8.5 C
Tirana
E hënë, 16 Mars 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Ne Kosovë janë përjashtuar rregullat parimore të lojës politike..!

Ne Kosovë janë përjashtuar rregullat parimore të lojës politike..!

0
Politikanët e Kosovës

Koment

Skënder MULLIQI

Nuk është shpikje në adresojmë kritika në punën e klasës së dobët politike. Gjërat janë bërë të pastra në këtë vend të vogël të quajtur Kosovë, absolutishtë çdo gjë dihet ose po zbulohet. Nëse adresojmë kritika për krim të organizuar, korrupcion dhe pasurime të paligjshme, atëherë dihet se janë të vërteta.Ka shumë prova në këtë drejtim. Janë shpenzuar parat publike aty ku ka pasur profite përsonale. Korrupcioni i lartë ka shkatërruar shtetin dhe ka varfëruar qytetarët skajshmërisht. Po i godasin më çekiq të gjitha institucionet shtetndërtuese të shtetit të Kosovës.

Kjo është e vërtetë e madhe! Sigurisht së përgjegjësia bie mbi ta. Shumë nga ta janë tashmë një histori e humbur. Këta nuk u treguan organizatorë të punëve të mira, u treguan organizator të mirë të hajnive. Nuk organizuan mardhënje të mira më publikun e gjerë, nga mos dija dhe lakmia për pushtet. Përdorën metodat e shantazhit dhe të manipulimeve më masat. Mashtruan në çdo palë të zgjedhjeve nacionale dhe locale që i patëm pas luftës. Nuk kishte interesim të duhur dhe as motiv më të madh që punët ti kemi më mirë. U interesuan që të përmbysën qeveritë në bazë të legjitimitetit zgjedhor, duke mos shmang zgjedhjet e shpeshta të jashtëzakonshme, më kosto të lartë për Kosovën e varfër.

Edhe tash mbrenda nja harku shumë të shkurtër kohor po kërkohën zgjedhjet nacionale, duke e dëmtuar rënd shtetin si mbrenda ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Këto lëshime të rënda politike populli nuk ishte dashur ti falë.Dihet se zgjedhjet sjellin pasoja materiale të pallogaritshme dhe ndalojnë të gjitha proceset e rimëkëmbjës ekonomike ?Përqarjët dhe krizat afatgjata janë duke e shkallmuar Kosovën dhe të ardhmën e saj. ‘Krimet” politike po na godasin pamëshirshem, po godasin themelet e shtetit sovran dhe të pavarur. Nuk po ndryshon kjo strategji politike e shantazhuar dhe arrogante.

Befasuese është heshtja e qytetarëve për të gjitha këto marifete politike, që nuk kan të bëjnë fare më interesat e tyre !Këto janë lojëra për pushtet, që duhet të përfundojnë nese vërtetë mendojmë më mbajtë shtet ligjor dhe demokratik. Fatkeqësisht, ky është realiteti i ndyrë politik, në këtë luftë epike për rrënimin ose mbijetesën e Atdheut tonë. Në këtë realitet po mbretëron politika e shantazhit, po mbretëron politika mediatike e zverdhjes së hapur, ku logjika në media është “sa më shumë kaos aq më mirë për ne”.

Politikanët janë bërë moti product i lojërave të pa matura politike, dhe tani sikur po bërtasin më dëshprim “mbajini hajdutët”! Këta njerëz të politikës jo të gjithë sikur po dëshirojnë të qmendin me veprimet e tyre popullin, duke gjykuar gjendjën sipas interesave egoiste. Truri i tyre i lakmisë për pushtet nuk është duke u ndriquar. Nuk po bëhët asnjë vlerësim i duhur politik i gjendjës të krizës politike dhe institucionale. Ne Kosovë janë përjashtuar të gjitha rregullat parimore të lojës politike..!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.