NJË HOMAZH POETIK NDAJ KUJTESËS DHE SHPIRTIT LETRAR

0
Jani Malo - Shpjegim për orët

Jani Malo, “SHPJEGIM PËR ORËT”, poezi, botoi, “NERAIDA”,Tiranë 2021.
ISBN 978-9928-227-73-7. Poezia “Triptik për poetët” faqe 14-17.

Shkruan: Shefqet DIBRANI

HYRJE:

Letërsia shqiptare ka njohur poetë të mëdhenj, të cilët me vargun e tyre i kanë dhënë zë shpirtit të kombit, i kanë regjistruar dhimbjet, i kanë përshkruar ëndrrat dhe dashëshirat e tij. Në triptikun e titulluar TRIPTIK PËR POETËT, poeti Jani Malo ndalet mbi figurat e tre poetëve të rëndësishëm të letërsisë shqipe: Fatos Arapi, Ali Podrimja dhe Xhevahir Spahiu. Ai, në poezinë e tij i ka përshkruar, jo thjesht si individë që kanë jetuar dhe shkruar, por si prani e gjallë poetike, krijimtaria e të cilëve do ta sfidojnë kohën dhe harresën. Ky triptik, përbëhet prej tri poezive të ndara, secila e përkushtuar njërit prej poetëve, dhe ndërtohet si një akt kujtese, vlerësimi, por edhe reflektimi për raportin mes poetëve dhe shoqërisë.

  1. Harrimi i Fatos Arapit” – Poezia përball harresës

Poezia “Harrimi i Fatos Arapit” është një reflektim përjetues mbi harresën që shoqëria e ka bërë për poetin Fatos Arapi. Në këtë poezi, Jani Malo i jep zë një dhimbjeje të thellë: Mungesën e një busti në qytetin e Vlorës, vendlindja e poetit. Ky fakt konkret është mesazh i thellë për vlerën e poetit dhe rolin e poezisë për të kundërshtuar harresën e shoqërisë.

Në këtë rast mungesa fizike e bustit zëvendësohet me figurën e një pulëbardhe që “ëndërron me sytë tretur nga deti”, dhe qëndronte atje “si statujë e bardhë, e palëvizshme”, madje e mbështetur “te muri i çdo dite të nesërme”. Ajo përveçse simbolizon shpirtin poetik është edhe metaforë për poezinë e Fatos Arapit, e cila lidhej me detin, ëndrrën dhe lirizmin e njohur. Mungesa, nuk mund të harrohet, edhe nëse nuk është materializuar në bronz apo gur. Vet pulëbardha e kësaj poezie është një statujë e bardhë që metaforikisht është zëvendësim i munguar për bustin real, i cili do të ruante kujtimin më të mirë për poetin dhe vargun e tij.

HARRIMI I FATOS ARAPIT

Nuk ka ende një bust në Vlorë poeti.

Një pulëbardhë
si statujë e bardhë, e palëvizshme,
‘mbështetur atje te muri
i çdo dite të nesërme’,
ëndërron me sytë tretur nga deti.
Si metaforë e dalë nga vargjet e Arapit
rreket të na dëftojë neve dhe kohës
se edhe në harresën më të thellë
ajo që mbretëron është poezia.

Shtator 2021
[Faqe 14]

Ky vizion poetik sugjeron se poezia e vërtetë e tejkalon përkohësinë. Fatos Arapi, një nga figurat më moderne në poezinë shqipe, tash në poezinë e Jani Malos, përfaqësohet nëpërmes metaforave si ndjeshmëri artistike. Edhe në “harresën më të thellë”, thotë Ai, “ajo që mbretëron është poezia”, konstatim ky i fuqishëm për rolin e artit si mbrojtës i kujtesës dhe ndjenjës njerëzore.

Prandaj harresa shoqërore nuk mund ta fshijë vlerën e vërtetë letrare të Fatos Arapit, dhe as fjalët e poetit Jani Malo, ato jetojnë më gjatë se nderimet formale. Poezia është një homazh artistik, i bukur për një poet të madh, dhe një thirrje për të mos i harruar për poetët që kanë folur me zërin e poezisë së tyre për të gjithë ne. Poezia “Harrimi i Fatos Arapit” nga Jani Malo, edhe pse e shkurtër, me simbolikën dhe metaforikën e thellë përforcojnë mesazhin e poezisë mbi kujtesën, harresën dhe jetëgjatësinë e poezisë.

  1. Lumi i Ali Podrimjes” – Uji i munguar dhe dhimbja e poezisë

Poezia “Lumi i Ali Podrimies” është një reflektim përjetues në pak vargje, ku flitet për humbjen dhe mungesën në një mënyrë shumë simbolike duke krijuar imazhe të forta: “Lumi t’u shter / kur ti kishe etje.” Varg jo vetëm që shpreh një ndjesi për fatkeqësinë tragjeke, është një metaforë për mungesën e poetit që mund të interpretohet si mesazh për shoqërinë për mos mbështetjen ndaj poetit në momentet më të vështira të jetës së tij.

LUMI I ALI PODRIMIES

Lumi t’u shter
kur ti kishe etje.

Po mali si mali
ka ujë dhe për detet.

Korrik 1988
[Faqe 15]

Dy vargjet e fundit të poezisë, “Po mali si mali / ka ujë dhe për detet”, duket se sugjerojnë: Edhe pse duket si kontrast në mes mungesës së individit dhe fuqisë që ka natyra, vargjet jepin shpresën e vazhdimit të ekzistncës përtej mungesës e harresës. Ndoshta është një mënyrë poetike për të thënë se edhe kur një burim shterohet, poeti vazhdon të ushqejë të tjerët përmes artit të tij. Poezia për Ali Podrimjen është një përkujtim poetik për Poetin, por edhe një pohim i heshtur i dhimbjes që shoqëron shpirtin krijues.

