(Dhuna ndaj gegnishtes nga koha e Perandorisë Xhihadiste Islame Otomane deri më sot)
“Mbrojtësi i rrejshëm të lëshon në kurth. Me ose pa dashje, disa mbrojtës të standardit të sotëm janë të rrejshëm. E trajtojnë si lule mos më prek. Çdo vështrim kritik të tij e shohin me drithërimë, e përjetojnë si lëndim. Çdo përmendje e gegnishtes ua çon flokët përpjetë, thua pasuritë e këtij dialekti nuk janë gjuhë shqipe. “Mos e rrok fort, se po ia da frymën”!, thotë populli. E rrokin nga dashuria për shqipen, apo nga ndonjë dashuri a nostalgji tjetër? Gjuha, nuk mund të përparojë e shkëputur prej ligjërimit të rrjedhshëm popullor. Nuk mund t’a ruajë freskinë, e mbyllur me shtatë palë dryna. Është qenie e gjallë, rikrijohet çdo ditë. Nuk mund të mbijetojë në formalinë. Në mos u çeltë shtegu për reformë gjuhësore, mbetet hapur rruga për anarki gjuhësore. Te shkallëshkallshme. Për “rebelim” të heshtur kundër gjuhës zyrtare. Spontan, të rrëmujshëm, të ç’organizuar. Më fort se sot, pasojat do të dhembin nesër, kur do të jetë vonë. Uroj të jem gabim, por ndeshtrasha kështu thotë. “Fanatizmi pjell herezinë”, na kujton Niçja me gojën e Zarathustrës. Lasgushi thoshte “kam frikë nga historia”. Fanatikët “Mister njet” s’kanë frikë nga historia? S’e kuptojnë, apo nuk duan ta kuptojnë Kohën? Pse kaq armiqësi ndaj ndryshimit, ndaj një reforme që s’kërkon përmbysje, përkundrazi, kërkon ringritje, rijetësim, ose, po të përdor një fjalë të huaj, “rivitalizim” të kryevlerës, që na njëjtëson si shqiptarë? Nga syri i cilit Big Brother druhen sot, apo dikush e ka Big Brotherin brenda vetes? Rishtazi na shti në mendime Niçja, me Zarathustrën: “A di të bëhesh gjykatës dhe xhelat i ligjit tënd?”. Heshtja për të keqen të bën pjesë të së keqes. Unë nuk dëshiroj me u ba pjesë e së keqes. Unë kam frikë nga historia. Prandaj flas.” – Mehmet Elezi, studiues, publiçist[1]
Klajd Kapinova
Hyrje dhe dalja me guxim tek e vërteta
Autori i shumë librave seriozë historikë etj., studiuesi dhe publiçisti cilësor dhe bashkëkohor Kastriot Myftaraj, i del zot gegnishtes, sepse vetë gegët vendas duan të fshehin të vërtetën e hidhur të tyre historike, mbasi i ekspozon ato gjatë dekadave të kaluara si bashkëfajtor të gjuhës së tyre amtare gegë.
Shkrimi kritik e i hollësishëm studimor i Kastriotit Myftaraj, është gjithëmonë aktual sot dhe për gjeneratat e reja apo dekatat e ardhshme, që do të popullojnë apo banojnë Shkodrën geg me rrethina.
Mendoj, se sipas logjikës futuriste, se kritika realiste nuk do të ketë ndikim në drejtim të reagimit pozitiv për ringjalljen apo ripërtëritjen e gjuhës amtare të lashtë geg, sepse pasuesit e tyre fatkeqsisht po vijojnë të flasin dhe shkruajnë me intensitet pa ndërprerje 24/7 dhe 365 ditë të vitit gjuhën letrare toskësishte, të imponuar me dhunë politike dhe fizike nga regjimi antigeg komunist i Enver Hoxhës.
Faqja e gegëve, që bën zhurmë të madhe, por kokrra aspak, me emrin e çuditshëm Pro Gegnishtes, në rrjetin social Facebook (lexo Fakebook) apo Grupi në rritje i tij, i përbërë 99.99% nga banorët geg me ose pa shkollë, fatkeqsisht nuk duan që të hapet kjo histori-vetëvrasëse si plagë reale e cila ishte dhe mbetet edhe sot e shëmtuar, por duan që ata që e kanë bërë këtë masakër të vetëdijshme politike gjuhësore asokohe me ndërgjegje Nënshkrimin Kundër Gjuhës Amtare Gegnishte të vijojnë të nderohen dhe respektohen, për inerci të shprehjes absurde, se shkodranët nënshkrues të persekutimit të gjuhës geg, janë zotni të nderuar dhe respektuar, me emër të mirë të qytetit tonë…
Gegët ndër shekuj
Sikurse dihet përcaktimi gegë, është klasifikim original nën-etnik i shqiptarëve dhe përfshin banorët e viseve autoktone mbi lumin Shkumbin (në Shqipëri) ose folësit e gegnishtes. Trojet e banuara nga gegët etnik janë të miënjohura historikisht dhe gjeografikisht si shtrirje territoriale me qendrat e tyre të banimit qysh në kohërat e hershme.
Sot fatkeqsisht, gegnishtja si gjuhë etnike fatkeqsisht nuk zotëron status e saj zyrtar si gjuhë e shkruar, lexuar, studiuar etj., e gjuhës shqipe. Ajo ka dekada që nga komunizmi është futur forcërisht e me ligj special në gjuhët e vdekura të njerëzimit.
