Monolog dhe pak histori kujtese për mashtrimet, gënjeshtrat dhe hiperbilizimet e përsëritura me vesh për otomanin e sulltanëve edhe Vaso edhe Pasha

0
Vaso Pasha

Otomani Vaso Pasha sa i bardhë për shqiptarët e tij aq i zi për libanezët (1883-1892)…

Klajd Kapinova

Tregojnë në qytetin e Shkodrës një ngjarje të përjetuar, se një person humorist popullor, duke bërë shaka i tha një gënjeshtër shokut të tij në autobus, në linjën e zakonshme urbane nga Fabrika ose Fermentimi i Duhanit deri tek Ura e Bahcallekut (ku urbani merrte kthesën dhe rifillonte sërisht linjën rutinë), për të parë dhe vërtetuar se a do të transformohet rrena e tij… Fatkeqsisht dhe në mënyrë të pabesueshme, Ai arriti të besonte rrenën e tij, sepse gënjeshtra ishte transformuar dhe kishte ndryshuar 100%, duke krijuar në këtë rast një genjeshtër të re…

Qefi i shqiptarit është ta gënjesh ndër sy dhe shpesh me “Akademi” pa akademikë

Ja se si vijohet të gënjehen dhe mashtrohen non stop 24/7/365, dhe tu shpërlahet truri gjeneratave të reja “studiues” apo “professor” edhe më shumë e me hapa të shpejtë me gjoja të ashtëquajturën “postkomunizëm”. Kjo po bëhet pikërisht në vitin 2025, po nga ata professor të moshuar të shkollës marksiste, që u dhurojnë “leksione” historie falas të rinjve dembela dhe naiv si “studiues”, të sponsorizuar si zakonisht nga regjimi rozë në pushtet.[1]

Në shumë kronika propagandistike standarte televizive, që pash në internet dhe kanalin YouTube, binte në sy titulli i përbashkët, me titra si me i pa shkru një dorë: “Nderohet, rilindasi Pashko Vasa, me ceremoni përkujtimore në Shkodër me rastin e 200-vjetorit të lindjes” dhe aty shihen disa të rinj naiv (student fatkeq, me ndërgjegje zero), me tufa me lule (sipas videos ne reportazh), kishin shkuar në varrin e tij, që thuhet se ndodhet në Varrezat e Deshmorëve të Kombit, fatkeqsisht në qytetin më  “antikomunistë” dhe më të politizuar qysh nga koha e Dullës se Gjinokatrës apo të “dekomunistizuar” njëkohsisht të Shkodrës.

Qysh në hyrje ka plot gabime trashanike. Ai quhet edhe “deshmor” kombëtar, në një kohë që edhe Vaso edhe Pasha dihet se ai s’ka vdekur nga plumbi në luftë kundër otomanëve, por në shtrat të rehatshëm, i rrethuar me të gjithë salltanetet dhe sulltanetët me hareme sipas traditat asokohe islame otomane.

“Atdhetari” e “intelektuali” edhe Vaso edhe Pasha!?

Le të ndalemi këtu pak. Në vorrezat e “deshmorëve” të kombit, të përcaktuar me lapidarë si të tille nga diktatorit Enver Hoxha, ka gënjeshtra dhe mashtrime historike, sepse nuk ka pas 28 mijë heronj, por disa here më pak.

Nëse shikohen faktet ësht krejt e kundërta. Në Shqipëri, sipas burimeve të nxjerra nga Institucioni përkatës, që merret me të rënët e luftës, jepet një shifër prej 2400 ushtarësh gjermanë, 1800 prej të cilëve janë identifikuar me emra dhe mbiemra. Pjesa tjetër është e panjohur.

Gjithashtu para pak vitesh ka ekzistuar një mendim se numri ishte  rreth 3600, pasi ka pasur një përzierje të shifrave të të rënëve në Shqipëri dhe Mal të Zi, sidomos dy javët e fundit të luftës. Duke qenë se u bashkuan shumë forcat që vinin asokohe nga vendet fqinje. 

Humbjet e gjermanëve nga data 22 qershor 1941 deri në 31 mars 1944, të vrarë janë 20 mijë e 276. Këto janë shifra që përfshijnë vetëm Ballkanin.

Sipas logjike historike dhe fakteve të reja del se ne nuk e kemi fituar luftën me nazi gjermanë, sepse jemi vrarë më shume se të ashtëquajturit pushtues gjerman. Si mund të fitosh një beteje kur ke 28 mijë të vrarë në Luftën e Dytë Botërore!?

Kujtoj se vetë diktatori arabo-otoman Enver Hoxha, është vetëshpallur “hero” kombetar, kur ai dihet nga te gjithe ka vdekur në shtrat të butë e i rrethuar nga dhjetra doktorë dhe familja e tij në vitin 1985, kur Shqipëria nuk ishte në luftë me Gjermaninë Naziste!?

Kush mundet të më shpiegoj faktin, se si një “personalitet” i lartë qeveritar dhe ushtarak me pashaportë si qytetar otomane të quhet “rilindas” kur ai ka qenë zyrtari më i lartë i Perandorisë Xhihadiste Islame Otomane dhe ka në trupin e tij më shumë dekorata se diktatori Enver Hoxha dhe perse i ka marrë ato e i varen si krenari në trup!?

A ka bërë krime ai në Bejrut, kur ishte drejtues me shpate kur’an dhe gjak të pafajshëm të popullit krisian libanez, duke u shkatërruar atyre kishat e vjetra dhe ndërtuar xhamia, duke i konvertuar me dhunë sërisht me: shpat, gjak dhe kur’an nga të krishtere në islam!?