  1. Portret i pambaruar i Xhevahir Spahiut” – Një poet që jeton në vargje

Në poezinë e tretë të këtij triptiku, Jani Malo ndërton një portret të gjallë dhe emocional për poetin Xhevahir Spahiu, përmes një ndërthurjeje të fuqishme midis pamjes fizike dhe botës së brendshme poetike të tij. Ky imazh krijojnë një “portret të pambaruar”, ku në vend të detajeve konkrete, kemi “flokët e shpupurishura” dhe “vetullat e harkuara”, por si imazh simbolik duken si “dy pëllumba gati për fluturim”, që përfaqësojnë shpirtin e lirë dhe largimin. Ky përshkrim i bukur poetik e ngre Xhevahir Spahiun përtej pamjes fizike, në një dimension poetik ku çdo detaj i tij është metaforë e artit dhe si testament përtej kësaj bote.

PORTRET I PAMBARUAR I XHEVAHIR SPAHIUT

Gufime vargjesh të lira
në vend të flokëve të shpupurishur,
dy pëllumba gati për fluturim
në vend të vetullave të harkuara.

Befas, një lot i shket në cep të syrit,
si kalë i pashtruar që s’i bindet të zotit.
– Ika, – më thotë, – të shlyej borxhet që kam! –
dhe me vrullin e djalit kalëron pikën e lotit.

Ma ngriu në dorë penelin.
Tani jam unë që i kam borxh portretin.

Shtator 2021
[Faqe 16]

Momentet kulmore janë ato kur poeti i drejtohet një figure gati të mbinatyrshme: Loti që rrjedh në cep të syrit, është krahasuar me një kalë të papërkulur, në anën tjetër shpreh dhimbjen prandaj bëhet kalë i egër që nuk e ndal dot njeriu. Kurse Xhevahir Spahiu, largohet me vrullin e rinisë për të “shlyer borxhet”, një metaforë emocionale, shpirtërore dhe jetësore që mund të interpretohet si një ndjenjë e thellë e mungesës, në anën tjetër simbolizon përgjegjësi kur lëmë pas një detyrë të papërfunduar, siç bën vet poeti-narrator me portretin që tenton të pikturojë.

Me penelin e ngrirë në dorë, Jani Malo mbetet në borxh ndaj poetit dhe ndaj kujtesës, duke krijuar kështu një tension artistik që i jep poezisë thellësi dhe ndjenjë të thellë njerëzore, duke na kujtuar se disa histori dhe njerëz mbeten gjithmonë të paplotësuar në zemrat tona, dhe që ne mbajmë një borxh të përjetshëm ndaj tyre, gjithësesi poezia është një portretizim tejet artistik për të gjallë të poetit Xhevahir Spahiu!

Një triptik për të pavdekshmit

Ky “Triptik për poetët” nuk është thjesht një përkushtim për tre autorë të mëdhenj. Triptiku, përkatësisht këto tri poezi, kushtuar tre poetëve të mëdhenjë shqiptarë, shprehin një akt dashurie, kujtese dhe qëndrese ndaj harresës, një përpjekje për të ngritur monumente të padukshme – jo prej bronzi apo mermeri, por prej fjalëve e prej vargjeve, me ndjenjë dhe kujtesë të përhershme poetike.

Këto tri poezi të Jani Malos, në rastin konkret kanë një funksion shoqëror: të dëshmojë, të ruajë, të ngrejë zërin kundër harresës që shpeshherë i ka pllakosur personalitetet që më së shumti i kanë dhënë kombit. Këto poezi, janë një testament se poetët nuk vdesin, përderisa dikush vazhdon t’i lexojë, t’i kujtojë dhe t’i përjetësojë në vargje të reja. Poeti, Jani Malo, me këtë triptik, ka bërë pikërisht këtë: Ai mban të gjallë frymën e poetëve, përmes një poezie që është njëkohësisht intime dhe universale.

  1. ASPEKTE STILISTIKE

 “Harrimi i Fatos Arapit” – Simbolika e bardhësisë dhe qëndresës poetike

Në këtë poezi, Jani Malo përqendrohet te harresa institucionale dhe shoqërore ndaj një figure të madhe si Fatos Arapi. Por përballë kësaj harrese qëndron figura poetike që tejkalon mungesën fizike. Stili i përdorur këtu është i ngjeshur, eliptik dhe i pasur me simbole. “Pulëbardha si statujë poetike”, shpreh një imazh të zakonshëm sikur në poezinë e Fatos Arapit, por në poezinë e Jani Malos ngrihet në një simbol të shumëfishtë: a. “pulëbardha”, shpreh shpirtin poetik të F. Arapit, b. “ngjyra e bardhë”, shprehë dritëhijen në përjetësi, ndërsa c. “Statujë e palëvizshme”, shpreh një përjetësim përmes kujtesës poetike.

“Muri i çdo dite të nesërme”, është imazh dhe metaforë e fuqishme për të ardhmen. Muri nuk është pengesë, por pikë mbështetje për ëndrrën e poetit. Është gjithashtu një nëntekst për vazhdimësinë e ndikimit të poezisë. “Sytë tretur nga deti”, është një varg tjetër që i përket ndjeshmërisë së poetit Fatos Arapi, i lidhur ngushtë me natyrën dhe detin. Me një fjalë, është ajo lidhja vizuale dhe emocionale me vetë prirjen e poetit për reflektim dhe pafundësi.

Stili dhe simbolika e kësaj poezie është në vargun e lirë me gjuhë të rrjedhshme, me të cilën krijon imazhe të fuqishme dhe prekëse. Ai shfrytëzon metafora të thjeshta, por me një thellësi të madhe. Poeti është “i harruar”, por poezia e tij vazhdon të jetë e pranishme.