Për më tepër, gegnishtja në vetvete ka 2 nëndialekte dalluese, që gjeografikisht ndahen te kufiri i lumit me emrin Shkumbin. Gegnishtja veriore shtrihet në të djathtë të Matit: në Mirditë, në Pukë, në Lumë, në Has, në malesinë e Gjakovës, në të gjithë Kosovën, në Maqedonin e Veriut, në Malësinë e Dukagjit, në Malësi të Madhe (në të dy anët e kufirit të Malit të Zi me Shqipërinë), në qytetin Shkodër e në rrethinat e saj, në krahinën e Krajës dhe të Ulqinit; ndërsa gegnishtja jugore, shtrihet në të majtë të Matit: në zonat e Elbasonit (Elbasanit), të Durrësit, të Tironës (Tiranës), të Krujës, të Matit, të Lurës, të Peshkopisë e të Maqedonisë Perëndimore, nga zona e Dibrës deri në Shkup dhe Kumanovë. E thënë ndryshe Kufiri natyror në mes të gegnishtes dhe toskërishtes, është lumi Shkumbin në Shqipëri të Veriut, e cila sikurse dihet përshkon Shqipërinë e Mesme nga lindja në perëndim.
Historia dhe personazhet geg të Kongresit të Zhdrejt apo Ç’Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe
Kongresi i Ç’Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, u mbajt në Tiranë dhe zgjati 6 ditë nga 20-25 nëntor të vitit 1972, me nismën e Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë dhe me praninë e 87 delegatëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe arbëreshët e Italisë, pra nga të gjitha krahinat e Shqipërisë.
Nëse shikohet me shumë kujdes qëllimi i mbajtjes së saj, lexohet shumë lehtë, se ai ishte një tubim i mirëfilltë politik komunist “shkencor” gjithëkombëtar dhe jashtë saj, për të rritur artificialisht sasinë dhe shtrirjen gjeografike gjithëshqiptare pavarësisht se si e sa ato e flisnin gjuhën shqipe. Propaganda dhe zhurma për ato asokohe kishte më shumë rëndësi se sa dhuna gjuhësore e pakicës toskë, kundër shumcës geg në trojet etnike shqiptare…
Kjo mbledhje e madhe partie, u thirr gjoja për të nxjerrë përfundimet e diskutimit të “gjerë”, për drejtshkrimin e gjuhës shqipe, që kishte filluar në vitin 1967, pas botimit të “Rregullave të drejtshkrimit të shqipes” që ishte asokohe në projekt.
Sikurse shkruan edhe studiuesi Myftaraj, del se aty u mbajtën 150 “kumtesa” me referime, të cilat me shpejtësi rrufeje janë botuar në dy vëllime si njolla turpi në faqen e zezë të historisë së popullit tonë: “Kongresi i Ç’Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe” I, II, Tiranë, 1973.
Kongresi i madh politiko-propagandistik në fjalë, ishte natyrisht më e keqja që mund të pritej nga regjimi komunist i diktatorit Enver Hoxha, i cili përgjithësisht kishte prirjen t’ i bënte keq, duke qenë se gjithçka e shikonte nën prizmin e tij të shtrembër stalinist.
“Stalini, ati ideologjik i Enver Hoxhës, para vdekjes e shpalli veten edhe gjuhëtar.” – Kastriot Myftaraj, Tiranë, Shqipni, 2012
Produkti i Kongresit të vitit 1972, duhet rishikuar ose anulluar menjëherë, duke e shfuqizuar… edhe për shkakun se ata që e morën vendimin nuk e kishin nivelin shkencor, për të marrë vendime të tilla.
Është krijuar miti intelektual, sikur delegatët e Kongresit të Ç‘Drejtshkrimit, që vendosi për standardin e gjuhës shqipe, që është në fuqi edhe sot (viti 2023), qenë “specialist” të gjuhësisë.
Mjafton të shikosh biografinë e “intelektualëve” apo delegatëve të Kongresit të Ç’Drejtshkrimit, që të bindesh se ata nuk kishin formimin e duhur akademik dhe intelektual, për të marrë një vendim afatgjatë mbi standardin e gjuhës shqipe.
Sipas një investigimi kritik dhe studimi në detaje, që studiuesi realist Kastriot Myftaraj ka bërë me shumë kujdes, del se: “Nga 87 delegatët e Kongresit të Ç’Drejtshkrimit, që nënshkruan Rezolutën për standardin e gjuhës shqipe, 72 nuk kishin asnjë gradë shkencore!!!
Nga 15 nënshkruesit me grada shkencore, pesë prej tyre nuk i kishin ato në gjuhësi. Këta qenë: Aleks Buda, Dhimitër Shuteriqi, Bedri Dedja, Josif Ferrari, Zihni Sako.
Nga pesë gjuhëtarët me titull “profesor”, njëri, Androkli Kostallari kishte diplomuar për rusisht. Ndër delegatët me tituj shkencorë, kishte pesë docentë dhe shtatë bashkëpunëtorë të vjetër shkencorë.
Ndër bashkëpunëtorët e vjetër shkencorë, njëri Osman Myderrizi, nuk kishte as diplomë të shkollës së mesme. (!!!!)
Pjesa më e madhe e delegatëve qenë shkolluar në Bashkimin Sovjetik dhe gjuha e huaj e vetme që njihnin mirë ishte rusishtja.
Në fakt, për shkak të pranisë së delegatëve nga trojet shqiptare në Jugosllavi, të shkolluar në Beograd dhe në shkolla ku gjuha e parë pas shqipes ishte serbokroatishtja, mund të thuhet se 80% e delegatëve nuk zotëronin mirë asnjë gjuhë të huaj përveç këtyre dy gjuhëve sllave.