Si shpiegohet që e njëjta historike kishte ndodh dhe po ndodhte ndër shekuj fatkeqsisht edhe në trojet martire të Arbërisë dhe Dardanisë martire dhe cfarë bëri  ky “intelektual” edhe Vaso edhe Pasha për t’i ndalur këto gjenocide apo krime kundër njerëzimit!?

Ai s’ka lidhje me Shqipninë, sepse ishte qytetar otoman e i ka shërbyer qeverive dhe otomanizmit, islamizimit dhe asimilimit të popujve etnik dhe të krishterë kudo ku ka shkelur e kishte toka të pushtuara dhe sunduara nga Perandoria në fjalë. Ata nuk do te sjelln dokumente nga burimet britanike, europiane, literature e pasur amerikane apo shtetet perreth Libanit, që të tregojnë per masakrat që bëri Perandoria Xhihadiste Islame Otomane e Hurit dhe e Liratit…

Spikerja tha se autoret e kumtesave do te flaisn mbi bazen e burime te reja otomane, te cilat jane shkruar nga kronistet otomane, te culet asnjehere nuk kane kritikuar Perandorine por e kanë ngritur ne qiell si Perendi në Tokë. Pra, ata kërkojnë të rishkruajnë historinë fatkeqsisht gjoja “shqiptare”, duke u mbështetur tek burimet pushtuese glorifikuese të njëanshme si deri me sot.

Edhe Vaso edhe Pasha, s’ka lidhje me Rilindjen Shqiptare AntiOmane, por me rilindjen e ideve të skllavërisë së popullit liban dhe të shqiptarëve për të njëjtat arsye. Ai ishte turk dhe antar i levizjes xhihadiste otomane islame, e cila vendoste ligje për nënshtrimin e popujve brenda hartës së madhe perandorake…

Edhe Arianit Cela ka marrë shume dekorada nga regjimi komunist për shërbimet kriminale, që ka bërë ndaj Perandorisë Komuniste në Shqipni të diktatorit sultan Enver Hoxha, por kjo s’do të thotë se ai ishte patriot shqiptar.

Dekoratat e Vaso turkut janë otomane dhe asnjë shqiptare. Edhe Vaso edhe Pasha nuk e ngriti zërin asnjëherë tek eprorët e tij, për ti thënë bossit të tij Sulltanit, se populli im shqiptar, të cilin  e kam braktisë me kohë vetëm për bythen tënnde, për ofiqet e majme dhe privilegjet e mia otomane nuk di shqip me shkru as me lexue, sepse ju otomanet nuk e lejoni te mesoj gjuhen shqipe.

Sa shkolla për të mësuar gjuhën dhe kulturën etnike libaneze hapi Edhe Vaso edhe Pasha në Libanin e sunduar prej tij dhe bissit Sulltan, për fëmijet libenez, sa universitete ai ndërtoi për të rinjtë vajza dhe djemë libanez.

Asnjë dhe asgjë, por vecse hapi varre me viktimat libanez të tij, hapi shkolla me ideologji indoktrinuese radikale fetare islame etj… Edhe peshkopi i kuq Noli ishte adash i preferuar i Dullës së Gjinokatëes njësoj sikurse edhe ky trathtar dhe mercenary, që fatkeqsisht sot po e nderoni dhe pompon me hipërbolizime dhe trillime gjoja historike.

Të paktën hiqjani dekoratat, që ka në trup për turp. Ata i ka marrë nga sulltanin otoman islamin, që shkaterroi Arbërinë dhe dogji disa here kështjellën legjendare të Shkodrën.

Otomani Vaso Pasha sa i bardhë për shqiptarët e tij aq i zi për libanezët (1883-1892)…

Vaso Pasha, gjatë gjithë jetës si mercenar otoman islam i bindur, i ka shërbyer vetëm vezirit dhe sulltanit. Ka qenë ai qe ka bërë kërdinë në Bejrud, e cila në histori njihet ose quhet edhe si Gjenocidi Libanez. Ky pasha besnik turkoshak, u dergua në Prizren si dorë e forte, për të mbajtur tokat e Khalifatit në truallin e Arbërit, në kohën e tkurrjes së detyruar të osmanllinjve mizor nga tokat ballkanike kristiane pas Panvarësisë së Greqisë. Në Prizren, ky pasha gjakatar, ka thënë: “Kush do që do t’guxoj të belbëzoj autonominë ndaj Portës së Lartë do të ndeshkohet me ligj për tradhëti. (Ligji ishte prerje koke dhe vendosja e saj në një hu)”.

Shqipëria, fatkeqsisht vazhdon akoma sot me dimensionet historike të fallsifikuara e të servirura nga turqit (neo-otoman) apo nga kalemxhinj të paguar nga ata. Akoma sot i falen tyrbeve dhe sulltanëve mizor shqipfolësit, që rastësia i hodhi në atë truall të shenjte. Ato vazhdojnë për vete të mbajnë ndër shekuj emrat e mizorëve, si: sulltanëve, pashave, jeniçerëve, vezirëve, komandatëve të ekspeditave ndëshkimore ushtarake… dhe vazhdojnë fatkeqsisht t’i trashëgojnë ato tek fëmijët e tyre arnaut…”Robert Qafzezi

Gjendja në Liban dhe a ishte pashai “shqiptar”!?

Guvernator apo Mutasarrıf!?

Qysh në fillim duhet thënë se Vaso (Wassa) Pasha nuk ishte asnjiherë guvernator, por ishte emruar Mutasarrıf.

Historikisht, dihet se termi i mëparshëm guvernator, ishte braktisur nga Perandoria Xhihadiste Islame Otomane.[2] Antarët e Komisionit Ndërkombëtar, vit pas viti dhe ndër dekadat e shkuara,  kanë hulumtuar shumë emra për ndarjen e re administrative dhe guvernatorin e saj.