  1. “Lumi i Ali Podrimjes” – Elipticiteti dhe forca e thënies poetike

Kjo poezi është e ndërtuar në vetëm katër vargje, që përmban një thellësi të madhe emocionale dhe simbolike. Këtu stili figurativ arrin kulmin: shumë gjëra thuhen me pak fjalë, ndërsa nënteksti hap shtigje të shumta interpretimi. Aspekti figurativ në vargun, “Lumi t’u shter / kur ti kishe etje”, është një metaforë për mungesën e mbështetjes, dashurisë apo ndihmës në momentet më të vështira të jetës, por që funksionon në disa nivele: a. Etja, përfaqëson nevojën emocionale për jetë dhe atë shpirtërore për dashuri dhe drejtësi, sidomos kur ndihma mungonte pikërisht atëherë kur poeti e kishte të nevojshme. Dhe b. Shterja e lumit, si tradhti e kohës, e shoqërisë ose e fatit. “Po mali si mali / ka ujë dhe për detet”, kjo metaforë ka si simbol fuqinë, qëndrueshmërisë e natyrës, natyrisht edhe si indiferencë.

Mali ka ujë për detet, por jo edhe për Lumin (e Ali Podrimjes), që ka tharë. Tamam metaforë eliptike për mungesën e ndihmës si nevojë e domosdoshme. Përmes stilit dhe dhprehjeve të thjeshtësisë është realizuar ky varg kaq i qëllimshëm stilistik. Poeti Ali Podrimja, ka qenë mjeshtër i fjalës së përqendruar dhe i vargut të shkurtër. Të tëra epitet janë të sakta, kurse ngarkesa emocionale vjen si rezultat i strukturës dhe përplasjes logjike mes dy pjesëve. Jani Malo, e ndërton dramën përmes heshtjes më shumë se përmes fjalës. Teknikë kjo shumë bashkëkohore dhe moderne. Në këtë poezi, lumi dhe mali janë simbole të jetës dhe rezistencës intelektuale, ndërsa metaforat përdoren për të treguar mungesën e ndihmës në momente të vështira, por edhe shpresën e cila nuk shuhet plotësisht.

  1. “Portret i pambaruar i Xhevahir Spahiut” – Shpreh surrealizëm poetik dhe vetëdije krijuese

Poezia e fundit është me narrativë, por nuk e humb ngarkesën simbolike. Këtu poeti futet në një akt të drejtpërdrejtë krijimi: Ai tenton të pikturojë një portret, por Xhevahir Spahiu largohet “për të shlyer borxhet”, duke lënë penelin në dorën e poetit-narrator. Kjo është një ndërthurje midis portretizimit figurativ dhe ndërtimit metafizik të figurës së poetit.

Simbolet e kësaj natyre janë, “Gufime vargjesh të lira në vend të flokëve”, ndërtohet një imazh poetik që i jep trupit të poetit cilësi të pastër letrare. Poeti nuk përshkruhet si trup, por si përbërje vargjesh. “Dy pëllumba në vend të vetullave”, simbol i lirisë shpirtërore. Vetullat tashmë nuk janë tipar i fytyrës, por simbole të paqes dhe të shpirtit në flatrim. “Lot i shket si kalë i pashtruar”, është figura tjetër e fuqishme: Loti është emocioni që nuk e kontrollon më njeriu, por merr drejtimin e vet, sikur vet jeta e poetit.

Tek “struktura poetike”, është përdorur metonimia dhe aluzioni surrealist, të cilët e ndërlidh natyrën me shpirtin krijues. Ironia tragjike e shprehur në vargun: “Ma ngriu në dorë penelin”, sugjeron ndërprerjen e aktit krijues dhe pamundësinë e përfundimit. Pastaj, poeti mbetet në borxh me poetin tjetër – kuptohet vetëm një borxh artistik dhe emocional. Në “ndërvetëdija metapoetike”, poezia flet për procesin e krijimit të poezisë dhe të kujtesës. Vet akti i ndërtimit të portretit bëhet temë e poezisë. Ai është një mbartës i kujtesës së tjetrit, një piktor i fjalës që ndjen përgjegjësinë për të ruajtur dhe përjetësuar figurën e një bashkëkohësi.

Gjuhë e pasur me simbole

Në të tri poezitë e këtij triptiku, poeti Jani Malo përdor një gjuhë të pasur me simbole, një stil të lirë dhe modern, dhe një ton intim e reflektiv. Ai përmes metaforës dhe simbolit ndërton një rrjet kujtese poetike, ku secili nga tre figurat përfaqësojnë një dimension të ndryshëm të letërsisë dhe shpirtit shqiptar: Te F. Arapi, kemi ëndrrën e bardhë që i reziston harresës. A. Podrimja, përshkohet nga dhimbja e pashuar e mungesës dhe padrejtësisë. Kurse Xh. Spahiu, është poet që tejkalon portretin përmes shpirtit të vargut. Prandaj stili i Jani Malos është si një penel poetik që ngjyros kujtimet, ngrin momentet dhe u jep përjetësi figurave që përndryshe do të rrezikonin të zbeheshin në heshtje. Triptiku poetik nuk është vetëm një përshkrim emocional, por edhe një akt poetik rezistence, ku fjala është mjeti më i fortë kundër harresës.

  1. KONTEKSTI LETRAR

A) TRASHËGIMIA ELEGJIAKE NË POEZINË SHQIPTARE

Tradita shqiptare e poezisë elegjiake – pra e vargut kushtuar të ndjerëve apo kujtimeve të mëdha – është e pasur. Që nga Naim Frashëri me “Kujtimi i Skënderbeut”, e deri te Dritëro Agolli me vargje për “Migjenin dhe Lasgushin”, poetët shqiptarë kanë krijuar vargje me ndjeshmëri figurative dhe përkujtimore që kalojnë përtej përshkrimit sentimental.

Në këtë rrafsh, Jani Malo ndjek gjurmët e një poezie që nuk është thjesht vajtuese, por reflektuese dhe filozofike, ku kujtimi për poetët nuk shërben vetëm për të shprehur mungesën, por edhe për të ngritur pyetje mbi rolin e tyre në kulturë dhe shoqëri.

