23.8 C
Tirana
E martë, 23 Qershor 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Mërgtata Shqiptare në Botë dhe Rrjeti i Intelektualëve Mbarëshqiptarë do i mbështesnim...

Mërgtata Shqiptare në Botë dhe Rrjeti i Intelektualëve Mbarëshqiptarë do i mbështesnim këto protesta

0
Mërgata shqiptare - Rrjeti intelektual
MËRGATA SHQIPTARE NË BOTË
ME SELI NË NJU-JORK, SHBA
DHE RRJETI I INTELEKTUALËVE MBARËSHQIPTARË
ME SELI NË TIRANË, SHQIPËRI

 

PAS 24 DITË PROTESTE NË SHQIPËRI
D E K L A R O J M Ë

Ne Mërgata Shqiptare në Botë dhe Rrjeti i Intelektualëve Mbarëshqiptarë, deklarohemi se:
Me interesim kemi përcjellur protestat në Shqipëri nga dita e parë. Protestat paqësore janë të drejta të mbahen për të treguar pakënaqësitë e tyre.

– nëse protestat kanë qëllimin më të mirë për një Shqipëri të vërtetë e të drejtë për tërë qytetarët,
– nëse në protesta nuk ka pjesëmarrës me ndërhyrje nga agjenturat e jashtme,
– protesta të zhvillohet kundër të gjithë keqpërdoruesëve në vend,
– nëse në protestë nuk ka infiltrime fetare e ideologjike,

Ne, Mërgtata Shqiptare në Botë dhe Rrjeti i Intelektualëve Mbarëshqiptarë, do i mbështesnim këto protesta, të parat e këtij lloji, me pjesëmarrës nga e gjithë Shqipëria, nga Mërgata, nga Çamëria, nga Kosova e nga Maqedonia e Veriut, si dhe nga të gjithë trojet tjera shqiptare anekënd globit.

Ne jemi për protesta paqësore, pa e prishur rendin publik. Që gjithsesi të jenë të hapur e të sinqertë me kërkesat e tyre.

Shqipëria po ndryshon.

Më në fund Shqiperia po hynë në një kohë “Epokale” nëse këto protesta janë gjithëpopullore, jo partiake, jo ideologjike e jo fetare.

Nese është kështu, këto protesta duhet të përkrahen dhe të mbeshteten fuqishëm jo vetëm nga shqiptaret atje, por nga të gjithë shqiptaret edhe jashtë kufijve administrativë të Shqipërisë.

Urojmë që këto protesta të jenë zëri i popullit, për ndryshime epokale.
Me kushtet që u thanë, ne mbështesim protestat e deritanishme, me urimin për suksese!

Nju-Jork e Tiranë, Për MSHNB: Bahri Ramadani
Më 24. 6. 2026 Për RRIMSH: Frederik Ruçi

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.