Koment
Skënder MULLIQI
Është shkruar dhe folur këtyre ditëve për aventura e njerëzve të politikës, të cilët harruan për çka janë zgjedhur kuvendarë. Harruan së po financohen nga parat tona publike. Sigurisht së nuk mund të pajtohemi më politikat e tyre të menduara më shumë më prapanicë se sa më tru. Na futën thëllë në krizë politike dhe institucionale sikur mos të kishin dy fije mend në kokë. Shkuan aq largë sa cenuan shtetin e ri të Kosovës, cënuan mirëqenjen dhe zhvillimin, se ata po kan pa kufij liri të shprehjës dhe veprimit, shumë më largë kufijve tanë.
Me maskaradat e pa ndërprera të tyre politike kan stopuar investimet dhe përfitimet e jashtme shumë të nevojshme për të dalë nga krizat politike dhe ekonomike. Mos të flasim për investimet në idustrinë prodhuese, në shëndetësi, kulturë dhe art. Këto sfera të jetës dhë të punës janë barë të huaja. Ata po sulmojne dhe bërtasin gjatë gjithë kohës, në vend që të diskutojnë për temat e rëndësishme të cilat po presin tash e një kohë të gjatë. Mizoritë të cilat po na i shkaktojnë janë bërë tashmë të padurueshme. Po ngjajnë me veprimet dhe logjikën e tyre më “bolshevikët” e Stalinit dhe Leninit. Nuk po zhvillojë debate të mirëfillta, por zënka dhe poshterësi politike të pafund.
Fituesit debatojnë. Këta kuvendarë jo të gjithë po shëmbin gjithçka para veti. Kanë krijuar përshtypjen në opinion sikur Kosova po zhduket! A duhet ne si qytetarë të kërkojmë fajtorët diku tjetër?! Jo sigurisht, fajtoret për gjendje të rëndë politike po dihen, kuvendarët e pa moral politikë. Nuk po dëshirojnë të kuptojnë se e kundërta e mosmarrveshjës është marrveshja. Ata që mbjellin mosmarrëveshje, po i gëzojnë armiqët serb. Po harrojnë se serbët na helmuan, na vranë, në dëbuan, na rrahen, burgosën, dogjën, deri sa e fituam lirinë më luftën tonë qlirimtare, më djemtë dhe më vajzat më të mirë të kombit.
Sikur qëllimisht po harrojnë sakrificat tona historike. Po harrojnë së të bashkuar jemi më të fortë dhe të fuqishem kunder tendecës së hapur serbomadhe ndaj tokave shqiptare. Jemi popull i vogël, por jemi shumë të fortë nese kemi unitet, nese jemi të përbashkuar rreth idealeve tona. Familja, shteti dhe kombi janë qëndrat e besimit. Ekstremet shkatërrojnë njeriun edhe shoqërinë. A nuk janë ekstreme politike këto më të cilat po shërbëhen njerëzit tanë të politikës? Sigurisht se po. Nese vazhdojmë këtë rrugë të pa kokë politike, do të përballemi më rrënim kolektiv…