B) LIDHJE ME POETËT QË PËRMENDEN NË TRIPTIK

  1. Fatos Arapi – Poeti i detit dhe modernizmit lirik 

Në poezinë kushtuar Fatos Arapit, poeti Jani Malo ndërton një lidhje të drejtpërdrejtë me simbolikën e detit dhe pulëbardhave, të cilat janë emblematike edhe në poezinë e Fatos Arapit. Në kritikën letrare shqiptare, Fatos Arapi njihej për risitë në strukturën lirike, për thellësinë metaforike dhe për përçimin e shpirtit njerëzor përmes imazheve natyrore. Kritika letrare në poezinë moderne shqiptare, Fatos Arapin e trajtonte si një poet që “e bëri detin pjesë të përvojës së brendshme njerëzore”. Kurse Jani Malo e rimerr këtë koncept dhe e riformulon poetikisht, duke bërë që figura e Fatos Arapit të mbijetojë jo në monumente, por në poezinë e tij.

  1. Ali Podrimja – Poeti i dhimbjes dhe heshtjes

Ali Podrimja shpesh konsiderohej si poeti i vuajtjes kosovare, i mungesës dhe i fjalës së paktë, por të thellë. Kjo shfaqet edhe në poezinë e Jani Malos: Katër vargje që përmbledhin një jetë të tërë dhimbjeje. Në kritikën letrare, veçmas në atë që krijohej në Kosovë, Ali Podrimja, është cilësuar si mjeshtër i fjalës së munguar, prandaj shpeshherë thuhej se heshtja e tij është krismë shurdhuese. Poeti Jani Malo e përvetëson këtë teknikë, duke përdorur mungesën e ujit (lumi i tharë) si metaforë për një dhimbje që nuk gjen ngushëllim.

  1. Xhevahir Spahiu – Poeti i revoltës dhe metaforës së gjallë

Xhevahir Spahiu është i njohur për fuqinë e figurës, dhe për ngarkesën shpërthyese që fshihet pas vargjeve. Figura e tij është e ndërthurur me simbolikë dhe gjuhë të përndezur, por gjithnjë të kontrolluar. Nga kritika e kohës është cilësuar si poet me pamje portreti dhe ndërtues i metaforës shpirtërore. Këtë pikërisht bën edhe Jani Malo: Ai nuk përpiqet të përshkruajë Xhevahir Spahiun si portret fizik, por si strukturë metaforike, si përbërje shpirti e poezie gjithësesi.

C) KRAHASIME ME POEZI TË NGJASHME NË LETËRSINË SHQIPE

Dritëro Agolli në “Elegji për Migjenin”, flet për mungesën e një monumenti për Migjenin në qytetin e tij. Një paralele e drejtpërdrejtë mund të vihet me vargun e Jani Malos për Fatos Arapin: “Nuk ka ende një bust në Vlorë poeti.” Të dy poetët kanë ngritur një akuzë të heshtur ndaj shoqërisë e cila shpesh i harron figurat që i kanë dhënë kulturë dhe emër atdheut.

Ismail Kadare në poezinë “Fjalë për Kujtimin”, (për Kujtim Spahiun), e ndërton një figurë përkujtimore për mikun e tij, me tone intime dhe me ndërthurje të dimensionit personal me atë kolektiv. Jani Malo e ndjek këtë model në poezinë për Xhevahir Spahiun, por me një lloj zhvendosjeje surrealiste dhe me imazhe që përkojnë më shumë me pikturën se me përshkrimin klasik.

D) “TRIPTIKU PËR POETËT” SI REFLEKTIM MBI ARTIN DHE KOHËN

Në një plan më të gjerë, triptiku i Jani Malos është një manifest poetik mbi vlerën e kujtesës në një shoqëri e cila shpesh harron. Figura e poetëve bëhet simbol i: a. Artit që nuk pranon të vdesë; b. Kujtesës që i reziston rrjedhës së kohës, dhe c. Poetit si ndërgjegje dhe ndërgjegjësues i shoqërisë. Në një epokë ku shpesh harresa është më e shpejtë se sa vlerësimi, poezia mbetet si akt i vetëdijshëm, i rezistencës kulturore. Me këtë triptik, Jani Malo shfaqet si zë i ndërmjetëm mes poetëve të shkuar dhe lexuesve të sotëm, tamam sikur një përkthyes i përjetësisë në gjuhën e poezisë.

III. KUJTESA I REZISTON HARRESËS

Poezia shqiptare moderne ka prodhuar zëra që kanë pasuruar jo vetëm gjuhën letrare, por edhe ndërgjegjen kulturore të kombit. Ndër ta, figura si Fatos Arapi, Ali Podrimja dhe Xhevahir Spahiu kanë luajtur një rol të veçantë në përfaqësimin e shpirtit shqiptar, të dhimbjes kolektive dhe të rezistencës individuale përmes vargut. Në ciklin poetike “Triptik për poetët”, poeti Jani Malo bën një akt të thellë kujtese poetike për këta tre poetë, duke u ndalur jo vetëm te figura e tyre njerëzore dhe krijuese, por edhe te mënyra se si shoqëria i trajton pas ikjes. Kjo vlerësim kritik synon të analizojë triptikun në dritën e teknikave stilistike, figuracionit dhe vendosjes së tij në kontekstin më të gjerë letrar.

Kujtesa përballë harresës

Në të tri poezitë që përbëjnë triptikun, motivi themelor është harresa si rrezik kolektiv dhe poezia si shpëtim nga ajo. Përmes këtyre tri figurave: Fatos Arapit, Ali Podrimjes dhe Xhevahir Spahiut, poeti Jani Malo trajton në mënyra të ndryshme të mospranisë fizike për dy të parët dhe mos pranisë kulturore të Xhevos, si dhe përjetësisë shpirtërore për dy të parët dhe pranimi i vlerës për Xhevon. Pastaj poeti Jani Malo shtron pyetjen e heshtur: Çfarë mbetet nga poeti kur ai nuk është më mes nesh? Përgjigjja është e qartë: Mbetet fjala, vargu, metafora, kujtimi dhe krijimtaria e tyre.

