Ismet M. Hasani, Suedi
Me rastin e 81 vjetorit të Masakrës, që u krye në Tivar të Malit të Zi, më 30, 31 mars, 1, 2 prill të v. 1945, ku u vranë e u masakruan mbi katërmijë të rinjë shqiptarë.
MASAKRA E TIVARIT
(30 e 31 mars, 1 e 2 prill 1945)
– P O E M Ë –
Poemën e thura në bazë të intervistës së pjesëmarrësit dhe dëshmitarit të gjallë të Masakrës së Tivarit – z. Azem Hajdini – Xani nga Drenica, të dhënë në ”Radio-Kosova” më 12 maj 2006,
Kjo poemë i kushtohet dëshmitarit të gjallë të ksaj Masakre – z. Azem Hajdinit nga Drenica e Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve që ishin pjestarë.
(autori)
…
Na disa që nuk u çuam
Pa ba za, nën kufoma qëndruam.
Disa orë kemi ndejtë palue
Nën kufoma pa guxue me u çue!
Herën e tretë kur kanë urdhërue,
Çka kemi qenë gjallë atëherë jemi çue.
Kur e kemi pa veten n’kambë
Trupi i jonë krejt n’gjak i lamë.!
Shumë urgjent na kanë urdhërue
Nëpër kufoma kemi trupue,
Kjo ka ndodhë në orët e vona
Pak të gjallë e shumë kufoma!
Atëherë vërtetë shumë jemi trishtua
Kur i shifnin shokët vdekur palua,
T’mbeturit gjallë ndihmë duke kërkua
Na s’guxonim as me iu afrua.
Njeni britke thikën me ia nxjerrë,
Tjetri britke zorrët me ia mbledhë,
Tjerat zëra vijshin pa ia nda
A ka një pikë ujë, ore vëlla?
Na besoni, o burra na e humbëm veten
Kur shokëve tonë s’mund ua shpëtonim jetën,
Kur s’mundesh jetën me ia shpëtue,
n’zaval t’shpirtit me i ndihmue!
Bile me ia nxjerrë prej fytit thikën
Me ia largua prej vdekjës frikën,
Tjetrit zorrët me ia afrue
Trupi n’gjak tuj iu currue.
Të tjerëve pak ujë me ua avitë
Një gisht shkrumi n’buzë iu kish’ ngjitë,
E sa ç’mujshin me bërtitë
“Ndihmom o vëlla, pashë të dy sytë!”
S’guxuam ndihmë me i ofrua
Se ashtu na u pat urdhërua:
”- Kush dikujt ndihmë i jep
plumbi a thika n’fyt ia ngjet!”
Pasi s’mundëm ndihmë me iu dhanë
I kemi lënë ”vistër” njashtu të tanë,
Shkonte britma tuj gjimue
T’gajllë e t’ vdekur mbetë palue.
Na nxuerrën përjashta pa bërë za,
Me sy tonë kemi pa hata
Sa shokë tonë i kishin vra
Përjashta gjaku rrugëve tuj u la!
Të gjithë ata që i pushkatuan,
T’gjallë e t’vdekur n’kamionë i ngarkuan,
I kanë hudhur grumbull në një shpellë,
Aty të gjithë i kanë djegë.
Dy-tri ditë na ra me pa
Dilte prej shpelle flakë e tym pa nda!
Kur filluan disa me i dvetë?
”- Edhe juve ashtu ka me ju gjetë!”
Baca Azem flet tuj gjimua,
“Me fjalë s’mundëm me përshkrua,
Është çudi si kemi shpëtua gjallë,
“se kemi pasë exhel!” – thotë një fjalë”
Pasi disa shpëtuam vet
bojshim kuku e hajmedet,
pa e dijtë për tjerët se shka i ka gjetë
shumë prej tyre i kishin hudhë në det.
Disa shokë aty na kanë tregue:
Nga shumë veta n’barka i kanë ngarkue
Me qëllim që barka me u rrotullue
Të mbytën ata që s’dijnë me notue.
Kjo e zezë shumë i ka gjetë,
Nëpër deti tuj u përpjekë,
Shumë shqiptarë janë mbytë në det
Plisat e bardhë mbi ujë iu kanë mbetë!
Notojshin plisat mbi deti të Tivarit,
U skuq deti me gjak t’shqiptarit.
Krejt masakrën s’po muj e përfshijë
Se janë vra mbi katërmijë,
Nuk harrohen për jetën e lume
Shumë i kanë vra nëpër podrume!
Një ”shkinë” kur ka zbritë n’podrum,
aty ka pa shqiptarë t’vramë shumë,
aq shumë ”shkina” është tmerrue
dhe n’at vend ajo është tranue.
Prej tmerrit “shkinën” e kanë lënë mendët
Çka ka pa s’ka mund kurrë me përmendë,
krejt jetën ”shkina” sa ka jetu’
ka dijtë me thënë vetëm ”kuku – kuku…!!!”
Për Tivarin shumë dijmë me tregue
na disa që masakrës i kemi shpëtue,
prej atëherë 61 vjet kanë kalue
shumë detale s’mundën ma na u kujtue!
Edhe një t’vërtetë dua me ua tregua:
”Prej masakrës n’Tivar kush ka shpëtua,
me gjetë strehim n’Shqipëri kanë shkua,
të gjithë janë mbetë pa mendë në kry’
të gjithë n’Tivar Shqipëria prapë i ka kthy’!
Për këtë ka shumë dëshmitarë,
Pasi i shpëtuan Masakrës në Tivar
që kërkuan strehim në shtetin shqiptarë!
”- A ka o vëllezër, gjë më zi?
me t’kthye aty ku ke pa vdekjën me sy?”
N’dorë t’shkjaut na kanë dorëzua
që na ka gri e na ka masakrua.
E ligë u tregua Shqipëria, si shtet
nuk u duel në ndihmë vëllezërve t’vet!
Po e çveoi popullin prej shtetit,
populli civil ia la nderin vetit,
Kur jemi kthye gjallë nga Tivari
i kemi ra n’dorë ndonjë fshatari!
Krejt fshatarët e Shqipërisë
E dhanë provimin e bujarisë,
Edhe fshatarë edhe qytetarë
Iu duelen në ndihmë vëllezërve shqiptarë!
Na ka dhënë bukë, na kanë dhënë ujë,
as kurrnjë s’ka thënë nuk muj!
Ata i hapën gojë e zemër
Qoftë qe mashkull apo femër!
E hapi zemrën populli shqiptarë,
për vëllezërit e tyre Kosovarë,
që shpëtuan pa u masakrua n’Tivar
mbi katërmijë atje mbetën të vrarë.
Kështu tregoi baca Azem
në ”Radio-Kosovë” ai rrëfen,
thotë ”kjo është e vërteta,
nuk harrohet sa të është jeta!
/ v a z h d o n /











