’Antonio, il santo del mondo, (2006), sllovenisht (2008), anglisht (2009); polonisht (2010).
- La Santa dell’Amore – Madre Teresa, (2010); italisht (2010); anglisht (2010); rumanisht (2010); polonisht (2016);
- Nikë Prela, Uomo di Dio, della Chiesa e del Popolo, (2010).
- Sant’Antonio di Padova il Santo del mondo, (2015).
- Canonizzazione di Madre Teresa (2016); kroatisht (2017).
Prelati prof. dr. Lush Gjegji ka botuar në gjuhën kroate këto vepra:
- Majka Terezija, (1982, 1990).
- Život je naš hvala i oprosti, (1984, 1986); italisht (1989, 2003, 2006).
- Živjeti ljubiti služiti, (1987).
- Pjevaj i putuj, (1988).
- Glas šutnje, (1990).
- Pobjeda križa, (1995).
- Ljubav na djelu: Majka Terezija, (1995).
- Ljubav nije ljubljena, (1995).
- Živjeti s Kristom, (1997).
- Ljubiti s Marijom, (1997).
- Svjedočitit s Crkvom, (1998).
- Zraka Božje ljubavi, (1998).
- Pozvani na zajedništvo (2001).
- Majka Terezija, Bog ljubi danas preko nas, Pjesme i Molitve, Priredio i preveo: Lush Gjergji, 2003; dhe sllovenisht (2009).
- Jedna Majka za sve: Majka Terezija, (2009).
- Majka Ljubavi, (2007).
- Velikani XX. Stoljeća. Ljubav koja ne umire, (2007).
- Svećenik – Kristov učenik, (2016).
Katër vëllime kushtuar çështjes së Kosovës
- Valentino Salvoldi-Lush Gjergji, Resistenza nonviolenta nella ex-Jugoslavia, Dal KOSOVO la testimonianza dei protagonisti, EMI Editrice Missionaria Italiana, Bologna, 1993, pag. 95. (Resistenca jodhunore në ish Jugoslavi, Nga Kosova dëshmia e protagonistëve, pati disa ribotime si tekst për shkolla të mesme, të larta dhe universitare në Itali për strategjinë paqësore dhe jodhunore.)
- Giancarlo e Valentino Salvoldi-Lush Gjergji,Bosnia: “Non potete obbligarci a odiare” EMI Bologna, 1996, pag. 128. Bosna: “Nuk mund t’na detyroni t’ju urrejmë”. Botim për shkolla të mesme, të larta dhe universitare në Itali për strategjinë paqësore jodhunore. Tema boshte shthurja e ish-Jugosllavisë dhe qëndrimet tona.
- Giancarlo e Valentino Salvoldi – Lush Gjergji, Kosovo un popolo che perdona, EMI Bologna, 1997, pag. 157. (Kosova një popull që falë; Tekst për shkolla të mesme, të larta dhe universitare në Itali për strategjinë paqësore jodhunore).
- Giancarlo e Valentino Salvoldi–Lush Gjergji, Kosovo non violenza per la riconciliazione, EMI, Bologna, 1999, pag. 192. (Kosova jodhuna për pajtim. Botim për shkolla të mesme, të larta dhe universitare për strategjinë paqësore dhe jodhunore në Kosovë).
Epilog
Dhe së fundi nga hulumtimet rreth veprimtarisë dhe kontributit të madh kulturor, letrar të intelektualit të shquar dhe bariut shpirtëror të përvuajtur e modest të meshtarit të devotshëm katolik mons. dr. Lush Gjergji, mesojmë se ai deri tani ka botuar 70 tituj të ndryshëm me karakter psikologjik-shoqëror, katekistik, monografik, përshpirtëri, në veçanti 17 libra kushtuar jetës, veprës dhe përshpirtërisë së shën Nënës Terezës, shkruar dhe botuar në gjuhën shqipe, italiane dhe kroate.
