NË SHENJË NDERIMI DHE KUJTIMI PËR GAZETARIN DHE REGJISORIN E MIRËNJOUR SLLOVEN, IZTOK TORY, 1947-2025

0
Iztok Tory - gazetar slloven

Minatorët e xeherorës „Trepça“ në Stantërg të Mitrovicës, kundërshtuan ndryshimet Kushtetuese që Serbia i bënte me dhunë, me qëllim të pezullimit të Kushtetutës së KSA të Kosovës, që u shërbente me shpifje dhe gënjeshtra se gjëja serbët ardhacak(kolonizator) si pakicë, janë të rrezikuar nga nacionalistët dhe irridentistet shqiptarë në Kosovë dhe nënë trysnin e tyre po shpërngulen për në Serbi!

E vërteta qëndronte ndryshe nga propoganda dhe gënjeshtrat e Serbisë. Pakica ardhacake e vendosur në Kosovë nga regjimet Serbe, kanë qenë vazhdimisht në poste dhe pozita, si ardhacak shteti serb u aka marrur tokat shqiptarëve vendor dhe u aka dhënë serbëve kolonizator, ndërsa shqiptarët dëboheshin me dhunë për në Turqi sipas Marrëveshjes Jugosllavo Turke.

Greva e minatorëve filloi më 20 shkurt 1989 dhe zgjati 10 ditë, ku edhe parashtruan kërkesat e tyre me shkrim kundër dhunës së Serbis ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe kërkonin barazinë e Kosovës në Federatën Jugosllave sikurse të gjithë popujt tjerë, mosndryshimin e Kushtetutës së Kosovës ashtu siç kishte planifikuar dhe dëshironte Serbia etj.

Gazetari slloven Istok Tory, ishte në mesin e minatorëve në Zgafellat e horizonteve të minjerës „Trepça“ ku minatorët në thellsi deri në 1000 m në horizontet kishin organizuar greven e urisë e cila ishte greva me e gjatë deri atëherë në botë e minatorëve dhe gjendjen e tyre të rënduar shëndetësore ishte i pari që drejtëpërdrejt e paraqiti në Televizionin e Republikës së Sllovenis dhe u përhap e vërteta edhe jashtë Jugosllavisë në botë ku përveq nga Sllovenia që vinin përkrahje për kërkesat e minatorëve patë edhe përkrahje edhe nga vendet e ndryshme të botës.

Me rastin e ndarjesë nga jeta e gazetarit dhe regjisorit të mirënjohur slloven Iztok Toryt, Shoqata BISHZ-së në emër të kryesisë dhe anëtarësisë, shpreh ngushëllimet e sinqerta për familjen e IZTOK TORYT, për RT e Sllovenisë dhe për të gjthë bashkëpunëtorët miqë e dashamirë në Slloveni dhe në Kosovë që kanë pasur rastin e fatbardhësisë ta njohin apo edhe të bashkëpunojnë me te.

Veprimtaria e IZTOK TORYT, ka lënë gjurmë të pa shlyera në shumë drejtime e në veçanti në drejtimin e gazetarisë dhe si regjisor i filmave dokumentar që kanë dëshmuar dhe dëshmojnë rrjedhen e ngjarjeve të ndodhura në hapësiratë e ish Jugosllavisë, që i ka lënë si pasuri me vlerë për trashëgimin kulturore jo vetem për Republikën e Sllovenisë por edhe më gjërë.

IZTOK TORY, është gazetari dhe regjisori i parë nga Sllovenia që dëshmoi rrjedhen e ngjarjeve të muajt shkurt në vitin 1989 që drejtpërdrejtë përcjelli dhe dëshmoi lidhur me greven 10 ditëshe të minatorëve të „Trepçës“ në zagafellat e xeherores së Stantërgut të Mitrovicës dhe ishte gazetari i parë që transmetoi pamjet dramatike të grevës së urisë së minatorëve në thellësi të zgafellave përmes rrjetit të TV Slloven dhe i pari theu terrin informativ të lajmeve që e kishte bllokuar Serbia në ish Jugosllavinë.

E vërteta kaloi jashta kufijve të [Wählen Sie das Datum aus] Seite 2 Jugosllavisë në mbarë botën dhe pamjet për gjendjen e mjerueshme të minatorëve gjatë grevës por edhe për kërkesat e tyre të drejta e legjitime, lidhur me veprimet dhe dhunën që ushtronte Serbia ndaj shqiptarëve në Kosovës në emër të ish Federatës Jugosllave.

IZTOK TORY, do jetë përherë i nderuar dhe ipranishëm në kujtesen e minatorëve të “Trepçës“ në veçanti, të shqiptarëve në përgjithësi dhe institucioneve përkatëse të Republikës së Kosovës, për guximin dhe profesionalizmin e tij si gazetar dhe regjisor, për të dëshmuar dhe paraqitur të vërtetën tue luftuar gënjeshtrën.

Për Shoqatën BISHZ-së
Abas Fejzullahi, kryetar
Solothurn, 2025-03-07, Zvicër

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.