Më 14 Qershor në Lezhë mbahët Akademi përkujtimore me rastin e 76 – vjetorit të vrasjes se Kapidan Mark Gjon Markut

0
Akademi Përkujtimore - Kapidan Mark Gjon Marku

Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë “Trojet e Arbrit”- Prishtinë në bashkëpunim me Forumin e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Lezhë – Shqipëri si dhe Asociacioni: L`association Royaume Du Soleil organizojnë Akademinë përkujtimore me rastin e 76 – vjetorit të rënies heroike të komandantit legjendar Kapidan Mark Gjon Marku.

Po ashtu në këtë akademi përkujtimore do të mirren hapat konkret për përgaditjen e Enciklopedisë për krimet komuniste në Mirditë. I ftojmë të gjithë ato familje që kanë humbur të afërmit e tyre nga kriminelët komunist që të marrin pjesë dhe të afrojnë materialet e tyre.

Gjithashtu ftojmë, edhe shoqatat e të përndjekurve politik si dhe organizatat e institutet tjera si edhe autorët e ndryshëm, që janë marrë me ndriçimin e kësaj periudhe kohore të marrin pjesë në këtë Akademi përkujtimore madhështore. Bashkarisht do të diskutojmë hapat e metejm të përpilimit të kësaj enciklopedie të parë e këti lloji në të gjitha trojet etnike shqiptare.

Akademia përkujtimore mbahët më 14.06.2022 në ora 12:00, në Sallën e Qendrës Kulturore të Fëmijëve – Sheshi Gjergj Kastrioti – Lezhë.

Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë “Trojet e Arbrit” – Prishtinë – Mr. sc. Nue Oroshi, kryetar
Forumi i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut Lezhë – Shqipëri – Avokat Sokol Ndoci, kryetar
Asociacioni: L`association Royaume Du Soleil-LyonLeon Molla, kryetar

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.