Asokohe shumë tituj karriere administrative, u morën në konsideratë ose u anashkauan në përshtatje me kohën dhe inetresat perandorake xhihadiste otomane islame. Kështu emertimi emir u hodh poshtë shpejt, sepse ishte ofenduese ndaj Portës së Lartë Islame Otomane, mbasi dihet se emiri, ishte titulli i Sulltanit (Perandorit) figurës hierarkike më të lartë dhe madhe qendrore perandorake.

Ai, u kujtonte oborrit perandorak islam otoman sistemin e emirateve, që ata vetë asokohe e kishin luftuar për t’a shfuqizuar përgjithmonë.

Edhe emertimi tjetër valigji, gjithashtu ra nga “fiku” (përdorimi i përditshëm), sepse anëtarët e Komisionit donin të përcjellnin rëndësinë e rangut të titullit të ri, i cili ishte më i lartë se ai i guvernatorëve otomanë të vilajetëve të kohës.

Mirëpo, sikurse mësohet nga burimet historike të kohës, shohim se pas dy javësh diskutimi u miratua termi i ri francez i përkthimit në turqishten e vjetër (persisht, e cila sot është gjuhë e vdekur në Turqi) si mutasarrıf[3], i cili u miratua si titull i ri, për të përcaktuar saktësisht pozitën e lartë qeverisëse ose administrative të nivelit të lartë të guvernatorit otoman. Ai u quajt ashtu, për nder të Malit Liban.

Sipas burimeve historike dhe literaturës së shkruar, thuhet se pas vitit 1861, asokohe ekzistonte Mali i Libanit si Autonomi, me një mutasarrıf të krishterë, e cila ishte krijuar si atdhe (krahinë autonome) për maronitët, nën presionin diplomatik evropian.

Politika e vjetër otomane islame ishte perça dhe sundo, e cila asokohe futi në luftë civile banorët e krishterë në Malin e Libanit, në vitin 1860.

Kështu në me 22 maj të vitit 1860, një grup i vogël i maronitëve qëlluan një grup druzi në hyrje të Bejrutit, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë.

Kjo shkaktoi dhunën masive, e cila shumë shpejt doli jashtë kontrollit dhe fatkeqsisht përfshiu të gjithë Libanin. Nga data 29-31 maj të vitit 1860, burimet historike tregojnë se mbi 60 fshatra të banuara u shkatërruan totalisht në afërsi të Bejrutit.

Deri në muajin qershor të vitit 1860 nga luftimet e ashpra ndër fetare u vranë 33 banorë të krishterë dhe 48 druz.

Trazirat u përhapën edhe në lagjet e komuniteteve të përziera (miks) të Libanit jugor dhe në vendet e tjera, si: Sidon, Hasbaya, Rashaya, Deir el Qamar dhe Zahlé.

Fshatarët fanatik dhe radikal islam të Druzës, rrethuan manastirët dhe misionet fetare katolike e i dogjën ato menjëherë, duke vranë pa mëshirë të gjithë murgjit, që fatkeqsisht asokohe ndodheshin aty në ndërtesën e tyre.

Sikurse tregojnë kronistët, media dhe historianët e kohës, Franca ndërhyri menjëherë në emër të mbrotjes së popullatës së krishterë dhe klerikëve katolikë (të masakruar barbarisht me shpatë dhe nga indokrinimi radikal kur’anor islam), pas masakrave, në të cilat për arsye të pastra fetare dhe racizmit u vranë mbi 10.000 të krishterë.[4]

Vaso Pasha, është caktuar si mutasarrıf nga Djemal Pasha (një nga tre pashatë e udhëheqjes xhihadiste islame otomane të Luftës së Parë Botërore) në vitin 1915, pas së cilës ai caktoi asokohe mutasarrıf e tij.

Perandoria Xhihadiste Islame Otomane, fatkeqsisht sundoi Libanin për 402 vjet nga pushtimi i tij në vitin e zi 1516 deri në fund të Luftës së Parë Botërore në vitin 1918.

Sulltani kalifatist islam otoman Salim II (1516-1520), pushtoi dhe masakroi barbarisht asokohe Sirinë dhe Libanin në vitin 1516. Salim I, i zhvendosur nga elokuenca e sundimtarit libanez Amir Fakhr ad Din I (1516-1544), vendosi t’i jepte amirëve libanezë një status gjysmë autonom.

Otomanët e kalifatit islam, përmes Maans, një familje feudale të madhe druze dhe shihabët (një familje myslimane sunite), që u konvertuan në krishterim, qeverisen Libanin deri në mes të shekullit XIX.

Administrata xhihadiste islame otomane, ishte e efektshme vetëm në zonat urbane, ndërkohë që pjesa më e madhe e vendit ishte e sunduar nga krerët fisnorë, kryesisht të bazuara në aftësinë e tyre për të mbledhur taksat e xhizies për sulltanin perandorak.

Sundimi i ashpër i sulltan Abdul Hamidit II (1876-1909), nxiti nacionalistët arabë, të krishterët dhe myslimanët, në Bejrut dhe Damask, për t’u organizuar së bashku në grupe dhe parti politike klandestine antiotomane.[5]

Shumë të krishterë libanezë asokohe, ishin shumë të shqetësuar për politikat e hapura agresive kur’anore asimiluese pan-islamike otomane (turke), duke pasur frikë nga përsëritja e mundshme e masakrave asimiluese kolektive të vitit 1860, ku u barbarizuan me qindra fëmijë, gra shtatzëna, pleq dhe njerëz të paaftë, të cilët jetonin paqesisht në shtëpitë e tyre dhe nuk mund të lëviznin…

Një numër i muslimanëve libanezë, nga ana tjetër, kërkuan të mos liberalizonin regjimin xhihadist islam otoman, por t’a ruanin atë (sundim) sikurse ishte me force të herkut kundër të krishterëve etnik vendas, pasi sikurse dihet asokohe muslimanët radikal sunitë me fanatizëm pëlqenin të identifikoheshin me kalifatin e tyre tradicional islam otoman.

