Gjatë jam konsultuar me veten
tëra hallet bluar i kam në kokë
një shtëpi shteti ma premtoi, se
atë që e kisha serbët ma dogjën
Asnjë turp unë s’e ha me bukë
bëra atë që më kërkonte atdheu
u plagosa dy herë nëpër beteja
dhe tani jam një gjysmë i rënë
Nderi im bukën s’e ha me turp
lirinë s’e kam menduar kështu
gruaja ime provoi të gjejë punë
por i vunë kusht, test në krevat
Atë çast i tërë qielli më zuri
desha ti vras ose t’ua vë flakën
por amaneti i babës nuk më la;
biri im, ti s´ke plumb për vëlla!…
Atdhe Geci – Prishtinë, 2007 – poezi nga “Kanuni poetik”