Madje edhe në vitin 2008, pra 36 vjet pas Kongresit, nga 87 delegatët e Kongresit të Ç‘Drejtshkrimit, 37 prej tyre, nuk përmbushin kriteret e vëna për të hyrë në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, do të thotë nuk kanë marrë grada shkencore!
Kjo shifër do të dilte edhe më e lartë nëse llogaritet se disa delegatë të Kongresit të vitit 1972, kanë hyrë në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar thjesht si shkrimtarë mediokër të realizmit socialist si Ali Abdihoxha, Fatmir Gjata, Llazar Siliqi, Shevqet Musaraj, Sterjo Spasse, Dhori Qiriazi.
Nëse Fjalori Enciklopedik Shqiptar i viteve 2008-2009 do të ishte bërë në 1972, atëherë 55 delegatë të Kongresit, nga 87, nuk do të mund të përmbushnin kriteret për të hyrë në Fjalorin Enciklopedik!
Merret vesh, firmëtarët e Rezolutës nuk përbënin një forum serioz shkencor. Apologjia e tyre do të kishte qenë nëse ata, pas rënies së regjimit komunist do të kishin thënë se vepruan në rrethana emergjente dhe të kërkonin që të mbahej një kongres i mirëfilltë shkencor për të vendosur standardin e gjuhës shqipe.
Disa prej tyre në fakt e kanë thënë këtë gjë. Por pjesa më e madhe qenë përzgjedhur nga regjimi komunist të tillë që nuk kanë as minimumin e deontologjisë profesionale, dhe nuk mund të pritej tjetër gjë prej tyre, se profesioni bazë i tyre është ai i sharlatanit.
Në vend që të mbanin qëndrimin e thënë më lart, ata pas vitit 1972 dhe madje pas vitit 1990 vazhduan që të shpërblejnë njëri-tjetrin me grada dhe tituj shkencorë që në thelb nuk qenë gjë tjetër veçse një ritual i zbatimit të “religjionit” të krijuar në 1972, në trajtën e standardit të gjuhës shqipe.
Nëse sot, në vitin 2012 (kur është publikuar studimi origjinal i studiuesit Kastriot Myftaraj) do të mblidhej një forum prej 87 vetësh me një përbërje të ngjashme me atë të vitit 1972, nga pikëpamja e kualifikimit shkencor, dhe do të diskutonte për standardin e gjuhës shqipe, ai do të kritikohej si joserioz, joprofesional, qesharak, madje edhe nga ata firmëtarët e mbetur gjallë të Rezolutës të vitit 1972. (Kastriot Myftaraj, “Biografia e fshehur e delegatëve të Kongresit të Drejtshkrimit të vitit 1972”, EuroAlbemigrant.com)
Gegnishtja e persekutuar qysh në kohën e Perandorisë Islame Otomane dje dhe sot
Autori shkodran i Grupit Pro Gegnishtes, shkruan sa më poshtë: “As turku për 500 vjet, nuk i bani dam gegnishtes sa i bani për 40 vjet regjimi komunist”. (Citali i mësipërm është marrë nga faqja Pro Gegnishtes.)
Unë mendoj, se duhet të jemi të kujdeshëm dhe të mos i paraqesim në media (show televiziv, gazeta, revista dhe website) dhe opinone publike, mes njerëzve apo simpoziume kulturore dhe shkencore ish pushtuesit shumë shekullorë mizor otomanë si xhelatë të butë, “përparimtarë”, “paqësore”, që erdhën nga Azia në trojet e Arbërit me daulle të frikshme dhe zhurmshme; me taborre të mëdha ushtarake zombie të armatosur deri në dhëmbë; me ekspedita masive horror, që ishin vazhdimisht kriminale ndëshkimore barbare, të cilët kudo i mbuluan trojet tona etnike me gjakderdhje, shkatërrime dhe asimilime totale… Ata nuk erdhën për të na ndihmuar apo shpëtuar ne asokohe, me hap rrugë, shkolla, ndërtuar ura, universitete diturie, qendra kulturore dhe sportive, shtypshkronja apo biblioteka, spitale apo qendra shëndetsore, për të rindërtuar qytetet dhe fshatrat, ngritjen e ushtrisë dhe shtetit etj., arbëror!!!?
Le të vazhdojmë argumentin tonë për gegnishten dhe kalvarin pambarim të saj ndër shekuj deri në ditët tona…
Në kohën e Perandorisë Xhihadiste Islame Otomane, nuk ka pasur shkolla shqipe, se me dekret otomanët antishqipe, me ndihmën e 39 kryeninistrave muhamedanë me origjinë shqiptare nuk i kanë lënë të parët tanë arbërorë në trojet e veta të kenë ligjërisht të drejtën e hapjes dhe fuksionimit të shkollave shqipe, sikurse serbët, grekët, sllovenët, maqedonasit, kroatët, etj., duke qenë i vetmi vend i pushtuar mizorisht nën otomanizëm, ku shqipja Nuk u lejua që të ushtrohej me ligj.
Nga ana e tjetër, për hir të së vërtetës historike, duhet thënë se Perandoria Xhihadiste Islame Osmane, nuk njihte në zotërimet e veta si etni autentike apo kombësinë arbërore-shqiptare, por vetëm komunitete fetare, si të vetët myslimanët (islamët), rumët (sikurse njiheshin asokohe ortodoksët) dhe latinët (popullsinë etnike vendase pra, katolikët).
Në këtë mënyrë, del se edhe arbërorët (shqiptarët) ishin grupuar në këto tri komunitete fetare dhe nuk njiheshin si një njësi kompakte nacionale më vete.