  1. Harrimi i Fatos Arapit” – Simbolika e bardhësisë dhe metafora e pulëbardhës

Kjo poezi përdor një simbol të fuqishëm: pulëbardhën, që është si “statujë e bardhë, e palëvizshme” dhe që vështron detin. Është një aluzion i qartë ndaj ndjeshmërisë lirikë të Arapit, i njohur për vargjet e tij të mbushura me detin, horizontin dhe dashurinë. Metafora “muri i çdo dite të nesërme”, përfaqëson të ardhmen si sfond i poezisë – një formë përjetësie që sfidon mungesën e një busti real. Ngjyra e bardhë, përfaqëson pastërtinë, por edhe boshllëkun e lënë pas nga harresa institucionale. Përdorimi i vargut të lirë dhe mungesa e shpjegimit të drejtpërdrejtë krijon një ndjesi reflektimi të brendshëm. Nuk kemi thirrje ose revolta, por një poetikë të qetë rezistence, që e vendos poezinë përballë pluhurit të harresës.

  1. Lumi i Ali Podrimjes” – Fuqia e thënies së shkurtër

Kjo pjesë është ndërtuar me vetëm katër vargje, por ajo përmban thellësi semantike të madhe. “Lumi t’u shter / kur ti kishe etje”, është një metaforë për mungesën e ndihmës, mbështetjes ose dashurisë, në një moment kur ato ishin më të nevojshme. Për poetin Vargu është eliptik dhe i hapur për interpretime. Mali, që “ka ujë dhe për detet”, sugjeron një kontrast mes pasurisë së natyrës dhe mungesës në jetën individuale. Kjo poezi mund të shihet si një pasqyrim i përvojës së Podrimjes, poet i Kosovës, shpesh i përballur me dhimbje të heshtura. Teknika e të thënit me pak fjalë është në përputhje me stilin e vetë Ali Podrimjes, i cilësuar si poeti që flet edhe përmes heshtjes dhe vargut të shkurtër.

  1. Portret i pambaruar i Xhevahir Spahiut” – Surrealizëm poetik dhe ndërgjegje krijuese.

Poeti Jani Malo, përpiqet të ndërtojë një portret figurativ të Xhevahir Spahiut, por ky portret mbetet i papërfunduar. Sepse poeti largohet në mënyrë metaforike, duke e lënë penelin në dorë të kujtesës. Kjo poezi përmban figura të fuqishme: “Gufime vargjesh të lira në vend të flokëve”, përbërja e poetit nga vetë poezia. “Pëllumba në vend të vetullave”, simbol i paqes dhe i fluturimit të shpirtit. “Loti si kalë i pashtruar”, është një figurë dinamike dhe tragjike që i jep ngarkesë emocionale vargut. Kjo poezi merr një kthesë metapoetike dhe është vetëdije për aktin e kujtesës si proces krijimi. Poeti që mbetet me penelin në dorë është simbol i detyrës së poetit të gjallë për të kujtuar të shkuarit

  1. RAPORTI I VEPRËS ME TRADITËN POETIKE

“Triptiku për poetët” qëndron në vazhdën e një tradite të gjatë elegjiake shqiptare. Mund të krahasohet me: Dritëro Agollin, në elegjinë për Migjenin, ku shprehet mungesa e një busti dhe nevoja për kujtesë institucionale. Ismail Kadare, në “Fjalë për Kujtimin” krijon një portret të përjetshëm për mikun e tij, sikurse në poezitë e Xhevahir Spahiut, përdoren imazhe të ngjashme për ndarjen dhe përjetësinë. Në këtë kontekst, Jani Malo sjell një risi stilistike dhe ndjeshmëri të përmbajtur, duke mos u rrëmbyer nga sentimentalizmi, por duke ndërtuar një poezi që komunikon me heshtjen.

Triptiku për poetët” i Jani Malos është një cikël i thellë reflektiv, një akt poetik kundër harresës, që përmes figurave të Fatos Arapit, Ali Podrimjes dhe Xhevahir Spahiut, kërkon të shpëtojë jo vetëm kujtimin e poetëve, por edhe ndjeshmërinë e lexuesit bashkëkohor. Poezitë kanë një gjuhë të pasur me metafora, simbolikën dhe elipticitetin, prandaj themi se poeti ndërton jo vetëm tri poezi përkujtimore, por një strukturë të përbashkët kujtese, ku fjala bëhet monument dhe vargu bëhet statujë. Në kohë kur kujtimet fshihen shpejt dhe vlerat harrohen, Jani Malo dëshmon se poezia është forma më e qëndrueshme e kujtesës.

Simboli dhe metafora

Në poezinë bashkëkohore, veçanërisht në “Triptik për poetët”Jani Malos, simboli dhe metafora janë dy elemente qendrore që ndërtojnë domethënien dhe ndjeshmërinë e vargut. Andaj në këtë vlerësime ka përpjekje për analizë të detajuar për simbolet dhe metaforat në secilën poezi të këtij triptiku. a. Simboli është një objekt konkret që përfaqëson diçka më të madhe, abstrakte (p.sh. një pulëbardhë që simbolizon shpirtin e lirë ose kujtesën). b. Metafora është një krahasim i fshehtë, pa përdorur “si” ose “sikur”, ku një objekt ose ide identifikohet me një tjetër për të thelluar kuptimin (p.sh. “loti si kalë i pashtruar”).

  1. Harrimi i Fatos Arapit” – Metafora dhe simbole të bardhësisë dhe përjetësisë

Pulëbardhë si statujë e bardhë dhe e palëvizshme, (është simbol), ajo simbolizon shpirtin poetik të Fatos Arapit; e bardha është pastërti dhe përjetësi; palëvizshmëria tregon qëndrueshmëri. E mbështetur atje te muri i çdo dite të nesërme, (metaforë poetike),Muri” përfaqëson të ardhmen; është një mënyrë për të thënë se kujtimi i poetit nuk qëndron në të kaluarën, por në të nesërmen. Metaforë e dalë nga vargjet e Fatos Arapit, (metapoetikë + metaforë), Sugjeron që pulëbardha nuk është reale, por një krijim poetik i dalë nga vetë shpirti i veprës së Fatos Arapit. Poezia, (personifikim + metaforë), përshkruhet si një mbretëri, një fuqi e padukshme që sundon përtej vdekjes dhe harresës.

