Mishi brazilian në qendrën e frigoriferit në Lipjan dhe tryezat e familjes shqiptare…!

1
Mish nga Brazili

Në vend të lajmit

Skënder Karaçica

Nuk di a janë në dijeni zyrtarët e inspektoriatit të konftrollit të ushqimeve (institucioni qeveritar në Prishtinë), për qendrën e frigoriferit të mishit të importuar nga Brazili?

Në Lipjan tash sa vjet është hapur për “tregëti të lirë” qendra e frigoriferit (vetëm) për mishin dhe prodhimet e tij që vijnë nga importet nga Brazili.

Mishi brazilian përditë servohet në hotele, restorante dhe në familjet tona në Kosovë.Nuk është e qartë, pse qendra e frigoriferit në Lipjan ende i mbanë lidhjet tregëtare me Brazilin me vendin e largët të Amerikës Latine, me prodhimet e mishit, mbase me shenjën e dyshimit për tryezën në Kosovë.

Pse kjo qendër e mishit të frigoriferit në Lipjan, nuk bën lidhje tregëtare me kompanitë e mishit në vendet e BE-së dhe me Turqinë por në frigoriferët mban vetëm mish dhe prodhimet e tij që vijnë nga importet tregëtare me Brazilin?!

Për fund pa asnjë paragjykim, i sugjerojmë kompanisë së qendrës së frigoriferit në Lipjan, që të heqë dorë nga importët e mishit dhe të prodhimeve nga Brazili dhe, pa hezitim e, në të mirë të shëndetit publik në Kosovë, prodhimet e mishti të kemi nga kompanitë në Evropë dhe Turqia.

Konsumi i mishit të kemi nga kompanitë në Evropë dhe Turqia, për faktin e njohur për sigurinë e shëndetit publik, që, ushqimi i këtij produkti mos të bëhet “anamnezë” e sëmundjeve të shpeshta në hapësirën shqiptare në Kosovë!

Shtator, 2025

1 KOMENT

  1. 25% te planetes furnizohet me mish ga Brazili. E çka ka te keqe qe ne Kosove shitet mish nga Brazili? Km pershtypjen qe je xheloz qe ndonje fqi apo i aferm i juaj e ka ate biznis… se sa per qe ti shqetesohesh per Kosove …s’ka gjasa teorike… sepse ti ke ike nga Kosova dhe e ke tradhetue.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.