Pra, teorikisht dhe praktikisht “vëllezërit” otomanë na kishin mohuar drejtpërdrejtë me forcën e skllavopronarit gjuhën dhe identitetin e shqiptarëve asokohe deri në vitin 1912, kur na japin pa dashje Pavarësinë, meqenëse Perandoria e tyre e hurit dhe litarit ishte tjetërsuar për shkak të plasaritjeve të thella dhe konflikteve të brendshme serioze dhe rebelimeve te vazhdueshme familjare për pushtet (fron), trashigimi dhe pasuri; korrupsionit masiv, vjedhjeve masive të vetvetes, homoseksualitetit epidemik brenda të njëjtit seks etj., fenomene dhe dukuri negative të pasuesve perandorak të Osmanit…
Popullsisë shqiptare, asokohe u lejohej vetëm ushtrimi i funksioneve arsimore-kulturore vetëm në gjuhët turko-osmane-arabe, greke dhe latine-italiane. Kështu, te popujt fqinjë ortodoksë sllavë u ruajt (kundër vullnetit të Patrikanës greke), tradita e përdorimit të gjuhës popullore në kishë e në arsim, shqiptarët ishin privuar nga përdorimi i gjuhës amtare shqipe në kisha e në arsim, ku komunitetet e tyre fetare ishin të varura nga tri qendra të ndryshme të huaja kishtare e kulturore.
Nga burime historike, shohim se institucionet primitive kryesore arsimore, që u shfaqën në periudhën e sundimit barbar osman islam në Shqipëri, ishin shkollat e komuniteteve myslimane, ku mësoheshin si primare gjuhët e huaj pushtuese osmane dhe arabe.
Ndryshe për të njëjtën periudhë në vendet e përparuara të Europës, shohim se në fillim të shek. XVI, feudadalët “shqiptarë” të otomanizuar dhe islamizuar si servilë dhe të nënshtruar ndaj pushtuesve, hapën me shpenzimet e tyre private (në disa qendra të Shqipërisë të mesme dhe jugore), kryesisht pranë xhamive shkolla fillore ose mektepe, ku për çudi në vend të gjuhës amtare shqipe, mësuesit-hoxhallarë u mësonin nxënësve islam leximin e librit të tyre kur’anin dhe shkrime të shenjta me shkronja arabe.
Kjo metodë e njejtë pedagogjike otomane-arabe, u ringjall dhe ripërtëri fatkeqsisht me përpikëmëri ekzakte mbas shumë dekadave në vitin 1991, ashtu sikurse po ndodh ende sot në vendet radikale islame në disa shtete të kontinentit të Azisë, sikurse edhe në disa shtete të kontinentit të zi të Afrikës, Lindjes së Mesme dhe pellgut të vendeve arabe.
Pra, asokohe duhet thënë se niveli kulturor dhe mësimor në Shqipërinë Islame Otomane, ishte i njëjtë me metodat dhe pedagogjinë mësimdhëse islame të kohës e cila fatkeqsisht është rishfaqur pas periudhës post-komuniste të rifimit të lirisë fetare në trojet shqiptare, ku sot dominjnë shkollat e mirëfillta kur’anore si kopje identike të vendeve ku ushtrohet fatkeqisht edhe në ditët tona ligji i Sheriatit.
Në shek. XVII kur ndodhi islamizimi i dhunshëm masiv i shqiptarëve me shpatë, kur’an dhe gjak, filloi të shtohej numri i mektepeve dhe shkollave kur’anore, që hasen tani edhe në disa fshatra.
Kështu, nga historia e hidhur e trojeve tona etnike shqiptare mësojmë, se pranë mektepeve në qytetet-katunde kryesore të prapambetura të vendit u çelën edhe shkolla të një shkalle më të lartë prapambetjeje, si medresetë, ku nxënësit mësonin gramatikën dhe leksikun e arabishtes, të persishtes dhe të osmanishtes, retorikën e letërsisë orientale me përralla dhe doktrinën e huaj islame.
Fatkeqsitë vetëvrasëse nuk na ndahen në trojet etnike shqiptare tashmë të islamizuar dhe otomanizuar. Dhe kësaj radhe edhe për fajin e vetë prindërve të këtyre nxënësve apo njeriut të ri, të formuar apo krijuar në mënyrë ekzakte sipas orientimit didaktik të formatit apo modelit kopje të kulturës së huaj otomano-arabe. Asokohe mumri i nxënësve në këto medrese kur’anore ishte shumë i madh, ku përgatitja fanatike e fëmjëve “shqiptarë” (arnautë) bëhej direkt nga klerikët radikalë, që shërbenin në institucionet e kultit islam dhe njekohsisht në aparatin shtetëror otoman të kohës.
Fatkeqsisht, asokohe në tokat shqiptare u krijua një shtresë “intelektualësh” të pajisur me kulturë islame ose shpërlarje masive të trurit, disa prej të cilëve fatkeqsisht kishin studiuar edhe në medresetë e Stambollit, të Aleksandrisë (në shtetin e Egjiptit të Afrikës Veriore, ku shtriheshin territoret e pushtuara nën sundimin islam otoman), ose të Bagdatit në Iraq etj.
Ndryshe nga sa thamë më lart, shumë katastrofike ishte gjendja e arsimit të popullsisë së krishterë, e cila nuk gëzonte mbështetjen e shtetit otoman e i nënshtrohej diskriminimit të hapur kombëtar, fetarë dhe gjuhësor, ku u mohohej hapur përdorimi dhe studimi gjuhës amtare shqipe në shkollat amtare.
