Ndërkombëtarët sugjeruan në vite e dekada gjëra që Kosova i pranoi në kundërshti me interesat e veta e në favor të Serbisë

0
Vilajeti i Shkodrës - Kosovës

Arben Çokaj

1. Ndërkombëtarët thanë krijoni Gjykatën Speciale, Hashimi i dëgjoi se është burrë i mirë, dhe ia futi vetes, Albin Kurti ishte kundër. Si doli më mirë? Si thanë ata, apo si tha Albini?

2. Ndërkombëtarët thanë jepeni Çakorrin, Ramushi doli nga burgu në Francë, u bë kryeministër e fali Çakorrin, kujt? Malit të Zi që ka 4 herë më shumë territor se Kosova për banor. Albini ishte kundër, kush e kishte më mirë, ata apo Albini? Mali i Zi tani po bën një pistë skijimi në ato male, që nuk i duheshin gjë Arbana Xharrës… se i duheshin vizat…

3. Ndërkombëtarët thanë miratoni Asosacionin, e miratuan, Albini tha jo, e kur ishte kryeministër tha: “Nuk e pranoj Asosacionin e Hashimit, kush jam unë?” Kush e ka më mirë, ata apo Albini?

4. Ramushi thoshte kur ishte kryeministër se ata – ndërkombëtarët – po kërkojnë me ia dhanë diçka Serbisë? Çfarë? Veriun e Kosovës, 17% të territorit të Kosovës e Ujmanin, 60% të ujit të Kosovës, për 4% serbë, që ka popullsia e Kosovës. Bukur jaran ë? Interesante si ide, e mbështeste edhe Hashimi. Albini thotë: “Nuk kam tokë për me i dhanë kujt.” Ik Albin i thonë ata, se ti nuk ban, duam një Ramush apo tjetër, që falë e shet…

5. Lista Serbe nuk e njeh shtetin e Kosovës, duhen edhe 5 deputetë nga opoziota për me zgjedhë Rashiqin nënkryetar, opozita me ndërkombëtarët bëhen me Listën Serbe, për me rrëzua Albinin, pse? Për të mirën e Kosovës si ato pikat më lart apo si? Ambasada e Grenellit e ndalë bashkëpunimin strategjik me Kosovën, si masë presioni. Ik Albin, se nuk ban, se ti nuk falë e nuk shet, ne duam një njeri të dëgjueshëm aty për me ia futë Kosovës…

5. Amerikanët i thanë Albinit bëj zgjedhje lokale në veri, kur pushtetin lokal e kishte Lista Serbe e Radojçiqit, dhe ai i bëri e dolën kryetarët e komunave shqiptarë. Mos i fut kryetarët në ndërtesat e komunave, por në ndërtesa tjera i thanë amerikanët, Albini nuk pranoi – jo pushtet paralel – tha, dhe mori nën kontroll veriun që deri atëherë e kishin bandat.

Sanksione i thanë ndërkombëtarët, pse nuk na dëgjove? Pastaj futën Radojçiqin me banda kriminale, për të marrë me luftë veriun, nuk u eci, po të ishte Ramushi a Hashimi do verboheshin e do i lejonin, e do thoshin: “na ranë në befasi, nuk patëm çfarë me ba!“, por Albini ua futi serbëve dhe i zbythi. Tani Radojçiqit i është konfiskuar pasuria dhe është person në kërkim, e opozita bashkëpunon me Listën Serbe të tij, se i ka dalë më i dashur ai se Albini. Se me atë Ramushi e Sami Lushtaku e deri te Hashimi me shokë kanë vjedhë mirë e janë pasuruar, kurse Albini po pasuron shtetine Kosovës, jo ata… Ky është problemi. A po e kuptoni?

Shikoni sa ka qenë Kosova, pasi ikën osmanët nga Ballkani, e gjitha me shqiptarë, ndërkombëtarët e korruuptuar nga feja e nga Serbia, e bënë 1/3-n e saj. A mirë po u duket a? Apo nuk po e shihni? Sheh mendja – thonë, nuk sheh syri. U kanë futë islamin e po ua merr mendtë. Dikujt ndoshta ia kanë korruptuar mendjen, e nuk e sheh… Nuk bën me u kënaqë shqiptari duke falë tokat e veta për fqinjët, se Kosovës i duhet një hapësitë toke për të jetuarLebensraum – hapësira e jetës, e quajnë gjermanët.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.