NË RRJETËN E FATIT

0
Ardian Haziri

Brenda rrjetës së fatit të flijuar;
Nuk mund të jem posedues i kohës sime.

Mungesa e dritës, ma shton peshën e ankthit;
Atij ankthi me ngjyrën e territ;
Që unë aspak nuk ia kam frikën;
Se vetëm zhurma e shiut i bën shoqëri;
I ka ardhur fundi, është në agoni.

Mes shkëndijave të gjumit të mesnatës;
Isha i dehur, nga aroma e luleve të livandës;
Lundroja në detin e kujtimeve të mia;
Në blerimin e fushave, ku merr frymë liria.

Çastin e ëndërrimit, ma prishën dy gjëra:
Një e lehur plot inat, që gjithnjë më shqetëson;
Dhe ankimi i derës së pavajosur në pavijon.

Ardian Haziri

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.