Në kohën edhe momentin e duhur nga gjiri i popullit libanez fatmirësisht doli heroi kombëtar i tyre Youssef Bey Karam, i cili, ishte një nacionalist libanez, që luajti një rol të rëndsishëm me ndikim politik, në ndërgjegjësimin dhe Pavarësinë e plotë të Atdheut të tij të dashur Libanit nga pushtimi gjaksor, kur’anor dhe mizor i Perandorisë Kalifatiste Islame Otomane…

Mirëpo, asokohe fillimisht grupet reformatore të Arabisë Saudite, shpresonin dhe besonini me naivitet, se synimet e tyre nacionaliste do të mbështeteshin nga Revolucioni Xhonturq (Turqit e Rinj), të cilët kishin organizuar një revolucion islamik propagandistik, me qëllime të caktuara vetëm për pushtet, gjatë viteve 1908-1909.

Fatkeqësisht, pas ardhjes realisht në pushtet, turqit e rinj (xhonturqit) islamik, u bënë gjithnjë e më aggressive egoist, arrogant, hipokritë, mashtrues dhe “nacionalistë”, duke mos e vrarë mendjen për pavarësinë e shteteve, që parardhësit e tyre otomanë kishin arritur asokohe. Pra, qëllimi i tyre kryesor ishte thjeshtë, një ndërrim pushtetesh, sundim i vazhdueshem ku’anor radikal islam dhe jo liri dhe pavarësi të shtetëve të pushtuara (robëruara) nën flamurin e xhihadit të ri islam turk.

Ata braktisën shumë nga premtimet e bukura propagandistike për efekte elektorale dhe politikat e tyre gjoja “liberale”, për shkak të kundërshtimit të brendshëm dhe angazhimit të Perandorisë Xhihadiste Islame Otomane (Turqisë së sotme) në luftërat e reja të huaja, midis viteve 1911 dhe 1913…

Historia e kalifatit 507-vjeçar (1517-1924) dhe Arbëria nën kthetrat e saj radikale

Përgjigjen e saktë të pyetjes historike e japin enciklopeditë dhe librat e mbushur me dokumente xhihadiste islame otomane me përmbatje historike, të shkruar nga autorë të ndryshëm dhe më të shumti ato britanik dhe të pranuar, sikurse edhe nga vetë otomanologët gjatë dekadave të shkuara. Ja disa nga citimet e autorëve dhe referencat e librave nga i kam marrë.

Sipas historianeve, thuhet se Perandoria Xhihadiste Islame Otomane u themelua në fund të shekullit XIII, në Azinë e Vogël Veriperëndimore, në rrethinën e Bilexhikut dhe Sëgytit, nga kreu fisnor oguz turk Osmani.

Pas vitit 1354, osmanët kaluan në Evropë, dhe me pushtimin e Europës Juglindore (Ballkanit), Bejllëku Otoman u kthye në një Perandori Agresive Barbare Xhihadiste Islame Otomane Ndërkontinentale.

Otomanët, i japën fund Perandorisë Bizantine në vitin 1453, me pushtimin e Kostadinopojës nga Mehmet Fatih-u (shqip do të thotë Pushtuesi), i cili ka vrarë dhe prerë me shpatë dhe nxitur nga propaganda inspiruese kur’anore qindra dhe mijëra të krishterë entik shqiptar (dardan) në trojet e Arbërit.[6]

Për turpin tonë, sikurse dihet fatkeqsisht sulltan Pushtuesi (Fatih), ka sot xhaminë më të madhe në botë në Dardani, pra në kryqytetin e shtetit “arnaut” në Prishtinë, e cila mirëmbahet vazhdimisht, mbrohet me ligje dhe polici si monument kulture i trashigimisë dhe rëndësisë së veçantë, duke shprehur gjithnjë një adhurim mahnitës apo dashuri me fanatizëm islam të madh nga komuniteti naiv otomanë muslimanë i quajtur gabimisht “dardan” në Kosovë.

Sulltani xhihadist otoman islam, gjithashtu adhurohet si Perendi apo Zot, sepse otomanët arnaut dhe turqit e ardhur aty ndër shekuj falen rregullisht 5 (pesë) herë në ditë, sepse i bëri me dhunë dhe genocid (shpatë dhe kur’an) si otomanë dhe islam. Në qytetin historik të Prizrenit, që thuhet teorikisht se është kryqytetit i Shqipërisë Etnike, gjuha e re e folur e pushuesve xhihadistë islam otomanë (turqishtja e re me bazë latine), është bërë zyrtarisht një gjuhë e folur e perditshme, e cila sot po përdoret masivisht kudo në ambientet publike dhe shkollat e niveleve të ndryshme atje.

Kalifati otoman islam filloi në vitin 1517-1924, nën dinastitë otomane të Perandorisë. Ai ishte kalifati i fundit sunit islamik i epokës mesjetare të vonshme dhe të hershme.

Pra, edhe pashai otoman islam ose turqeliu Vaso Pasha simutasarrıf i Libanit, ka sunduar fatkeqsisht sipas ligjeve dhe praktikave të kalifatit të mirefilltë mizor islam otoman (vitet 1517-1924) për afro 507 vjet, të miratuar shumë shekuj më parë nga Perandoria Xhihadiste Islame Otomane.

Gjatë periudhës së rritjes otomane, sundimtarët xhihadistë islam otomanë, pohonin hapur autoritetin e kalifatit, që nga pushtimi i sulltanit Muratit I (që u vra në Fushë Kosovë nga heroi kombëtar dardan Llesh Nikoll Mhilli ose sikurse njihet edhe me emrin Millosh Kopiliqi) në Edirne në vitin 1362.

