Gani I. Mehmeti
Mashtrimet serbe, ashtu sikur edhe rrenat e tyre janë të shumta, që kanë dalë mbi sipërfaqe.
Serbët, me mashtrimet e tyre janë të kualifikuar në të gjitha fushat. Ata kanë mashtruar edhe botën deri sot disa herë. Mirëpo, tani, me daljen në skenë të mashtrimeve të tyre, do të ishte mirë që më të mos u besohet nga opinioni botëror.
Ne themi se kur një herë të gënjen apo të mashtron, atij më nuk i besohet.
E, Serbia vazhdimisht ka gënjyer e ka mashtruar gjithë Europën dhe botën deri sot shumë herë, por gjithherë me ndihmën dhe instruksionet e Rusisë gënjeshtrat e saja janm marrë për si të vërteta, duke iu besuar gënjeshtrave të tyre.
Mashtrimet serbe kanë shkuar vazhdimisht në dëm të vendit dhe popullit shqiptar. Ndoshrta është për t’u çuditur, por serbëve u ka shkuar fjala dhe u janë miratuar kërkesat deri në vitin 1999, kundër shqiptarëve, sa herë që ata kanë pushtuar tokat tona.
Historikisht dihet se serbët arritën të pushtojnë tokat e shqiptarëve me ndihmëne Rusisë dhe me marrëveshjet e lidhura me Perandorinë Otomane.
Gënjeshtra thuhet me qëllim të caktuar, me vetëdije, me prapavi e strategji për të arritur diçka në bazë të lajthitjes dhe mashtrimit të palës tjetër me gënjeshtër. Gënjeshtrën mund ta përdorë individi, por mund ta përdorë edhe organizata, partia, institucioni, shteti, për interesa dhe qëllime të caktuara.
Serbët si kolektivitet, si grup, si paerti e si shtet, gënjeshtrën e përdorin kryesisht në raport me shqiptarët. Ata, të ndihmuar nga ata që thamë, pushtuan tokat tona që nga fillimi i shekullit XIX, me “çlirimin” e Beogradit, sepse për çdo vend të pushtuar prej tyre, e quajnë çlirim okupimin okupim!
Kemi përshtypjen se nuk ka popull as shtet në botë që e përdorë gënjeshtrën më shumë se shoqëria serbe dhe shteti i Serbisë, me të gjitha strukturat e tij shoqërore, me vetëdije e me strategji, për motive dhe qëllime të caktuara.
GËNJESHTRAT SERBE:
GËNJESHTRA E PARË ËSHTË AJO E BETEJËS SË kOSOVËS MË 1389, e cila nuk ishte betejë serbe kundër turqve, por ishte betejë shqiptare kundër pushtuesit turk.
Madje, serbët shpesh ditën të jenë në koalicion me turqit në luftëra kundër shqiptarëve. Serbët edhe me djallin do lidhnin koalicion kundër shqiptarëve.
Shteti i Serbisë nuk i linte të qetë as ata muhaxhirë të cilët kishin ardhur në Kosovë. I akuzonte se ata dhe përgjithësisht shqiptarët po bëjnë zullum kundër serbëve, në format më të vrazhda: vrasje, plagosje, kidnapime, grabitje e dhunime të femrave, detyrimin që të konvertohen në muslimanë, grabitje të pasurisë, djegie të shtëpive, përdhosje të varrezave, të kishave e manastireve, etj.
‘’Ne gënjejmë për ta mashtruar vetveten, për të ngushëlluar të tjerët (në fakt, nuk janë fare ngushëllues), gënjejmë nga mëshira që kemi për tjetrin (ata nuk kanë mëshirë ndaj askujt), gënjejmë nga turpi (ata nuk e njohin turpin), gënjejmë për të kurajuar, gënjejmë për të fshehur mjerimin tonë, gënjejmë për shkak të nderit (janë të pandershëm. Ata nuk dinë për nderin kurrë). Gënjejmë për shkak të lirisë (gënjejnë për pushtime, jo për liri). Gënjeshtra është formë e patriotizmit serb dhe vërtetim i inteligjencës sonë të lindur (se kanë inteligjencë për rrenën –po. Këstu i besoj).
