Nga Enver MEMISHAJ
Harry Fultz (1888 –1980) ishte pedagog amerikan i cili mes dy luftërave botërore e ndihmoi edhe arsimin në Shqipëri.
Në vitin 1922, Kryqi i Kuq Amerikan e caktoi profesorin e arteve mekanike, 34 vjeçarin Harry T. Fultz, drejtor të Shkollës Teknike, Tiranë, ku punoi për 10 vjet duke përgatitur për Shqipërinë një brez të rinjsh me ndjenja atdhetare dhe me vullnet të fortë për punë.
Ne punen e tij ai udhehiqej nga parimi i edukimit të të tjereve permes shembullit personal.
Gjatë Luftës së Dytë Botrore shërbeu si oficer i zbulimit ameriakn. Në vitet 1945 – 1946 bashkë me vajzën e tij shërbeu si shef i UNRA –s për të ndihmuar Shqipërinë, por komunistët mos mirënjohës për veprën e tij dhe të pa besë e dëbuan.
Dashuria për popullin shqiptar rrëfehet në veprën e tij “Lines of Illyria” ose “Vargje Ilirisë” shkruar me të bijen e tij Xhoanën gjatë qëndrimit të tyre në Tiranë, por botuar në vitin 1950 në Nju Jork, ai i ka shënuar kujtimet e tija duke i kushtuar disa vjersha Ilirisë.
Fultz i ka kushtuar Shqipërisë mundin dhe vrullin e veprimtarisë së tij burrërore, për më shumë se një dekadë. Ai shpreh aty ankthin për gjëndjen e shqiptarëve në atë kohë, për të arrijturat dhe të parrijturat e tyre dhe ankimin fisnik të zemrës së zjarrtë të një njeriu përparimtar që dëshiron të bëjë sa më shumë për popullin shqiptar.
Vepra e tij u vlerësua pas vitit 1990, kur Shkollës Teknike Amerikane, u emërtua Instituti “Harry T. Fultz”, Tiranë.
Nga gazeta “Flamuri” e Ballit Kombëtar që botohej në Romë, kemi marrë dhe po botojmë të përkthyer shqip parathënien edhe dy vjerrsha të librit “Lines to Illyria” (Vargje Ilirisë) të shkruara nga Harry T. Fultz edhe e bija Joan Fultz, më 1950.
PARATHËNIE
Këtu, në bregdetin lindor të detit Adriatik, ë diku midis Greqisë në jugë dhe Dalmacise në veri, është Shqipëria, e njohur qëmoti si Iliria. Këtu jetonin Ilirianët e motshëm dhe përpara atyre Pellasgët. Sot këtu jetojnë shqiptaret, pasardhësit e Ilirianëvet dhe të fisevet të tjera, gjaku i të cilëvet është perzier me atë të Ilirianëve.
Këtu, për shumë shekuj, breza pas brezi po të asaj dege të familjes njerëzore, përball vuajtjeve nga uria, nga zjarri ose nga ujërat mbytëse, kanë jetuar dhe vazhdojnëtë jetojnë. Gjatë periudhës së historisë së njohur ordhira pushtuese kanë shkelur dhe kanë shkretuar tokën e tyre, kanë vrarë njerzinë e tyre edhe janë larguar. Fenomene të natyrshme kanë gëlltitur qytetet e tyre në det, dhe kanë dërguar kundër tyre termete dhe të tjera mynxyra.
Mbas çdo shkaterrimi të shkakëtuar nga dora e njeriut dhe mbas çdo mynxyre të ardhur prej natyrës, kjo tokë e fortë dhe e pa epur e pjesës njerëzore i ka shtërnguar radhët dhe ka vazhduar të jetojë, duke ruajtur gjuhën e vet, karakteristikat e rracës së vet, zakonet dhe traditat e veta, një përmendore e gjallë e përshtatshmerise së njeriut dhe e fuqisë së shëndoshë të mendjes dhe të shpirtit të tij. Këtu njeriu gjen manifestimet e përditshme të cilesirave të fuqishme të cilat mbështetin egzistencën e njeriut në luftën e tij të pafund kundër elementëve të natyrës dhe kundër veseve të keqia të njeriut vetë.
Këtu, na të dy, babë dhe bijë, kemi banuar për një kohë të shkurtër, gjatëvjetve 1945 dhe 1946, mbas rrebeshit të një lufte të madhe, në një periudhë konfuzioni dhe dyshimi, edhe kemi zënë disa pamje fluturuese të këtyre cilësirave të fuqishme, ashtu siç na janë çfaqur gjatë nje periudhe më të ashpër të historisë.
H. T. FULTZ
Chicago, Shkurt, 1950
VENDI I SHQIPONJËS SË MALEVE
Mund t’a harrosh Shqipërinë?
Paqen, të pa-priturën trazirë;
Popullin e saj paradoksar
Që jetën e çmojnë mirë?
Pyjet e gjelbër gjithmonë,
Në Qershor malet me borë,
Ca katunde që vapojnë,
Ca që si kristal ndriçojnë?
Selvit’ e gjata, ullijt e qëmotit,
Me ngjyrë të blerët kodrat zbukurojnë,
Përrejtë plot zhurmë afër varoshit,
Zigzag dhe me lule drejt detit vrapojnë?
Skamjen, mundimin, fëmijët e pangrënë,
Gruan me sedër, gruan zahmetqare,
Miqësin’ e rralle, Besën e dhëne,
Ezhgalet e jetës, t’ashpëra fare?
Atdhetarë, fatosa dhe ilegalë,
Që me pak dredhi, me pak tertip,
Nëpër shekuj ia kanë dalë
Fatit të të shtypurit?
Mund t’a harrosh trokëllitjen e thundravet
të karvanit,
Rëngën e largët t’aeroplanit,
Vendin me njerën këmbë në Botën e
Vjetër,
Në Botën e Ardhshme me këmbën tjetër?
LUFTA KALOI KËTU PARI
Nëpër gryka e lugje, nëpërnjë rrepirë,
Kalon për Borovëe një rruge e perhire.
Me afrimin e darkës, me të mugulluar,
Një hije bujku e gjatë, dhe e holluar,
Gjatë udhës tregon drejtimin për të shkuar,
Nëtë bujturën e qete, për prehjen e fituar.
Dhe këtu plot mburrje dhe i kenaqur,
Shtyrej babloku me ballë hapur,
Por, dje në këto anë lufta kaloi,
Dhe Engjëlli i Vdekjes plot një ditë sundoi;
Dhe nashti Borova lëngon e dërmuar,
Majë kodrës së saj duke vajtuar.
Marrë nga Gazeta “Flamuri” Romë, nr. 233 -236 dt. 28.11.81