Në heshtje të dashuroj

0
Leo Nika - ilustrim

Po shkruaj për ty
Pse jo dhe me lot në sy
Vitet ikin dhe kalojnë
Vargjet për ty nuk më mbarojnë

Ti ishe dashuria ime e parë
Për këtë kam zotin dëshmitar
Dhe pranë tjetrit kur të shikoj
Unë prapë të dashuroj

Shpirti im ka rënë mërzi
E di veç ajo perendi
Të lodhshme janë netët
Dhe me ëndrra plot
Kur të kujtoj ty
Më mbushen sytë me lot

Kam kohë pa të parë
Dhe lotët më janë tharë
Nuk kam zemër të të mallkoj
Gjithmonë në heshtje të dashuroj

(Autori i poezisë)
(Leo Nika)
(Datë 10 Korrik 2018)

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.