Më vonë, Selimi I, nëpërmjet pushtimit dhe unifikimit të tokave muslimane, u bë mbrojtësi i qyteteve të shenjta fetare islame të Mekës dhe Medinës, e cila më tej e përforcoi pretendimin islam otoman për kalifatin në botën  e pushtuar dhe nënshtruar muslimane.

Humbja e luftrave të njëpasnjëshme të Kalifatit Islam Otoman, u bë për shkak të një erozioni të brendshëm të ngadaltë të pushtetit (korrupsionit galopant i të gjithë niveleve hierarkike brenda Perandorisë; pushtetomania e pakufi me luftë të hapur apo të fshehtë për ofiçe më të larta; intriga nga më të ndryshmet; flirte apo pervesitete me dashuriçka inçsti non stop brenda gjakut; përhapja e pedofilisë dhe pederastisë; posedimi i grave pa kufi me dhe pa kurorë islame; rritja e numërit dhe kontrolli në duart e tyre i sa më shumë haremeve (prostitucioneve) me vajza dhe djem minorenë nga të gjithë vendet koloniale dhe pushtuara të krishtera dhe ateiste; etja apo zotërimi dhe zgjerimi i sa më shumë parave, gurëve të çmuar (ar, diamonde, smeralde, argjend, rubin etj.) dhe pasurive (tokave dhe pronave të tjera si banesa dhe bujtina apo hotele…) të tundshme dhe të patundshme përrallore pa kufi dhe kapja e sa më shumë froneve hierarkike, përhapja në masë e fenomenit antihuman të inçestit apo martesat brenda gjakut, traditë kjo e hershme absurde islamike), në raport me Europën Perëndimore dhe për shkak të përfundimit apo degradimit të shtetit otoman.

Abdulmecid II, kalifi i fundit osman, mbajti pozicionin e tij kalifor për disa vjet pas ndarjes, por me reformat laike të Mustafa Kemalit Ataturkut dhe me mërgimin pasues të familjes mbretërore Kalifatiste Islame Otomane nga Republika e Turqisë në vitin 1924, pozita kalifatiste fatmirësisht u hoq me ligj. Në këtë mënyrë kemi krijimin e shtetit laik, e cila pasoi me formimin e Republikës së parë laike  turke, me ligje dhe sistem qeverisjeve dhe kulture të re demokratike përparimtare, sipas modeleve të vendeve të civilizuara të Europës Perëndimore.

Që nga shekulli XIV, kalifati u pretendua nga sulltanët turq të Perandorisë Xhihadiste Islame Otomane, duke filluar me sulltan Murati I, dhe ato gradualisht u konsideruan si udhëheqës de facto dhe përfaqësues të botës islame dhe më vonë nga Konstandinopoja (Stambolli i sotëm), sulltanët otomanë sunduan mbi një perandori, që në kulmin e saj mbulonte Anatolian, pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme, Afrikën e Veriut, Kaukazin dhe u shtri thellë në Evropën Lindore dhe Juglindore (ku bëjnë pjesë fatkeqsisht edhe trojet e viktimizuara ndër shekuj të Arbërisë).

Me lindjen e Revolucionit Industrial Europian, fuqitë evropiane u riorganizuan dhe sfiduan gradualisht dominimin islam të kalifatit barbarë antihuman otoman.

Për shkak të udhëheqjes së dobët, normave arkaike dhe fanatike politike dhe sikurse edhe paaftësisë për të mbajtur hapin me progresin teknologjik në Evropë, Perandoria Xhihadiste Islame Otomane, nuk mundi të reagoj në mënyrë efektive në ringjalljen e Evropës dhe gradualisht e humbi pozitën e saj si një fuqi perandorake e madhe sunduese ushtarake dhe islame kur’anore.

Perandoria Xhihadiste Islame Otomane, nuk kishte në forcën ushtarake të rivalit kryesor të saj, Perandorisë Cariste Ruse dhe pësoi asokohe nga ajo fatmirësisht disa humbje të njëpasnjëshme dhe drastike në njerëz dhe armatime në luftërat e ashpra me Perandorinë e fuqishme orthodokse të Rusisë.

Edhe pse turqit e rinj (xhonturqit) e kishin detyruar sulltanin në cilësinë e tij si Kalifi, për të deklaruar një xhihad të ri (neo-kalifat), që i nxiste hapur të gjithë muslimanët e botës, që t’i rezistojnë me të gjitha mënyrat shkeljeve të aleatëve kristian europianë në tokat e tyre. Megjithatë duhet thënë se fatmirësisht përpjekja e tyre asokohe ishte e pasuksesshme dhe deshtoi, seps enuk gjeti përkrahje…

Qeveria xhihadiste islame turke e Rumanisë dha dorëheqje në masë dhe Enveri, Talati dhe Qemali[7]  u larguan (arratisën) nga Turqia menjëherë, me një anije luftarake gjermane.

Sulltan Mehmed VI, i cili u vetëshpall sultan, pasi vëllai i tij Mehmed V vdiq nga një atak në zemër në muajin korrik, ra dakord për një armëpushim, në mënyrë që riorganizonte ushtrinë e tij, që kishte pësuar asokohe disa disfata dhe shkatërrime të mëdha..

Trupat aleate europiane, arritën në Konstandinopoj dhe pushtuan pallatin e sulltanit, duke i dhënë fund fatmirësisht sundimit të tij të përgjashëm dhe barbar shumë shekullor.[8]

Feja e shqiptarit, nuk është shqiptaria!