Studiuesi bashkëkohorë shqiptaro-amerikanë Valentin Lumaj, duke përshkruar intelektualin e shquar don dr. Lush Gjergji, ndër të tjera shkruan: “Imzot dr. Lush Gjergji, është studiuesi më i mirfilltë i veprës dhe jetës së Nënë Terezës, nga e cila ai u frymëzua qysh nga takimi i tyre i parë në vitin 1968. Jeta, vepra dhe mendimi i mons. dr. Lushit, është i lidhur ngushtë me figurën e Nënë Terezës. Të flasësh për Nënë Terezën, nuk mund të rrish pa folur për dr. Lushin, dhe anasjelltas. Prandaj 13 nga librat e tij i kushtohen shenjtereshës Nënë Terezës, të cilin dr. Lushi e quan simbol i rilindjes, depërtimit dhe shpresës. Të gjithë jetën deri më sot, don Lushi ia kushtoi në shërbim ndaj Zotit, Kishës dhe Njerëzimit dhe thelbi i veprës së tij, është siç ai thotë: E vërteta në dashuri dhe për dashuri!”[13]
[1] Vatican News, “Dom Lush Gjergji, në 70-vjetorin e lindjes, një jetë për Zotin dhe popullin”, Radio Vatikani, Programi shqip
[2] Don dr. Gjergj Gjergji (Gashi), lindi në Stubëll të Epërme, Komuna e Vitisë (Kosovë). Ai kishte 4 vëllezër dhe 3 motra. Katër vitet e para shkollës fillore, i kreu në vendlindje, kurse vitin e pestë në Viti, ndërsa vitet tjera në Zhegër, duke udhëtuar në këmbë çdo ditë 24 kilometra, me vështirësi dhe rreziqe të shumta. Ai gjimnazin klasik e kreu në Paulinum në Suboticë (1963-1967), kurse në Romë studioj në Universitetin Papnor Urbaniana, ku ka magjistruar filozofinë (1971) dhe ka përfunduar studimet në degën e Teologjisë. I riu Gjergji është shuguruar si meshtar në katundin Stubëll në vitin 1974, së bashku me don Marjan Ukë – Ukaj Sheqeri. Për disa vite ishte kapelan i të ndjerit Don Rrok Matej, etj. Ai ka ftuar Nënën Terezën për hapjen e Shtëpisë Misionaret e Dashurisë (1982). Edhe pse me detyrime baritore, dom Gjergji qysh i ri kasnjëherë nuk iu nda librave, leximeve dhe studimeve. Në Universitetin Urbaniana në Romë, mbrojti me sukses disertacionin e doktoratës me temë shqiptare: ”Martirët shqiptarë të Karadakut gjatë viteve 1846-1848”. Ai ka shërbyer ne Pejës, për 10 vjet më pas në Gllaviçicë, në Shqipëri (Elbasan), pas shembjes së diktaturës komuniste-ateiste, në Italinë Jugore, në Shkup të Maqedonisë (sot Maqedonia Veriore). Meshtari Gjergj Gjergji kishte njohje dhe marrëdhënie miqësore me shën Nënë Terezën si përcjellës dhe shoqërues i saj gjatë vizitave dhe hapjeve të kuvendeve të ndryshme të Misionareve të Dashurisë në Shqipëri. Studiuesi i palodhur Dr. Gjergji (Gashi) për shumë vite ka gjurmuar, hulumtuar dhe zbuluar shumë dokumente arkivore në Romë, sidomos në Arkivin e “Propaganda Fide”, si dhe në Vjenë, Paris, Londër, Stamboll, Selanik, për të ndriçuar rrënjët e lashta dhe martire të Kishës Katolike dhe popullit shqiptar. Nga këtë gjurmime një pjesë ka arritur ta sistemonte dhe botonte në disa vëllime dhe botime në Shqipëri dhe në Kosovë.
[3] Valentin Lumaj, “Mons. dr. Lush Gjergji në 40-vjetorin e meshtarisë së tij”, Kumtesë në dorëshkrim, Detroit, Michigan.
[4] Isak Ahmeti, “Drita”, 3 Maj 1978.
[5] Prof. Anton Çetta (1920-1995) në Prishtinë, ishte shkrimtar, profesor letërsie e patriot shqiptar, i njohur për pajtimin e gjaqeve në Kosovë. Ai kreu shkollën fillore në vendlindje, ndërsa të mesmen në Tiranë dhe Korçë. Studimet i mbaroi në Universitetin e Beogradit, ku diplomoi në gjuhë dhe kulturë romane. Për një kohë punoi si asistent në degën e gjuhës shqipe. Në vitet 1960-1968 ai ligjëroi lëndët: Letërsia e vjetër shqiptare, Histori e letërsisë dhe Gjuhë latine në Universitetin e Prishtinës. Librin e parë e botoi në vitin 1953 dhe deri në vitin 1987, prof. Çetta botoi 16 libra me përmbledhje folklori nga të gjitha viset shqiptare të Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë. Në vitin 1968 prof. Çetta, ka qenë udhëheqës i Departamentit të Folklorit në Institutin Albanologjik të Prishtinës dhe në vitin 1990, profesor Çetta është zgjedhur kryetar i Këshillit Qendror të Lëvizjes Kombëtare për Pajtimin e Gjaqeve. Duke qenë se gjatë mbledhjes së folklorit kishte vizituar të gjitha viset shqiptare, ai kishte fituar respektin dhe dashurinë e popullit. Ai ë shtë quajtur “Plaku i urtë”, nga populli kosovar, sepse kishte arritur të pajtonte me mijëra familje të hasmuara dhe dukuria e tragjike e gjakmarrjes, e cila asokohe pothuajse ishte zhdukur krejtësisht deri në vitet ’90. Në zgjedhjet e para paralele të organizuara më 1992, Anton Çetta zgjidhet deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës nga radhët e LDK-së.