Ortodoksët dhe katolikët kishin pak shkolla fillore (fetare) që ishin ngritur zakonisht pranë ndonjë manastiri ose kishe dhe në raste të veçanta pranë ndonjë fshati.
Shkollat katolike ishin nën drejtimin e kishës katolike me qendër Romën, e cila filloi të përdorte gjuhën fshehurazi gjuhën shqipe në shkollat fetare katolike. Në këto kushte dhe rrethana të reja u hapën disa shkolla të tilla, ku mësohej edhe gjuha shqipe dhe ku shërbenin si tekste mësimore katekizmat e hartuar nga shkrimtarë klerikë si arqipeshkëvi imzot Pjetër Budi etj.
Këto shkolla shqipe, ishin ngritur kryesisht pranë famullive dhe manastireve. Kështu mësojmë nga burimet historike të kohës, se një shkollë shqipe funksiononte qysh në vitet 1628-1675 në Pedhanë, dhe po në atë kohë edhe në Blinisht (të dyja në rrethin e Lezhës), si dhe në Kurbin (rrethi i Krujës).
Në vitet 1669-1670 funksiononte një shkollë katolike në gjuhën shqipe edhe në Himarë (Shqipëria e Jugut). Në Pedhanë e në Blinisht, u krijuan më vonë edhe shkolla më të larta, gjimnaze, ku përdorej gjuha shqipe.
Këto shkolla u ngritën nga murgj kulturdhashës të Urdhërit Françeskanë, të vendosur në Shqipëri në fillim të shekullit XII. Shkolla të mesme shqipe katolike ku flitej gegnisht, u hapën edhe në Janievë të Kosovës (viti 1671), në Velje të Mirditës (1699), në qytetin e lashtë të Shkodrës (1699) etj.
Në këto shkolla të mesme nxënësit, që ishin destinuar për t’u bërë klerikë, studionin teologjinë, gjuhët latine e italiane, gjuhën geg shqipe dhe disa prej tyre dërgoheshin për studime më të larta në Itali. Mësimi i gjuhës shqipe në këto shkolla, edhe pse tepër i kufizuar, si pasoj e kufizimeve otomane asokohe dhe theksoj se ishte në interes të popullsisë vendase, që i përkrahte moralisht dhe mbështeste në çdo formë ato.
Nga burimet historike mësojmë, se gjimnazi i Blinishtit u ngrit me kërkesën e krerëve të vendit dhe kur në vitin 1648 shkolla e Pedhanës u rrafshua nga një ekspeditë totalisht shkatërruese ndëshkimore osmane, por banorët e fshatit e rindërtuan atë përsëri.
Zhvillimi i arsimit në gjuhën shqipe në shek. XVII u pengua direkt për shkak të ndjekjeve të qeveritarëve osmanë të ndihmuar nga spiunët dhe trathtarët shqiptarë, që tregonin se ishinn hapur shkollat shqipe. Megjithatë, në shek. XVII, në shtresat e larta të shoqërisë shqiptare ishte zgjeruar rrethi i njerëzve të kulturuar dhe që kishin mësuar disa gjuhë të huaja dhe gjuhën vendase shqipen.
Në çerekun e parë të shek. XVII, kleriku katolik më me influencë në botën shqiptare asokohe imzot Pjetër Budi arqipeshkëv në disa relacione kishtare drejtuar Vatikanit, ai shprehej shumë ashpër për një pjesë të klerit të lartë katolik shqiptar, që tregohej indiferent dhe mospërfillës ndaj lëvrimit të gjuhës shqipe, si dhe ndaj gjendjes së mjerueshme kulturore të grigjës apo më saktë popullit të vet.
Rrethana më të favorshme për arsimin shqip u krijuan, kur në fronin shpirtëror të papës në Selinë e Shenjtë në Vatikan erdhi papa Klementi XI, me origjinë shqiptare. Kështu nga historia e dokumentëve arkivore dhe nga zbardhja e tyre nga studiues të ndryshem të arkivave të shtetit të Vatikanit, mësojmë mbi nismën e re të tij, ku në vitin 1703 u mblodh Koncili i Peshkopëve (Ipeshkvinjëve) të Shqipërisë, që njihet me në histori emrin “Koncili i Arbërit”, i cili asokohe vendosi të përhapte letërsinë fetare në gjuhën shqipe. Kjo shtoi interesin për gjuhën shqipe dhe kështu mbas 8 vitëve dhe më saktë në vitin 1711, në shkollën e Montorinos në Romë u hap edhe Katedra Studimit të Gjuhës Shqipe…
Edhe në shekujt apo vitet e mëvonshme shkollat e para shqipe të hapur pranë kishave katolike në Kosovë dhe Shqipëri, i kanë mbyllur mënjeherë “vëllezërit” otomanë si zakonisht me gjak dhe hekur, duke vrarë pa mëshirë mësuesit klerikë katolikë në rrethana dhe pusi të ndryshme…
Otomanët e komunistët apo komunisto-otomanët dje dhe sot
Pra, nga përvoja e përgjakur dhe e hidhur historike e popullit tonë ndër shekuj dhe deri në vitet 1990, mësojmë nga faktet konkrete, se otomanët islam dhe komunistët të pafe janë njësoj në forma dhe metoda radikale antishqiptare dhe anti-gjuhësore geg dhe nuk mendoj se duhen paraqit pushtuesit si më të butë se sa nazi-komunistët 1944-1990.