Ka të drejtë prof. Artan Fuga, kur pohon përkufizimin më të saktë, mbasi vjersha e pashait islam turk (Vaso Pasha) është lakuar apo përmendur në mënyrë rutinë nga politikanët sharlatanë dhe sherrbudallët ateistë si buka e përditshme më shumë para, gjatë komunizmit dhe sot në “demokraci”.

Nga përvoja botërore dhe ajo e vendlindjes, dihet se feja nuk ka në brendësi të vetën aksiomën e përçarjes (perça dhe sundo), por dashurinë për njeriun.

Pashai xhihadist islam otomano-arnaut Pashko Vaso, nuk iu kundëvu asnjëherë fesë islame si besim në Zotin, sepse vetë ai në Bejrut si sundimtar (1883-1892), për llogari të Perandorisë Xhihadiste Islame Otomane punoi papushim me trinomin: kërbaç, shpatë dhe kur’an, për të marrë sa më shumë dekorata (në gjoksin e tij), duke ndërtuar shumë xhami të reja mjerimi shpirtëror mbi themelet e kishave vendase etnike të lashta kristiane.

Edhe pse Pashai ishte dhe është ende sot personaliteti “shqiptar” më i glorifikuar në mënyrë hipërbolizuese propagandistike hoxhiste, në fushën e historisë dhe letërsisë, kalemxhinjtë e historiografisë islame komuniste dhe post-komuniste, nuk kanë reaguar asnjëherë ndaj shprehjeve të hapura të tij pro otomanizmit islamik dhe Perandorisë së tij të mirëfilltë Xhihadiste Islame Otomane, që si objekt kryesor kishte asimilimin e trojeve dhe popullsisë etnike të krishterë shqiptare.

Diktatori komunist, nipi i hoxhës me origjinë otomane-arabe Enver Hoxha e kishte pashain otoman islam pasha Vaso-n pikë të dobët dhe shpesh u referohej apo citonte shprehjet e tij, si: “Feja e shqiparit asht shqiptaria”, gjë të cilën po e vijojnë presidentët e tjerë muslimanë, që erdhën mbas tij, me përjashtim të ish presidentit orthodoks dr. Alfred Moisiut (i cili, asnjëherë nuk i quajti turqit vëllezër), vazhdojnë edhe në ditët tona të shprehen hapur dhe publikisht, se me turqit ne jemi popuj vëllezër!!!!

Në vargjet e Vasos islam otoman dhe me pashaportë si shtetas perandorak otoman, ka një metaforë, pra kur thuhet se mbi dallimet fetare lulëzon ndjenja e kombësisë, dhe thuhet se feja e shqiptarit është shqiptaria, kjo duhet marrë në kuptim metaforik, sepse këtu barazohen dy gjëra të ndryshme me njera-tjetrën.

Sipas logjikës normale, mund të themi se ashtu mund të thuhet edhe se politika e shqiptarit është shqiptaria, se krahinarizmi i shqiptarit është shqiptaria, se shkenca e shqiptarit është shqiptaria, se familja e shqiptarit është shqiptaria., etj. Por, metafora në këtë rast, nuk duhet marrë dhe nuk merret asnjëherë si koncept shkencor.

Zëvendësimi i fesë me kombin, ngritja e kombësisë në fe, dëmton edhe kombin edhe fenë autentike. Kësisoj, ajo (feja) ngrihet kundër monoteizmit për idhujtarira dhe idole politike të konsideruara si Perëndi. Në këtë rast, sërisht ajo e lë shqiptarin pa mbrojtje metafizike, i heq mistikën metafizike kombësisë shqiptare.

Pasi e keqinterpretuan turkoshakun islam pasha Pashko Vasën dhe barazuan ndjenjën fetare me kombësinë, e ngritën këtë ideologjikisht si bazën e identitetit shqiptar nën ideologjinë totalitare.

Po sot përse nuk guxon kush t’a vendosi Pashko Vasën në vend?

Kjo po ndodh fatkeqsisht, sepse stalinizmi vazhdon t’a mbajë albanologjinë në disa kështjella të konservuar, pastaj punën tjetër e bën inercia mendore, lodhja intelektuale, përtacia e gjykimit, plakja e arsyetimit, e në fund budallallepsja sociale.[9]

Askush nuk merret për të analizuar në sensin kritik, shprehjen e pashait “shkodran” otoman: “Bashkimi i shqiptarëve ngushtë me Perandorinë Otomane, përbën të vetmin shans për shpëtim… sepse Ajo nuk cënon as idenë kombëtare, as gjuhën, as traditën…”[10]

Kësaj fyerje kombëtare me paramendim dhe ndërgjegje të plotë, poeti ynë brilant i tokës se Arbërit (të zhuritur shqiptar për shumë shekuj me radhë), i përgjigjet me vargje të skalitura mjeshtërisht dhe me shumë kuptim domethënës:

“…E Ç’farë gjuhe flisni? – TURPI JU MLOFTË..!
S’doni agimin e ditëve t’bardha?
Jo, ju ktu s’paskeni fis as atdhe!
Ju s’jenis Shqyptar…!
JU JENI BASTARDA,
T’pa shpirt, pa ndere – t’dehur me fe…!” – Andon Z. Çajupi

Historiografia shqipshkruese komuniste, me mentalitet otoman dje dhe sot, në Prishtinë dhe Tiranë, vazhdojnë t’i shpërlajnë trurin nxenësve naiv të shkollave nga cikli i ulët deri në auditoret e universitetëve private dhe shtetërore, përmes programeve të paramenduar nga qeveritë neo-otomane islame turke dhe respektive e Shqipërisë dhe Kosovës, e cila nuk është gjë tjetër veçse propaganda e mirëfilltë islame otomane dhe neo-otomane nënshtruese dhe antishqiptare.