Gënjejmë në mënyrë krijuese dhe me imagjinatë, në mënyrë inventive (nuk mban mend shkenca për shpikje serbe. Edhe kjo është gënjeshtër). Gënjeshtra është interes shtetëror serb, gënjeshtra është në vet qenien e serbit (se gënjeshtra është në vetë qenien e serbit dhe që e bëjnë opër interes shtetëror – po!). Secila gënjeshtër e përsëritur mija herë, në funt bëhet e vërtetë (por gënjeshtër mbetet). Serbinë aq shumë herë gjatë historisë e ka shpëtuar gënjeshtra’’, thotë Qosiqi në romanin e tij ‘’Deobe’’ (1961).
(Ato brenda kllapave janë vërejtje tona, G. M.)
Por, kisha serbe, Akademia e Serbisë dhe segmentet tjera të shoqërisë dhe të shtetit të Serbisë vazhdojnë të botojnë, përkthejnë, shpërndajnë nëpër botë dhe promovojnë libra e pamflete me gënjeshtra, gjoja mbi dhunën e shqiptarëve kundër serbëve dhe kundër kishave të tyre. Dhjetra libra me mite e gënjeshtra serbe mbajnë tituj bombastik: ‘’Gjenocidi shqiptar mbi popullin serb’’, për periudha të ndryshme prej shekullit 16 deri më sot.
RASTI I MASHTIRMIT TË MARTINOVIQIT
Ky rast ka ndodhur më 1984, në periudhën kur Sllobodan Millosheviqi synonte okupimin e Kosovës, çdo ditë lansohej nga një gënjeshtër për kinse presione të shqiptarëve ndaj serbëve, dhunime të plakave serbe, dëmtime të varrezave serbe, metodë kjo shumë e njohur që nga lufta e dytë botërore kur nazistët akuzonin hebrenjtë për të gjitha te këqijat.
Rasti më eklatant i një gënjeshtre të tillë antologjike, është vetëplagosja e kolonelit jugosllav Martinoviq, në vitin 1984, i cili gjatë seancave të vetëkënaqësisë, u lëndua rëndë duke shqyer zorrën e trashë me shishe xhami. Edhe pse ai fillimisht në Emergjencën e Klinikës Kirurgjike në Prishtinë, kishte deklaruar se lëndimi ishte vepër e tij, ai nën presionin e sigurimit shtetëror serb të asaj kohe, ndërroj deklaratën e dhënë më parë, për qëllime politike “patriotike”, dhe akuzoj shqiptarët për këtë vepër.
Pas publikimit të deklaratës së Martinoviqit në mediat Jugosllave reagojnë gjitha subjektet jugosllave nën ndikimin serb dhe këto reagime i vullos edhe Akademia e Arteve dhe Shkencave në Beograd duke e gjykuar me rreptësinë më të madhe dhunën shqiptare ndaj serbëve e cila sipas tyre kishte arritur një kulminacion të ri.
Propaganda e sistemuar antishqiptare nga entet dhe institucionet serbe si Radio Televizioni, Akademia dhe Qeveria të koordinuara nga Akademia në Beograd, në atë kohë me muaj të tërë nuk kishte të ndalur lidhur me rastin Martinoviq Ky rast arriti edhe në faqet e shtypit ndërkombëtar.
Si pasojë e këtij rasti ishtin edhe paraburgimet e shqiptarëve.
RASTI PANDA NË PEJË
“Duke u nisur nga vet fakti se kjo ngjarje ka qenë e trilluar nga vet shteti serb, e që ka qenë në gjendje të vras vet të rinjtë e tyre dhe t’ia m’veshin disa qytetarëve të Pejës, ne propozuam që ky objekt të fillojë procedurat nga Komuna e Pejës, të shpronësohet dhe pastaj të shpallet muze ku do të quhet ‘Muze i së vërtetës’”, tha ai.