Në kohën e Rilindjes Kombëtare apo Rizgjimit të Ndërgjegjës Kombëtare Shqiptare, abetaret në gjuhën amtare shqipe, të shtypur jashtë shtetit amë, otomanët “vëllezër” i kanë quajtur vazhdimisht si heretike dhe kundër padishahut e islamit…
Pra, asokohe theksoj gegnishtja ëshë mësuar dhe ruajtur brez mbas brezi vetëm me të folurin e përditshëm në çdo shtëpi, mes miqëve në odat e burrave, nga përkushtimi i klerikëve katolikë vendas shqiptarë, që e thonin meshën në gjuhën geg shqipe me pak fjalë latine të kohës etj., por jo zyrtarisht në shkolla të mirëfillta private apo publike.
Edhe në kohën otomane kanë qenë pikërisht trathtarët e spiunët arnautë, ato që Nuk na kanë lanë të mësojnë me gramatikë gjuhën gegnishte, ashtu sikurse ndodhi edhe në kohën e diktaturës komuniste të Enver Hoxhës (alias Dullës), kur fatkeqsisht po shqiptarët me mentalitet dhe kulturë otomane, ishin ato që përmes të ashtëquajturës Kongresi i Zhdrejt-Shkrimit apo C’Drejtshkrimit 1972, bënë që gegnishtja me ligj të ndalohet të flitet, studiohet dhe shkruhet, duke u futur kështu shumë shpejt në kalendat greke si një gjuhë e huaj e vdekur e pa shkruar dhe mësuar gramatikisht…
Edhe sot në neo-komunizëm gegnishtja nuk mësohet, studiohet dhe nuk flitet me gramatikë të unisuar të saj si gjuhë e vjetër etnike vendase dhe as ajka e figurave kryesore të saj ndër shekuj si në fushën e linguistikës, historisë, kulturore dhe evolucionit të saj ndër shekuj, artistike, politike, atdhetare, apo figurat apo heronjtë geg të kombit tonë ndër shekuj, patriotët, mendimtarët, intelektualët, historianët, albanologët, shkrimtarët etj.
Fatkeqsisht konstatohet, se sot nuk ka asnjë shkollë shqipe, ku fëmijët të mësojnë realisht me libra shtetërore geg gramatikën e tyre letrare etj., sikurse mësohet dhe studiohet në të gjithë nivelet e shkollave zyrtarisht toskënishtja politike jugore letrare…
Disa thonë ose mund të rishprehen sërisht se ashtu ishte koha, duke justifikuar me djadhëzi trathtinë tinzare zyrtare të vetë gegëve e toskëve komunistë kundër gjuhës së të parëve ilir-arbërore-shqiptar të gegnishtes.
Lind pyetja: Po ajka e ndritur e klerit katolik pse vazhdoi të fliste dhe shkruante pa pushim dhe pa frikë dorëshkrimet e tyre brilante të fliste kudo dhe pa u trembur para gjyqeve të Dullës vetëm gegnishten edhe nëpër burgjet nazi-komuniste… edhe pse e dinin shumë mirë se komunistët fatkeqsisht shqipfolës geg e toskë ishin dhe janë edhe sot neo-komunistët kundër tyne!!!?
Anti-gegët komunisto-otomanë si provë të urretjes kundër gegnishtes bënë punime “studimore” shkrimmore gjoja të ashtëquajtur shkencore të mirëfillta që atakonin drejpërdrejtë gjuhën gegnishte e i botuan si paçavure turpi (që të gjithë sëbashku pjesëmarrësit apo të ashtquajtur delegatë të Kongresit të C’Drejtshkrimit) në dy vëllime, të cilat sot fatkeqsisht janë njolla prova faktike turpi nga servilizmi i tyre ndaj komunistëve me dhe pa tesera antarësie partie…
Disa vijojnë të thonë edhe sot, se dikush (Profesori i Univesitetit të Shkodrës prof. Kolë Ashtës) shkoi në spital dhe ia morën kmunistët firmën me zor e pa vetëdije a thua se asokohe ata që tregojnë këto përralla historie të vetëkrijuara ishin në vendngjarje… Ja po e pranojmë përkohsisht këtë versionin e forcës imponuese apo “detyrimit” absurd…
Sërisht lind pyetja logjike dhe retorike: Po shkrimet e gjata kilometrike të shumë autorëve geg me shumë faqe kundër gegnishtes që janë si dëshmi prove edhe sot të shkruara dhe botuara si njolla të zeza turpi në dy vëllime në Tiranë pas Kongresit të vitit të zi 1972 kush i bëri autorët, që t’i shkruajnë me pasion kundër gjuhës geg!?
Gjuha otomane bëhet zyrtare në Shqipëri dhe Kosovë, ndërsa gegnishtja etnike vazhdon të ndalohet me ligj që të mos mësohet
Së fundi, edhe sot në Shqipëri dhe Dardaninë antike, zyrtarisht ka filluar mësimi i gjuhës ish pushtuese otomane në të gjithë ciklet e shkollave atje. Dhe kjo në saj të një dekreti absurd antishqiptar, që kanë miratuar qeveritë neo-komuniste dhe neo-otomane erdoganiste respektive të Tiranës së kuqe me K/Ministër Edi Ramën 3 dhe erdoganistin fanatik otoman K/Ministrin Albin Kurti në Prishtinë.