Nëse i hedhin një vështrim librave të sotme të Historisë së Popullit Shqiptar, të periudhës së zezë nazikomuniste dhe post-nazikomuniste 1944-2024, që janë botuar, nën kontrollin e rrept të regjimit pro turk (arnaut) gjoja shqiptar, asnjëherë nuk thuhen anët e errëta të vezirëve, mutasarrıfve, pashave, valive, jeniçerëve, etj., shqiptarë ose me origjinë shqiptare (të asimiluar), që luftuan kundër popullit shqiptar dhe popujve të tjerë të krishterë në Europën Juglindore (Ballkan), Afrikën e Veriut, Lindjen e Mesme etj.

Ata janë arnaut të shitur dhe asimiluar totalisht janë dekoruar vazhdimisht vetëm pse kanë vrarë bashkatdhetarët e tyre arbëror të krishterë nga sulltanët dhe vezirët e Perandorisë, për merita me motivacione plot lavderime, pse kanë nënshtruar brutalish me gjak, kur’an dhe shpatë, sipas devizës dhe porosisë së sulltanit dhe rregullave strikte të kalifatit islam otoman popujt fatkeq dhe martirë anti-otomanë. (!!!)

Shqiptari fatmirësisht ndër shekuj, nuk mbahet mend nga historia të ketë pushtuar dhe terrorizuar me shpatë territore apo kombe të tjera, për t’i sunduar. Vetëm individë me prirje apo gjak egoist arnaut, kanë vepruar si diktatorë në disa shtete apo popullsi, ku ata kanë qenë sundues. Historia, sjell raste negative të shumë individëve fatkeqsisht shqiptarë, duke nxjerrë në pah vazhdimisht veset më negative antinjerëzore…, kur ato kanë qenë me pushtet apo detyrë administrative për llogari të të huajve.

Kësisoj kujtojmë, se fatkeqsisht dhe negativisht si shembull mbetet shqiptaro otomani Muhammed Ali, i cili ishte nënkryetar i Egjiptit. Ai ndërhyri shpesh brutalisht me forcën e armëve kalifatiste otomane islame, për të mbrojtur interesat e Perandorisë Kalifatiste Islame Otomane, në një shtet tjetër si Libani, që juridikisht ishte jashtë juridiksionit të shtetit të tij.

Në vitin 1821, Bashiri II u detyrua të kërkonte strehim në Egjipt, duke revoltuar maronitët libanez të mërzitur.

Në vitin 1822, emiri u kthye në Liban, i mbështetur nga Muhamed Aliu, ku shumë historianë të kohës e akuzojnë emirin për nxitjen e tensioneve fetare midis bashkësisë së maronizuar dhe Druzët historikisht dominues.[11]

Në enciklopedinë e historisë kalifatiste islame otomane të sulltanëve të plotfiqishëm, shkruhet gjerësisht dhe me krenari, se të gjithë zyrtarët e lartë të emruar direkt me dekret perandorak (sulltani) në vendet dhe shtetet e ndryshme, brenda hartës pushtuese kalifatiste islame otomane, ata duhet të zbatojnë pa diskutim (kundërshtim) të gjithë ligjet e kalifatit, poltikën e vazhdueshme të islamizimit me cdo kusht të popullsisë së krishterë, të ndërtojnë aty sa më shumë minare mbi xhami të reja në tokat kristiane, duke rrënuar kishat dhe objektet e tjera fetare etnike vendase jo islame të kohës në ato shtete dhe brenda qendrave të banimit të zonave urbane dhe rurale t’i sundojnë vazhdimisht dhe përjetësisht.

A nuk ka ndodhur e njëjta situatë negative e dhimbshme historie shumë shekullore me skenarë të ngjashme dhe aktorë tragjikë edhe në trojet e lashta etnike të Arbërisë!?

Ja se çfarë shkruan turkushaku servil dhe xhelat njëkohsisht Vaso Pasha (1825-1892): “Bashkimi i shqiptarëve ngushtë me Peranrorine Otomane Islame, përbën të vetmin shans për shpëtim… sepse ajo nuk cënon as idenë kombëtare, as gjuhën, as traditën…”[12]

Ndryshe nga Vaso Pasha, luftëtarët e pamposhtur të lirisë dhe pavarësisë të tokës amtare të Arbërit, me armë në dorë në Veri dhe Jug të Shqipërisë, shprehen hapur: “Ne, vëllezër, nuk kemi asgjë të përbashkët me Turqinë, përvec fese (edhe këtë një pjesë nga ne), e cila, përpara Atdheut, kombit dhe lirisë, amanetit të lenë nga stërgjyshërit për dashurinë kundrejt Atdheut dhe gjuhës, nuk do të thotë asgjë.” – Çerciz Topulli (1880-1915), Veprimtar i Rilindjes Kombëtare, luftëtar.

Andon Z. Çajupi:

“Shqipërinë e mori turku i vu zjarr,
SHQIPTAR mos rri, po duku, shqiptar!
MJAFT PUNOVE PËR TË TJERE, O FATKEQ,
kujto vendin ku ke lerë dhe po heq…
Të ka bërë Perëndia luftëtar,
Nuk të lodhi robëria, shqipetar?
Të gjithë djemtë që ke qarë dhe mban zi,
Për Morenë janë vrarë, për Turqi.
Trathtorve të kombit
Ç’asht kjo mynxyrë?
Cili komb jemi?
Vallë prinden tuej s’e keni njoftë?
Po Çfarë gjaku nder dej ju keni?
E Ç’farë gjuhe flisni? – TURPI JU MLOFTË..!
S’doni agimin e ditëve t’bardha?
Jo, ju ktu s’paskeni fis as atdhe!
Ju s’jenisShqyptar…!
JU JENI BASTARDA,
T’pa shpirt, pa ndere – t’dehur me fe…! –

Kurse shkrimtari tjetër atdhedashës Risto Siliqi (1882-1936), poet, publicist dhe atdhetar, një ndër rilindasit dhe patriotët më të shquar të pushkës, mendjes dhe pendës së mprehtë.

