Nga: Ajete ZOGAJ
Skulptori i mirënjohur shqiptar Destan Gashi, me punën e tij krijuese, skulpturat e gdhendura në gur, gjithnjë e më shumë po e dëshmon vetën si mjeshtër i madh, duke e përfaqësuar denjësisht artin e krijuar nga një shqiptar të cilin me të drejtë mund ta quajmë edhe ‘ambasador të kulturës shqiptare’ nga Kosova, jo vetëm në shtetin vienez ku jeton dhe punon.
Kësaj radhe, maestro Destan Gashi, do të ekspozojë tri skulpturat e tij në Biennalen me Skulptura „Nature & Art“ në Kámoni Arboretum në Szombathely.
Në këtë Bienale marrin pjesë 46 artistë nga 10 shtete me 70 vepra arti në ekspozitën e titulluar “ „Természet & Müvészet“„Natur & Kunst“ „Nature & Art“.
Ekspozita hapet më 6 maj në ora 16.30, dhe do të jetë e hapur deri më 23 tetor 2022. Vizitorët do të kenë mundësinë të vizitojnë ekspozitës nga
ora 9:00 deri në 18:00.
Adresa: Kámoni Arboretum, H-9700 Szombathely, Szent Imre herceg utca 84/B
Maestro Gashi, për të gjithë artdashësit e skulpturave të tij, do të jetë i pranishëm në ekspozitë të premten me datë 6 maj, prej orës 16:00 dhe të shtunën 7 maj prej orës 10:00.
SHKARKO: BIENNALE 2022 | Meghívó | Skulpturen Biennale Eröffnungsprogramm