15.5 C
Tirana
E premte, 15 Maj 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Ne dy vjetorin e vdekjës të Atdhetarit, Ali Lajçi

Ne dy vjetorin e vdekjës të Atdhetarit, Ali Lajçi

0
Ali Lajçi

Ai meriton titullin “Nderi i Kombit”

Skënder MULLIQI

Te flasësh për Atdhetarin e pa epur të çështjës kombëtare, Ali Lajçi, asnjëherë nuk është e tëpërt, është e lehtë dhe e vështirë njëkohësisht. Për njerëzit e tillë të cilët dërmuan ish sistemin komunist Jugosllav ne vitin 1981 si i madhi Ali Lajçi, duhesh të kesh kompetencë, argumente dhe dashuri. Lajqi ishte njeri që së bashku më shokët e idealit lëkundën themelet e Jugosllavisë Avnojane të Titos.

Ishte i pari që u vu në ballë të demonstratave studentore në vitin 1981. Aliu atdhetar lindi dhe atdhetar mbeti deri ne vdekjën para dy vitesh. Figura e ikonës të kombit Ali Lajçi nuk zbehet asnjëherë, portreti i tij është shenjëtor, se jeta dhe vepra e tij për çlrimin e Kosovës nga Serbia ka bërë jehonë dhe qendron fortë në faqën më të ndritur të historisë kombëtare. Në këtë përvjetor të vdekjës të tij, është një përshëndetje që bëhet ne nderim të veprës së pavdekshme të atdhetarit, Ali Lajçit. Ai do të mbetet gjithmonë i nderuar dhe i dashur për të gjithë shqiptarët. Sigurisht nga njerëzit e shquar të kombit.

E bënë po ashtu shumë të dashur dhe të veqantë dhe kurrë të paharruar ndër breza. Kaluan tashmë dy vite pa Ty mik I dashur, që pata nderin që njoha një njeri të mirë, të dashur për të gjithë dhe atdhetarë.Të gjithë ata që e duan Ali Lajçin e duan Atdheun. Atdheu duhet më vepra dhe shërbimet që i bën atij. Dhe Aliu ka qenë shërbëtor i madh i Shqipërisë Etnike deri në fund të jetës. Ai i shërbeu Atdheut pa kursyer energjinë fizike e morale–shpirtërore.

Ai ishte i vetëdijshëm i sakrifikuar, i gatshëm për çdo shërbim ndaj atdheut. Ai tërë jetën, ka qenë i shqetësuar për fatin e kombit. Ali ishte udhëheqës, ideolog, politikan, moralist dhe diplomat i shquar.Aliu shikoj përtej të sotmës. Ai la mesazhe për të gjitha elitat shqiptare intelektuale e sidomos ato politike, se Atdheun e do jo vetëm me fjalë. Aliu është përson, që nuk i përketë vetëm ndërgjegjës dhe historisë kombëtare, por ai u bë vetë historia dhe ndërgjegjja kombëtare. Ai meriton titullin “Nderi i Kombit”…

Lavdi jetës dhe veprës të madhit të kombit, Ali Lajçi!

Biografia

Ali Lajçi u lind në Malaj të Rugovës , Pejë, më 3 janar 1955,
Në kohën e shpalljes së Pavarësisë së vendit ishte deputet nga Grupi Parlamentar i LDK-së. Ka përfunduar gjimnazin në Pejë dhe Fakultetin Filologjik në Prishtinë. Lajçi ishte ish i dënuar politik nga regjimi i Serbisë. Në vitin 1981 ai ka qenë organizator i demonstratave, arsye për të cilën është dënuar me 15 vite burg. Që nga viti 2001 deri në vitin 2007 ai ka qenë Kryetar i Komunës së Pejës, ndërsa nga viti 2007 deri në vitin 2010 deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.