Ne, shqiptarët e anës kombëtare, nuk kemi tjetër mendim përveç t’a heqim Shqipërinë nga balta. Kërkojmë të jetojë kombi ynë me gjuhë të tij, me mendime e me ndër të tij. Sa shqiptarë janë të ndershëm, do të mbajnë të gjithë me anën kombëtare. Ata që janë ZUZARË, SHPIRTROBËR, e BIJ KURVASH, le të mbajnë me anët e tjera.” – Faik Domenik KONITZA.

Shkrimtari Ismail Kadare, ndër të tjera: “Turqia, bërthama e Perandorisë Islame Pushtuese, ajo që me ME SHPATE DHE KUR’AN kishte bërë ç’nuk e ç’mos PER T’I KTHYER ballkanasit nga europianë në otomanë, e NGA TE KRISHTERE NE ISLAMIKE, në mbarim të kacafytjes përfundoi ajo vetë në një shtet laik e republikan.”

A jemi shqiptar apo otomanë?

Dhe së fundi, sot po mësojmë të “vërtetën”, sipas hoxhës fanatik islam Ternava të ditëve tona, i cili, nxjerr hapur dhe pa dorashka atë që i vlon me kënaqsi në gji, mbi identitetin otoman (turk) të vetin dhe shqiptarëve muslimanë në token e masakruar në Dardani.

Kështu mullar Naim Tërnava, pohon se: “Turqit dhe shqiptarët i kanë familjet dhe gjakun e përzier me njëri-tjetrin. Ky vend flet për historinë tonë dhe ky vend flet se ne si dy popuj kemi familje të përziera dhe gjakun e përzier tash e 622 vjet dhe falë Sulltan Muratit ne sot jemi besimtarë myslimanë shumicë”.[13]

Në një takim tjetër faljesh islame, para varrit të kriminelit barbar Sulltan Muratit I, që ndodhet në Prishtinë dhe është shpallur prej kohësh fatkeqisht si monument kulture (që mbrohet ligjshmërisht e fanatizëm “atdhetar” nga shteti i Kosovës), kryemyftiu neo-otoman Naim Ternava, sërisht rithotë:

Dhe kurrë mos thoni për ata të cilët vdesin në rrugën e Zotit (Islamizmit) se ata janë të vdekur. Jo! Jo, ata janë të gjallë dhe në vazhdimësi të furnizuar me begati të madhit Zot. Është obligim për t’a kujtuar Sulltan Muratin, i cili kontribuoi në çlirimin e popullit shqiptar nga okupatori sllav, që kishte zaptuar trevat shqiptare duke zbritur nga malet e Rusisë me qëllim që shqiptarët t’i asimilojnë plotësisht duke i zhdukur. Me ardhjen e Sulltan Muratit I, zullumqari i quajturi car Lazar u fshi nga faqja e dheut. Për 500 vjet të tjera “shqiptarët dhe turqit bashkëjetuan dhe bashkëqeverisën këto troje”.[14]


[1] https://www.youtube.com/watch?v=3Yca3vnBWz0
[2] Pashko Vasa, aka Wassa Pasha, mutasarrıf from 1883 to 1892.
[3] Cebel-i Lübnan Mutasarrıflığı
[4] Fawaz, Leila Tarazi (1995). Occasion for War: Civil Conflict in Lebanon and Damascus in 1860 (illustrated ed.). I.B.Tauris & Company. p. 320.
[5] U.S. Library of Congress. “Lebanon-Religious Conflicts”.  countrystudies.us. Retrieved 2009-11-23.
[6] Mehmet Fatih (Pushtuesi), sultan, i cili, sot është një nga idhujt insipirues më i admiruari i presidentitit neo-otoman “turk” Rexhep Taip Erdogan. Kujtojmë, se fatkeqsisht muslimanët kosovarë, për nder dhe respekt të tij, i kanë përkushtuar sulltanit mizor Pushtuesi xhaminë më të madhe në gadishullin e Ballkanit dhe fallen 5 here ne dite tek ai që i ka djeg dhe pjek per disa dekada… Per here te tij shume muslimane kosovare mbaj edhe emrin e tij dhe ua percjellim me krenari ate edhe femijeve dhe nipave të tyre…
[7] Emra identik sunduesish mizorë otomanë këto fatkeqsisht sot shumë të përhapur në disa shekuj edhe në trojet etnike shqiptare nga komuniteti musliman vendas dhe ish kolonët nga vendet islame të Lindjes së mesme etj.
[8] Lambton, Ann; Lewis, Bernard (1995). The Cambridge History of Islam: The Indian sub-continent, South-East Asia, Africa and the Muslim west. Cambridge University Press. p. 320. Retrieved 13 March 2015. An Economic and Social History of the Ottoman Empire, 1300–1914. 2. Cambridge University Press. Quataert, Donald (2005). The Ottoman Empire, 1700–1922 (2 ed.). Cambridge: Cambridge University Press. M. Naeem Qureshi (1999).
[9] Artan Fuga, 27 Janar 2018, Gazeta Shqip.
[10] Vaso Pasha (1825-1892): Marrë nga libri: “E vërteta për Shqipërinë dhe shqiptarët”, f. 124.
[11] Kisirwani, Maroun (October 1980). “Foreign Interference and Religious Animosity in Lebanon”. Journal of Contemporary History. 15)
[12] Marrë nga libri: Pashko Vaso “E vërteta për Shqipërinë dhe shqiptarët” f. 124.
[13] Kosova Haber, 2013.
[14] Nail Ternava, Prishtinë, 15 Qershor 2015.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.