  1. Lumi i Ali Podrimjes” – Simbolika e ujit dhe mungesës

Lumi t’u shter kur ti kishe etje, (metaforë), Uji, simbolizon nevojë për jetë, dashuri dhe për ndihmë. Shterja e lumit, është braktisja ose mungesa në çastin e dhimbjes. Etja, (simbol), nuk është thjesht fizike, por një metaforë për nevojën e thellë njerëzore për dashuri, kuptim, drejtësi. Mali ka ujë edhe për detet, (metaforë kontrasti), po ashtu është një metaforë për fuqinë ose shoqërinë, që ka shumë (ujë), por sërish mungon aty ku duhet (tek individi). Poezia është ndërtuar mbi kontrastin simbolik: Mungesa përballë dashurisë, nevoja përballë indiferencës.

  1. Portret i pambaruar i Xhevahir Spahiut” – Portret metaforik dhe figura të gjalla

Gufime vargjesh të lira në vend të flokëve, (metaforë), flokët e poetit janë vargje: Poeti nuk është trupor, por shpirtëror, i përbërë nga poezia. Dy pëllumba në vend të vetullave, (simbol + metaforë), pëllumbat shprehin paqe, shpirt i lirë, mendim që fluturon. Përdorimi i tyre në portret e kthen fytyrën në një pamje simbolike. Loti si kalë i pashtruar, (është një metaforë dinamike), që përfaqëson ndjeshmëri të papërmbajtur, instinktin shpërthyes të dhimbjes. Ma ngriu në dorë penelin, (metaforë), “peneli i ngrirë” është pamundësia për të përfunduar portretin: Ndërsa portreti është jeta e poetit që s’mund të përfundohet kurrë. Jam unë që i kam borxh portretin, (simboli), do të thotë se poeti që mbetet gjallë, është i detyruar të ruajë kujtesën për poetin që ka ikur nga prania kulturore. Pra ky farë borxhi është moral, artistik dhe shpirtëror.

  1. FIGURAT LETRARE DHE STILISTIKE

Figura letrare

Metafora si një nga figurat më të shpeshta në triptik, nuk përshkruan drejtpërdrejt, por përmes shprehjeve figurative: “Muri i çdo dite të nesërme”, është e ardhmja, vendi ku mbështetet poezia, jo vetëm e shkuara. Te vargu “Gufime vargjesh në vend të flokëve”, portreti është bërë nga poezia, jo nga trupi fizik, kurse “Loti si kalë i pashtruar”, rrjedh pa kontroll. Në anën tjetër tek simboli, objektet konkrete përfaqësojnë ide abstrakte, siç është kujtesa, poezia, dhimbja. Me “pulëbardhë”, kujtesa për poezinë e Fatos Arapit, bëhet qëndrueshmëri në kohë. “Lumi” i Ali Podrimjes, si “jetë e tharë”, dhe mungesa e dashurisë ose mungesa e ndihmës konkrete. Edhe “Mali”, e simbolizon shoqërinë indiferente. “Pëllumbat”, janë paqja e shpirti të poetit, si nevojë imediate për t’u çliruar, dhe “Peneli”, te Xhevahir Spahiu, sublimon aktin e krijimit, dhe të përgjegjësisë për ta kujtuar tjetrin.

Me personifikim, poeti iu ka dhënë cilësi njerëzore objekteve, ideve apo ndjenjave. Psh. “Mbretëron poezia”, e cila merr rolin e një mbreti, ajo është sunduese, përjetësuese, ndërsa “Loti… s’i bindet të zotit”, ata (lotët) kanë vullnet të vetin, shprehin emocione që njeriu s’i kontrollon dot. Antiteza i përballë dy ide të kundërta për të theksuar kontrastin. P.sh.“Lumi t’u shter / Po mali si mali ka ujë”, shpreh mungesën e kujdesit të shoqërisë. Ndërsa “Ma ngriu në dorë penelin” / “Tani jam unë që i kam borxh portretin”, duket se ndodhë kalimi i përgjegjësisë nga poeti që largohet te poeti që e kujton.

Figura stilistike

Karakteristë është “vargu i lirë” i cili nuk ka rimë apo metrikë të rregullt. Ky stil modern lejon lirinë e mendimit dhe rrjedhen natyrale të emocioneve. Kjo dukuri shihet në të gjitha pjesët e triptikut, por poeti jep ndjesinë e reflektimit të brendshëm, introspektiv. Pra një lloj “elipse”, ose mungesa e fjalëve të nënkuptuara, sidomos aty ku vargjet janë të shkurtëra dhe me kuptim të thellë që mund të lexohet edhe përmes heshtjes, siç është vargu, “Lumi t’u shter / kur ti kishe etje”, që nënkupton braktisje dhe dhimbje pa shpjegime të gjata. Ngjashëm si në vargun “Ma ngriu në dorë penelin”, varg mjaft i thjeshtë, por tejet i fuqishm ku “fshihet një dramë e tërë”.

Tek “surrealizëm poetik”, kryesisht bëhet krijimi i imazheve të çuditshme, të pabesueshme, por estetikisht të bukura. P.sh. “Pëllumba në vend të vetullave”, element ky trupor që zëvendësohet nga një simbol i paqes, përbërje e pamundur, por poetikisht domethënëse. Sikurse edhe vargu, “Kalë që kalëron mbi pikën e lotit”, ku një veprim fizik ndodh mbi një ndjenjë, shpreh imazh emocional me një fuqi të çuditëshme. Figura stilistike “tonaliteti elegjiak”, tone të buta, të dhimbshme e të përjetuara, që janë përshkruar nga mungesa dhe nderimi, edhe pse stili është përkujtimor, muzikaliteti nuk shpreh zymtësi, sikur në vargun, “Nuk ka ende një bust…”, ose “Ika – më thotë: Të shlyej borxhet që kam...”, është një muzikalitet që përçon jo thjesht hidhërim, por respekt, dhimbje të përmbajtur dhe nderim të heshtur.