Pra, zyrtarisht gjuha e pushtuesve otomanë lejohet dhe ligjërohet me dekret special të mësohet si gjuhë amtare në Shqipqëri dhe Kosovë (në dy shtetet e pushtuara dikur për 700 vjet me radhë nga barbarët otomanë) nga mësuesit formalisht me pashaportë “shqiptare” çdo ditë në bankat e shkollave dhe auditoret e universitetëve otomane në mënyrë serioze dhe masive, sikurse dikur gjuha bolshevike ruse…
Pse them unë gjuha otomane dhe jo turke!? Kur Osmani si i pari i osmanëve pushtoi vendet e Azisë dhe mbërriti deri në atë që quhet sot territori turk apo Turqia, ai si kryebarbar manjak rrafshoi mizorisht të gjithë fshatrat, qytetet dhe vetë civilizimet asokohe të shtetit multifetar etnik turk (Turiqinë).
Asokohe dhe deri në fillim shekullin XX, gjuha vendase që flitej në kohën e Perandorisë Xhihadiste Islame Otomane ishte turqishtja etnike e vjetër me bazë arabe. Ajo u zëvendesua më vonë (gjatë periudhës se reformave, që përfshiu vendin pas degradimit të Perandorisë në fjal), me gjuhën turke të re tashmë me bazë latine, ku 60% e fjalëve të përditshme janë me rrënjë guhësore europiane.
Kjo gjuhë dhe kulturë e mbisunduar dhe më pas e deshtuar dikur tek ne fatkeqsisht so po ri-mësohet zyrtarisht në shkollat shqiptare atje tek ju. Dhe për çudi asnjë antar apo “patriot” i Grupit tuaj më të madh online në rrjetet sociale Pro Gegnishtes me 20 mijë antarë dhe të tjerë, që shtohen çdo ditë dhe ku na i paraqet edhe administrator i faqes me emra, nuk Kundërshtoi këtë fakt të turpshëm, sepse Qeveria Neo- Komuniste Rama 3 lejoi zyrtarisht mësimin e otomanishtes së ish pushtuesve dhe jo të Gegnishtes, gjuhës amtare etnike të ish të pushtuarëve dhe sot të nënshtruar para të njëtit pushtues arbëror tokësor dhe gjuhësor.
Unë nuk di deri më sot që në zonat me popullsi geg nga kufiri i rrjedhjes së mesme të lumit Shkumbin (Qyteti Elbasan, që thuhet se është kërthiza e Shqipërisë, sepse e ndan atë në dy pjesë të barabarta fiziko-gjeografike) dhe deri në Dardani të mësohet gjuha geg.
Kështu popullsia e pjesës Veri-Lindore të Shqipërisë ose qytetet malore, si: Peshkopia (Dibra e Madhe dhe e Vogël), Kukësi, Tropoja, Mirdita, dhe me pak Lezha (qytet i cili përbëhet kryesisht nga banorë të ardhur nga Malësia e Madhe dhe Mirdita) në zonën Perëndimore (që shtrihet në Ultësirën Perendimore të vendit) etj., kanë humbur fatkeqsisht të folurit dhe të shkruarit original të gjuhës geg, sepse atje prej shumë dekadash nga presioni i madh politik komunist dhe gjuha toskërishte zyrtare e folur dhe e shkruar ka bërë që ata të humbin gjuhën etnike të tyre.
Po jap vetëm një fakt apo shembull të vogël historik. Dikur krahina malore e Mirditës është quajtur si toka e katedralëve geg, kurse sot muslimanët jugor të ardhur si fuksionar dhe sundues në kohën e invazoneve komuniste, kanë ndërtuar atje edhe një xhami në mes trevës apo qytetit të Rreshenit, dikur të pamposhtur nga islami asimilues otoman. Këtë shembull negativ imponues nga të ardhurit jugor (dhe shoqatat asimiluese “bamirëse” otomane-arabe, që fatkeqsisht veprojnë atje), nuk e permenda si argumentim fetar, por si pushtim i hapur e i mirëfilltë afatgjatë (1944-1990) gjuhësor dhe fetarë otomano-arab…
Sot, fatkeqsisht në kishat tona katolike puthuajse dhe në qytet dhe fshatrat apo katundet e thella në zonat malore; në kishat katolike meshet jepen pothuajse të gjitha fatkeqsisht në gjuhën toskërishte letrare, sepse edhe e gjithë literatura e botuar fetare e mirefilltë, si: Bibla (Shkrimi i Shenjtë), riti i meshës, thënia e uratave fetare, libri shujtja shpirtnore, tekstet lirurgjike etj., (revistat, gazetat, radio televizori shtetëror dhe private), janë të botuara dhe thuhen në gjuhën letrare toskërishte dhe jo vendase të banorëve etnik geg.
Ky është fatkeqsisht një presion i madh propagandistik apo shpërlarje e vijueshme e trurit non stop 24/7 dhe sistematikisht, që dhunisht me forma të ndryshme po ia merr edhe sot frymën gjuhës amtare geg. Kjo diktaturë 70-vjeçare e fortë dhune, është një gur i madh i rëndë në qafën e hollë të vuajtjeve pambarim të gegnishtes.
Për më tepër meshtarët e rinj katolikë vazhdimisht 24/7 vetëm flasin gegnisht, në mënyrë formale dhe rutinë në takimet me njerëzit, pra, besimarët e popullin e thjeshtë, kurse në realitet të gjithë librat e reja janë shtypur dhe botohen pa ndërprerje atje janë vetëm toskërisht…
Shumë shpejt ata nuk do të kuptojnë më se çfarë veprash dhe perlash historike, letrare, linguistike, folklorike, etj., kanë shkruar dikur ndër shekuj paraardhësit e tyre klerikë geg mbi krahinat, gjuhën, historinë, kulturën, traditat, zakonet shqiptare etj., sepse do t’u duhet të mësojnë më parë gjuhën e tyre etnike gegë si gjuhë të huaj.
