NGA KALOSH ÇELIKU
Jo! Sot, para zgjedhjeve lokale në “demokraci: Nuk duam rrugë, parkingje për makina, bukë, as ujë! Që, partizanët e partive politike na i kanë zënë edhe trotuaret për këmbësorët. As, “vëllazërim – bashkim” komunist. Shtet të “përbashkët”. Premtime partiake, që me vite me “vëllezërit” i keni propaganduar para zgjedhjeve lokale dhe parlamentare, për barazi kombëtare. Premtime, që edhe Sotekësajdite, nuk i keni realizur me vepra. Edhe, Sot: përpiqeni ta mbuloni veten me parkingje të makinave mes rrugëve dhe gjelbërimit?! Na i keni mbuluar edhe parqet dhe trotuaret me beton dhe bërllok. Nuk na keni lënë vend as për këmbesorët.
Sot, kemi më shumë makina dhe varreza të makinave, sesa banorë në Maqedoninë e Veriut. Siç, duket: marrëzisht e duam bërllokun, që na e keni lënë me vite para çerdheve të fëmijëve, pallateve dhe shtëpive! Na jepni bukë, ujë dhe Liri! Arsim, dhe kulturë. Punë.
Herët, ua kemi bërë me dije: duam barazi kombëtare! Por, jo edhe politikë argati të “vëllazërim – bashkimit ish jugosllav”. E, mbytët gjelbërimin me ferra, tela, ndërtime pa leje dhe bërllok. I shkatërruat parqet, i pretë pemët që i mbolli dhe ndërtoi sistemi ish komunist jugosllav. Dhe, i mbushët me pallate biznesi: beton, ferra, tela dhe bërllok me qerre.
Përinatë, ju si parti politike edhe pse: ua japim vetë votën e lirë, na shpërbleni me bërllokun edhe para shtëpisë. Ndoshta, edhe e meritojmë si popull shqiptar. Shkaku, se: ua japim votat me vite edhe disa mandate, duke e rrezitur veten pa brekë përmejdani verë e dimër në Diell me saç e shpuzë mbi kokë.
Përçudi, Sot: gjatë fushatave parazgjedhore lokale (2025), përveç votave të “vëllezërve” si argatë, ende i kërkoni me këmbëngulje edhe votat e shqiptarëve, që me vite e disa mandate i pretë pemët dhe e keni mbytyr popullin shqiptar me “vëllezërim-bashkim” ish jugosllav: pallate biznesi, ferra, tela dhe bërllok para pallateve dhe shtëpive këmbekrye në Legen?!
Sot: Nuk do t’ua lypim “vëllezërve” Lirinë te “Ura e Gurit” mbi lumin Vardar me lutje në xhami me këmbët dhe trutë në Legen, as në kishë me kryqin maleve. As, barabarësinë në shtetin e “përbashkët”. Por, do t’ua marrim Ditën e Nesërme. O, me hatër, o me luftë: Penë dhe libra!…
Lufta vazhdon me Penë…