[6] Don Lush Gjergji, “Dr. Ibrahim Rugova në vlerësimin tim” (Filozofia dhe politika sipas dr. Ibrahim Rugovës”), Shih tek Fjala e Lirë, shkoder.net, 2013.
[7] Po ai, po aty.
[8] Po ai, po aty.
[9] Dr. Ibrahim Rugova (1944- 2006), ishte një politikan, studiues dhe shkrimtar shqiptar i Kosovës, i cili shërbeu si Presidenti i Parë i Republikës së Kosovës, në vitet 1992-2000 dhe sërish në vitet 2002-2006. Ai mbikëqyri një luftë popullore për pavarësi, duke mbrojtur një rezistencë paqësore ndaj sundimit të gjatë serbo–jugosllav dhe duke lobuar për mbështetjen e SHBA-së dhe Evropës, veçanërisht gjatë Luftës së Kosovës. Duke patur si pikëmbështetje Shoqatën e Shkrimtarëve, ai ishte njëri ndër bashkëthemeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës e cila ishte lëvizja e parë demokratike mbarëpopullore, e cila u shndërrua në parti dhe filloi një fushatë paqësore kundër Serbisë. Ai ritheksoi trashëgiminë e lashtë të Dardanisë, mbretëri e pavarur dhe më vonë provincë e Perandorisë Romake që përfshinte territorin e sotëm të Kosovës, për të forcuar identitetin e vendit dhe për të promovuar politikën e tij të marrëdhënieve të ngushta me Perëndimin. Për shkak të rolit të tij në historinë e Kosovës, Rugova është quajtur Ati i Kombit dhe Gandi i Ballkanit, ndërsa pas vdekjes është shpallur Hero i Kosovës. Rugova shkollën fillore e kreu në Istog, të mesmen në Pejë më 1967. Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë, ku u diplomua i pari më 1971. Në fillim ishte redaktor në gazetën e studentëve “Bota e re” dhe në revistën shkencore “Dituria” (1971-1972), që botoheshin në Prishtinë. Një kohë punoi edhe në revistën “Fjala”. Nisi të njihej ndër qerthujt letrarë të lidhura me universtitetin e Prishtinës. Gjatë vitit akademik 1976-77 qëndroi në Paris, në “École Pratique des Hautes Études”, nën mbikëqyrjen e Roland Barthes, ku ndoqi studimet për doktoraturën në studimin e letërsisë, me përqendrim në teorinë letrare. Doktoroi në fushën e letërsisë në Universitetin e Prishtinës, më 1984. Në vitin 1986 Ibrahim Rugova u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës. Pastaj, për afro dy dekada, veprimtarinë e veta shkencore i zhvilloi në Institutin Albanologjik si hulumtues i letërsisë. Një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës Gjurmime albanologjike të këtij Instituti. Me krijimtari letrare u mor që nga fillimi i viteve gjashtëdhjetë. Më 1988 u zgjodh kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, që u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare, e cila kundërshtoi sundimin komunist serb dhe jugosllav në Kosovë. Si intelektual që i jepte zë kësaj lëvizjeje intelektuale e politike Ibrahim Rugova u zgjodh, më 23 dhjetor 1989, nga themelimi kryetar i Lidhjes Demokratike te Kosoves partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi. LDK, nën udhëheqjen e Rugovës, u bë shpejt forca politike prijëse në Kosovë, duke mbledhur shumicën e popullit rreth vetes. Në bashkëpunim me forcat e tjera politike shqiptare në Kosovë si dhe me Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, Rugova dhe LDK-ja përmbyllën kornizën ligjore për institucionalizimin e pavarësisë së Kosovës. Deklarata e pavarësisë (2 korrik 1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i kushtetutës së saj (7 shtator 1990), referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, mbajtur në fund të shtatorit 1991, qenë prelud përLDK fitoi edhe zgjedhjet e fundit nacionale më 2004.
[10] Po ai, po aty.
[11] Intervistë e Don Lush Gjergjit dhënë gazetës KOHA Ditore, e diele, 5 gusht 2018, nr. 7566, f. 10-11.
[12] Po ai, po aty.
[13] Gjovalin Lumaj, “Mons. dr. Lush Gjergji në 40-vjetorin e meshtarisë së tij”, Kumtesë në dorëshkrim, Detroit, Michigan
Arben Cokaj *admin* ju faleminderit sa sa sillni me perkushtimin tuaj mesa atdhetar. Ju feleminderi per kete pasqyrin te shkelqyer te figurave qendrore te Koosove sone, sa mbare NENES Shqiperi. Me mbi 100 Pasardhes veterane sa dashamires bashkekombas emigrante ne Toronto. Ju pergezojme e urojme MRODHESI ju dhe Atdheut Tone. Pejetesi Krijuesve Atdhetare!
Pasardhesi veteran – krah dashamiresit *7 vjecari – Guri Naimit D.