Në këtë kontest, kur jemi te figuart stilistike vlenë ky shpjegim: Metafora, jep thellësi dhe shumëkuptimshmëri në vargje. Simboli, përfaqëson idetë abstrakte përmes objekteve konkrete. Personifikimi, e gjallëron poezinë, i jep emocion dhe dramë. Antiteza, thekson kontraste të forta, mungesë pranije ose heshtje fjale. Vargu i lirë, jep liri mendimi dhe reflekton stilin modern të poetëve të përmendur, ndërsa elipsa, e përqendron ndjenjën duke lënë hapësirë për interpretime të mundshme.

  1. TOPIKA NË POEZINË “TRIPTIK PËR POETËT

Topika, në një tekst letrar i referohet renditjes dhe theksimit të elementëve brenda një fjale, vargu ose strofe, për të arritur një efekt të caktuar stilistik, emocional apo ritmik. Ajo ndikon kur vendoset fjala më e rëndësishme në fjali dhe përdoret një rend jo standard i fjalëve, shpesh për ta përforcuar kuptimin ose për të tërhequr vëmendjen te ndonjë element kyç, si dhe duhet të përputhet me strukturën poetike dhe rrjedhën e mendimit.

  1. Harrimi i Fatos Arapit” – Topikë poetike që thekson mungesën dhe përjetësinë

Vargu: “Nuk ka ende një bust në Vlorë poeti”; renditja: fjalia fillon me “nuk ka ende”, për të theksuar harresën, ndërsa fjala “poeti” është vendosur në fund si objekti për të cilin duhet të reflektojmë. Kjo përmbysje e rendit natyror, (“Poeti nuk ka ende bust në Vlorë”), është tregues për të rritur ndjesinë e zhgënjimit.

Ndërsa vargu tjetër: “Mbështetur atje te muri i çdo dite të nesërme”, ndërtimi poetik e vendos kohën (“e nesërmja”) në pozitë të theksuar në fund të fjalisë, për të sugjeruar se kujtesa e poetit është projektuar në shërbim të së ardhmes, jo e lidhur me të kaluarën.

  1. Lumi i Ali Podrimjes” – Topikë e shkurtër, me theks emocional

Vargu: “Lumi t’u shter / kur ti kishe etje”, vargjet përdorin një strukturë të kthyer. Në vend të “kur kishe etje, lumi t’u shter”, poeti vendos “lumi” në fillim për të krijuar një efekt dramatik dhe për të treguar mungesën pastaj. Ndikimi i kësaj strukture është e natyrës emocionale, ku ndjehet boshllëku para se të kuptohet arsyeja. Në vargun: “Po mali si mali / ka ujë dhe për detet”, përdoret një ripërsëritje topike (“mali si mali”), që krijon ritëm dhe theks në qëndrueshmërinë e malit, duke nënkuptuar që forcat e mëdha nuk ndryshojnë, edhe kur individi vuan.

  1. Portret i pambaruar i Xhevahir Spahiut” – Topikë e figurshme dhe e përmbysur

Vargu: “Gufime vargjesh të lira / në vend të flokëve të shpupurishur”, topika ”e përmbysur”, elementi simbolik është (“gufime vargjesh”), që vendoset përpara objektit konkret (“flokëve”), për të theksuar se poeti përbëhet nga poezi, jo nga trup. Ndërsa në vargun tjetër: “Ma ngriu në dorë penelin”, kjo frazë është e renditur në mënyrë të zakonshme, por e fuqishme topikisht sepse: a. “Ma ngriu”, vjen në fillim dhe e vendos theksin emocional te aksioni i ndërprerë, jo te objekti. b. “Peneli”, në fund mbetet në mendjen e lexuesit si simbol i detyrës së pazgjidhur. Edhe në vargun: “Tani jam unë që i kam borxh portretin”, “Tani jam unë…” – hap vargun me ndryshimin e subjektit, duke theksuar kalimin e përgjegjësisë nga poeti i munguar tek poeti i angazhuar.

Karakteristika të përbashkëta të topikës në këto poezi

Vendosje të përmbysura të fjalëve: (Në të gjitha poezitë); I jep theks emocional dhe ritëm reflektiv poezive. Theksimi i mungesës përmes strukturës: (te poezia për F. Arapin dhe A. Podrimjen): Thellon temën e harresës dhe boshllëkut. Vendosje të simboleve para objekteve konkrete: (Në poezinë për Xh. Spahiun), krijon një portret poetik, jo fizik. Dhe “fjalë kyçe në fund të vargut”, fjalët: “Poeti”, “të nesërmes”, “penelin”, lënë mbresë dhe kanë ngarkesë tejet emocionale.

Përkufizim: Topika në “Triptik për poetët” është një nga elementët më të fshehtë por më të fuqishëm të strukturës poetike. Përmes renditjes së kujdesshme të fjalëve, Jani Malo: Vë thekson tek harresa pa bërtitur, në anën tjetër shprehë përjetësinë e poezisë, duke e vendosur në fund të vargjeve, dhe i jep emocion të ndjerë, por të kontrolluar, përmes përmbysjeve të rendit tradicional. Në këtë mënyrë, ai e përdor topikën si një mjet shprehës dhe emocional, që mbështet tematikën e kujtesës, ndjeshmërinë dhe nderimin për figurat e mëdha letrare.

