Logjika komuniste e të menduarit dhe hapja e dosjeve politike

1
Skënder Mulliqi

Koment

Skënder MULLIQI

Shihet se Kosova ende po dominohet nga strukturat post komuniste jugosllave. Kjo bëhët e qartë edhe nga biografitë përsonale dhe familjare të një numri njerëzish edhe në politikë dhe figura tjera publike. Këto struktura janë bërë pengesë e madhe të ecjes tonë përpara.Këta janë pykë nën rrota për Kosovën. Dhe, është më se e domosdoshme hapja e dosjeve politike, që të dihët së kush edhe meriton të jetë bartës i funksioneve drejtuese të shtetit dhe në sistemet të tjera. Lufta për liri ishte e rëndësishme edhe për faktin që të lirohemi nga këto struktuara dhe të largohemi nga sistemi i urryer komunist. Largimi i forcave policore ushtarake serbe ishte akti sublim historik, që na mundësoj formimin e shtetit sovran dhe të pavarur.

Dhe, për të ruajtur dinjitetetin dhe vlerat tona kombëtare, po ashtu duhet të bëhët hapja e dosjeve në mënyrë që të largohen nga jeta shoqërore dhe politike të gjithë mbeturinat e sistemit komunist. E kam thënë edhe më parë së hapja e dosjeve është kusht për inkuadrimin e Kosovës në srukturat e BE-së. Këtë proces politik e kan kryer tashmë edhe shumë shtete të rajonit. Kosova duhet të ndërtohet mbi lirinë e mendimit dhe të fjalës, si dhe mbi të drejtën për të jetuar në përputhje më kulturën dhe besimet e veta. Me njerëz më logjikë projugosllave, nuk mund të forcohet pavarësia, demokracia dhe orjentimi perëndimor i Kosovës.

Promovimi i mendimit autoritar që po praktikohet ende po shkaktojnë tensione të pa nevojshme politike. Gjithë kjo thyerje politike në dëm të vendit duhet shikuar edhe nga ky prizem. Po minohet përparimi i Kosovës si mbrenda ashtu edhe për tu inkuadruar ne BE. Askush nuk ka monopol mbi të vërtetën, as të individi, as të partia dhe as të shteti. E vërteta arrihet përmes dialogut, argumentimit dhe përballjës se pikëpamjeve. Çdo ideologji që nuk lejon kritikën e ka burgosur veten në një gënjeshter. Komunizmi nuk ofron asgjë më shumë veq një diktaturë të keqe-diktatura e një ideje. Kushdo që i drejtohet shkencës duhet të ketë guximin të përballet me argumente dhe fakte që shkojnë kundër bindjeve të tij. Çdo gjë tjetër është dogmë…

1 KOMENT

  1. I respektuar Skënder,

    Fjala e LIRË pubikon shkrime relevante (të rëndësisë së veçant’), të cilet të nxisin kurreshtjën për lexim dhe KOMENT.
    Lexova shkrimin e juaj, ndaj po jap koment përmes kësaj ANEKDOTE:

    Njoni del n’pazar me nji thes t’mushun plot e me grykë të mshelne.
    Vjen njoni e i thotë: Shka po shet? – Po shes dreqen, ai – ban ky.
    Ani zgjedhma njo qëkho n’krye t’thesit si ma të mirin?
    Po si n’kye t’thesit si n’fund t’thesit, krejt t’njojt i kije!
    *
    Besoj se e ke kuptue këtë mesele!?

    Respekt,
    për Administratorin e FL, dhe
    për juve.
    ‘nga IMH

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.