E arsyen, se pse pikërisht ky emërtim, ai shpjegoi: “Pse ‘Muze i së vërtetës’? Ngase shteti serb në atë kohë është thirrur shumë nga ky krim se kinse e kanë kryer shqiptarët. Janë maltretuar dhe dhjetëra të tjerë për rastin në fjalë, të cilët kanë vuajtur dënimin e tyre në burgjet e Serbisë, por nuk janë dënuar asnjëherë për këtë vepër, por shtetit serb iu është dashur si arsyetim për t’i mbuluar krimet që i kanë kryer në këtë objekt. Andaj kjo është mirë që t’i tregohet secilit vizitor dhe qytetarë të botës që këtu ka ndodhur një krim nga shteti serb, ku ka qenë në gjendje që t’i vras të rinjtë e tyre dhe pastaj t’ia m’vesh shqiptarëve”.
Ganiqi theksoi se edhe vet presidenti serb, Aleksandar Vuëiq pati deklaruar se “nuk ka fakte që këtë krim e kanë kryer shqiptarët”.
“Dihet që në këtë ngjarje kanë qenë të akuzuar Vllaznim Përgjegjaj, Agron Kallçaku, Gazmend Bajrami dhe disa të tjerë ku ata janë maltretuar në mënyrë më çnjerëzore, kanë vuajtur dënimin në burgjet në Kosovë dhe pastaj janë transferuar në Serbi. Ndërsa kurrë s’ka pas një lëndë të tillë në prokurorinë e Pejës, është fjala në kohën e luftës kur ka ndodh dhe as pas lufte në prokurorinë e krimeve serbe në Serbi. Po ashtu edhe vet presidenti Aleksandar Vuçiq, i cili në kohën e Sllobadan Millosheviqit ka qenë ministër i propagandës, deklaron që për këtë krim ‘nuk ka fakte që e kanë kryer shqiptarët’, d.m.th. e kanë kryer vet serbët”, potencoi ai.
SERBIA KA PËRFITUAR KREJT SHTETIN E SAJ NË BAZË TË GËNJESHTRAVE E MASHTRIMEVE
Serbia ka përfituar shtetin në bazë të gënjeshtrave, kundër shjqiptarëve, duke i marrë si të vërteta europianët. Atë që serbët e kanë bërë mbi shqiptarët, serbët e kanë thënë se gjoja shqiptarët e kanë bërë mbi serbët!
Këtë janë duke e thënë edhe sot. Edhe sot serbët përpiqen që të përfitojnë përmes gënjeshtrave.
GËNJESHTRA MË E RE ËSHTË KJO E FUNDIT NË MITROVICË, të cilët mashtrojnë publikun, shtetin e Kosovës përpiqen ta mashtrojnë, opinionin ndërkombëtar, i cili ësjhtë i pranishëm, posaçërisht në veri të Kosovës, se gjoja policia ka rrahur, maltretuar e përgjakur maturantlët serbë, por që në realitet, ata vetë i kanë ngjyrosur rrobat e bardha me ngjryë të kuqe për të mashtruar e për të dënuar shtetin e Kosovës për “masat” e marra ndaj maturantëvbe.
Këtë do duhejta thotë UNMIK-u dhe EULEX-i që janë në veri të Kosovës, me ç’rast do duhej të dënohen ata që e kanë bërë këtë me qëllime politike dhe të mashtrimit, në mënyrë që të mos e përsërision më.
Pra, nga të gjitha këto që uj thanë, Europpa dhe bota duhet ta cilësojnëe vlerësojnë si shtet të gënjkeshtrës Serbinë dhe kurrë të os i besohet në triliomet e saja të sajuara në dëm të të tjerëve.