Bibla e përkthyer me një mund dhe përkushtim të madh shumëvjeçar nga meshtari ulqinak shqiperuesi dhe studiuesi i perkushtuar mons. Simon Filipaj është e përkthyer nga latinishtja në gjuhën letrare toskë, të pakuptuar në fillim në të gjithë zonën e Malësisë së Tuzit dhe zonat bregdetare të qytetit antik të Ulqinit me trojet e tjera shqiptare.
Nga ana e tjetër, në mes të qytetit të Shkodrës, intelektuali i shquar një ndër helenistët dhe studiuesit më të famshëm shqiptar shkodrani prof. Gjon Shllaku të gjithë librat kulturore dhe historike helene (geke) të famshme i ka përkthyer në gjuhën toskë letrare…
Ky status, që citova në këtë foto, ka marrë pa vetëdije me qindra miratime dhe klikime pozitive nga antarët e grupit edhe pse statusi është i pasaktë e i bie ndesh drejpërdrejtë historisë geg dhe kulturës së tyre me vlera të pa çmuara geg ndër shekuj…
Kjo tregon fatkeqsisht nivelin e ulët të grupit dhe antarëve të saj, që bëjnë Like pa lexuar dhe kuptuar statuset, që hidhen herë pas here këtu, në Grupin në fjalë… Kam shumë për të thenë, por kaq për sot…
21 delegatë ishin gegë ose ¼ ku 9 prej tyre ishin shkodranë, që vulosen pa Referendum groposjen e gjuhës së tyre geg
Nga burimet historike mësojmë, se nga 87 delegatët e Kongresit të Zhdrejt apo Ç’Drejtshkrimit, që nënshkruan me dëshirë Rezolutën për Standardin e Gjuhës Shqipe 21 (pra, gati ¼ e delegatëve ishte e lindur e rritur në territoret, me popullsi ku flitet 24/7 dhe 365 ditë të vitit gjuha e nënës dhe baballarëve të tyre po gegë) ishin gegë nga zonat ku flitet non stop gjuha e gegë e trashëguar nga të parët e tyre, si: Shkodra (9 delegatë), Kosova, Mali i Zi, Peshkopia (1 delegat) dhe Kukësi (1 delegat).
Nga shikimi i vendlidjes së tyre del se 7 (shtatë) prej tyre ishin nga Kosova, 6 (gjashtë) nga Prishtina dhe 1 (një) nga Prizreni.
Po cilët ishin nënshkruesit me emër dhe mbiemër që bënë historinë e faqes së zezë të gjuhës geg!!!?
Më poshtë po japim listën e plotë të delegatëve geg të Kongresit të Ç’Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe si dhe ato nga Shqipëria e Veriut, Prishtina dhe Prizreni (Kosova):
- Idriz Ajeti Dekan i Fakultetit Filozofik, Prishtinë (Kosovë).
- Rexhep Qosja Drejtor i Institutit Albanologjik, Prishtinë (Kosovë).
- Jup Kastrati (1924-2003), pedagog i gjuhës shqipe në Institutin e Lartë Pedagogjik, Shkodër.
- Ahmet Kelmendi (1929-2916), pedagog i gjuhës shqipe në Shkollën e Lartë Pedagogjike, Prishtinë (Kosovë).
- Ajet Bytyci, pedagog i gjuhës shqipe në Shkollën e Lartë Pedagogjike, Prizren (Kosovë).
- Bahri Beci, (Shkodër, 6mars 1936 – Paris, 20 gusht 2023), gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë.
- Besim Bokshi (1930-2014), pedagog i gjuhës shqipe në Shkollën e Lartë Pedagogjike, Gjakovë (Kosovë).
- Drita Garuci Mësuese e gjuhës dhe e letërsisë shqipe, Shkodër.
- Fadil Podgorica (Shkodër, 11 gusht 1918-1993), pedagog i gjuhës shqipe në Institutin e Lartë Pedagogjik, Shkodër.
- Ferdinand Leka (Prof. FerdinandLeka lindi në Shkodër më 18 prill 1930, dhe vdiq në Tiranë në vitin 2022), gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë.
- Henrik Laçaj, (Shkodër, 11shkurt 1909 – Tiranë, 12 mars 1991), pedagog në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të USHT, Tiranë.
- Isa Bajçinca, pedagog i gjuhës shqipe në Fakultetin Filozofik, Prishtinë (Kosova).
- Ismail Bajra, drejtor i NGBG “Rilindja”, Prishtinë (Kosova).
- Ismail Doda (1939), drejtor i shkollës “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Ostros (Krajë, Mal i Zi).
- Kolë Ashta (1918-1997), pedagog i gjuhës shqipe në Institutin e Lartë Pedagogjik, Shkodër.
- Llazar Siliqi (1924-2001), i lindur në Shkodër, ishte shkrimtar, që banoi në Tiranë.
- Luigj Franja, mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, Shkodër.
- Mufit Trepça, mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, Peshkopi (Shqipëria e Veriut).
- Pjetër Fusha, mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, Rubik (Mirditë, Shqipëria e Veriut).
- Shefqet Hoxha (1934), pedagog i gjuhës shqipe në Filialen e USHT, nga katundi malor Bicaj-Kukës (Shqipëria e Veriut).
- Tomor Osmani, pedagog i gjuhës shqipe në Institutin e Lartë Pedagogjik, Shkodër.
[1] Mehmet Elezi, “Kongresi i Drejtshkrimit pa grim”, ExLibris, 1 nëntor 2022.