VII. TOPOSI NË POEZINË “TRIPTIK PËR POETËT”

Fjala topos (nga greqishtja “tópos” – vend), në analizën letrare i referohet: Vendndodhjes fizike ose hapësirës simbolike ku zhvillohet një varg a poezi. Motiveve të përsëritura tradicionalisht në letërsi, si toposi i ikjes, i vdekjes, i kujtesës, i detit, i poetit të harruar, etj. Toposi mund të jetë edhe vend konkret (Vlora, Lumi, Mali), ashtu edhe hapësirë emocionale apo kulturore.

  1. Harrimi i Fatos Arapit” – Toposi i harresës dhe i detit

Vlora: Qyteti bregdetar ku Fatos Arapi jetoi dhe krijoi; Vend real, por përfaqëson edhe harresën institucionale, sepse s’ka bust për poetin. Deti: Vështrimi i pulëbardhës drejtuar nga deti; topos i dashur për vetë F. Arapin; përfaqëson përjetësinë, lirinë, dhe frymën poetike. Muri i çdo dite të nesërme: Ka kuptim të hapësirës simbolike e kohës që vjen. Kujtesa e poetit mbështetet te e ardhmja, jo vetëm në të kaluarën. Ky është një topos i kujtesës së munguar, por edhe i shpresës që poezia do të mbijetojë përtej harresës.

  1. Lumi i Ali Podrimjes” – Toposi i mungesës dhe i etjes

Lumi: Uji që s’ka më, është tharë; është topos i mungesës, i zhgënjimit, dhe i etjes shpirtërore. Mali: E kundërta e lumit:ka me bollëk ujë”; Topos i ndjeshmërisë së ftohtë, i mosdhënies, i fuqisë që nuk ndihmon. Këtu kemi një topos të dhimbjes njerëzore, të braktisjes në çastin e nevojës. Përmes një hapësire të shkurtër fizike (lumi/ mali), poeti ka vendosur një hapësirë të madhe emocionale.

  1. Portret i pambaruar i Xhevahir Spahiut” – Toposi i portretit dhe i lotit

Portreti (studioja e piktorit): Vendi ku përpiqet të përshkruhet fytyra e poetit; Hapësirë simbolike e krijimit, kujtesës së gjallë. Syri / pika e lotit: Pika ku përfundon loti i poetit; Topos emocional që përfaqëson ikjen, por edhe thellësinë njerëzore. Dorëzimi i penelit: Akti i ndaljes së krijimit; Topos që nënkupton ndarjen, kalimin e përgjegjësisë te brezi tjetër. Ky është një topos i brendshëm, ku hapësira fizike (portreti) zëvendësohet nga një hapësirë ndjenjash dhe përgjegjësie artistike.

Toposet si kuptim i përbashkët për të tri poezitë

Hapësira e mungesës, (Vlora pa bust, lumi i tharë, portreti i papërfunduar): Shoqëria që harron poetin ose nuk e nderon siç duhet. Hapësira e kujtesës, (deti, portreti, vargjet): Poezia mbijeton si vend i përhershëm kujtese. Hapësira e dhimbjes, (etja, loti, harresa): Të gjitha poezitë kanë një hapësirë të ndjenjës së humbjes, por edhe shprese. Toposi i kalimit të borxhit: Në poezinë e tretë, poeti i gjallë merr përgjegjësinë e kujtimit, por edhe të shlyerjes së borxhit!

Në këtë triptik, toposi nuk është thjesht një vend fizik, por një strukturë e kujtesës dhe ndjenjës. Nga Vlora që hesht, Lumi që s’ka ujë, deri te Portreti i papërfunduar. Jani Malo përdor hapësira reale dhe simbolike për të folur për poetët e mëdhenj që nuk janë më ose mungojnë fizikisht, por që jetojnë përmes vargjeve. Përmes toposit, poeti na thotë: Vendbanimi i vërtetë i poetit nuk është busti, por fjala.

PËRFUNDIM:

Në “Triptik për poetët”, Jani Malo nuk shkruan thjesht poezi për poetët; ai ngre një monument të heshtur për ta. Nuk përdor mermer apo bronz, por fjalë që nuk ndryshken. Në tri poezi të shkurtra e të përqendruara, ai përkujton Fatos Arapin, Ali Podrimjen dhe Xhevahir Spahiun – jo si figura letrare të largëta, por si frymë të gjalla që vazhdojnë të mbijetojnë përmes vargut. Ajo që i bashkon këto tri poezi është jo vetëm ndjenja e mungesës, por edhe ndjenja e borxhit që mbart kujtesa.

Poezia si kujtesë, borxh dhe përjetësi

Poeti, Jani Malo ndërton poezi me simbolikë të pasur, metafora të guximshme dhe një stil të përmbajtur emocionalisht. Harresa për Fatos Arapin paraqitet jo përmes zemërimit, por përmes një pulëbardhe të palëvizshme që shikon nga deti. Etja e Ali Podrimjes për jetën, dashurinë apo drejtësinë, paraqitet në një varg aq të shkurtër sa është edhe brutal në ndjesinë e tij. Xhevahir Spahiu, nga ana tjetër, largohet si një figurë gjysmë e pikturuar, duke lënë pas penelin dhe një borxh poetik që duhet shlyer nga brezat e tjerë.

Poezitë nuk kërkojnë mëshirë për poetët; përkundrazi, ato e vendosin poetin si figurë që i përket përjetësisë, jo thjesht historisë. Përmes figurave stilistike si metafora (“loti si kalë i pashtruar”), simbole të fuqishme (deti, lumi, busti i munguar), dhe përmbysjesh të zgjuara në rendin sintaksor (topikë), këto poezi nuk janë thjesht përkujtimore. Ato janë akuza të heshtura ndaj harresës kolektive dhe himn i kujtesës së gjallë.

Në thelb, “Triptiku për poetët” është një reflektim i thellë mbi detyrën që kanë poetët dhe shoqëria për të mos harruar. Nëse nuk ngrihen bustet fizike, le të ngrihen bustet e fjalës, të ndjesës, të leximit dhe të nderimit siç ka vepruar poeti Jani Malo, sepse, siç e sugjeron poeti: Ajo që mbretëron mbi kohën nuk është harresa – është poezia.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.