Libri i Zanës Blu – recension

0
Andrew Lang - Libri i zanës blu

Sapo doli nga shtypi përmbledhja me tregime për fëmijë “Libri i Zanës Blu” i autorit me famë botërore Andrew Lang i përkthyer nga gjuha angleze nga Mire Raku botuar nga Shtëpia Botuese “ASFODELA” 2022. dhe ka 300 faqe.

Tregimet në këtë vëllim janë të destinuara për fëmijët, të cilët do të duan dhe do të mishërohen me rrëfimet e vjetra që kanë kënaqur kaq shumë breza me radhë.

Shija e botës moderne ka ndryshuar shumë me avancimin e teknologjisë, por asnjë teknologji nuk mund të tejkaloi librin në aspektin shëndetësor dhe social. Leximi nxitë trurin të krijoj imazhet aty për aty. Ne mendojmë se fëmijët nuk lexojnë, ata lexojnë kur kanë libër të mirë në duar siç është “Libri i Zanës Blu”.

Fëmijët janë ata që përfaqësojnë moshën e re të njeriut. Ata janë të etur për dashuritë e tyre të hershme ndaj prindërve, ata kanë këndin e tyre të pashprehur të besimit dhe oreksin e tyre të freskët për mrekulli dhe magji, e këto skena i hasin në të gjitha tregimet e përmbledhjes së “Libri i Zanës Blu”. Instinkti i socializmit funksionon kështu, që ne ende po ua përsërisim djemve dhe vajzave të çdo brezi historitë që ishin të vjetra para se Homeri të këndonte për aventurat e kohës së tij, si Psikika e endacakut, sot e kësaj dite endet në të gjithë botën. Mund të ndryshojnë herë pas here, por këto mbeten gjithmonë në thelb të njëjta dhe nga të gjitha kombinimet në të cilat ato mund të përshtaten, kombinimet më të vjetra janë ende më favorite.

Tregimet në “Libri i Zanës Blu” kanë qenë prej kohësh të njohura nga studiuesit e përrallave që flasin lashtësinë e tyre të origjinës. Megjithatë, ky nuk është vendi për të përsëritur teoritë e njohura antiquriane, as për të tentuar ndonjë shumëllojshmëri të re hamendjesh. Edhe një fëmijë (ky recension nuk është menduar për fëmijët) duhet të njohë dhe të kuptoi, pasi ai kthen faqet e librit “Libri i Zanës Blu”, se të njëjtat aventura dhe diçka si të njëjtat komplote e takojnë atë në tregime të përkthyera nga gjuhë të ndryshme.

Për shembull, duhet t’i kujtojë lexuesit më të ri se tregimi “Kështjella në mes të lindjes së diellit dhe perëndimit të hënës”, është një përrallë me origjinë Norvegjeze dhe nuk mund ta gjesh në folklorin popullor të asnjë populli tjetër. Kjo përrallë apo legjendë nuk është botuar ende në gjuhën shqipe.

Këto ngjashmëri dhe analogji përsëriten tek ‘Unaza jonë prej bronzi’, nga Levanti, me minjtë që e bëjnë çifutin të teshtijë duke i gudulisur hundën, ka një variant tek fiset mongole dhe asnjë tjetër, as ky tregim nuk është në duart e lexuesve tanë.
Te Finlandezët, Santhalët-fis danezë, Kafirët-fis holandez kanë një Hirushe të tyre, si Skocezët dhe Keltët-Hungari. Ne në këtë përmbledhje e kemi variantin më të vjetër atë të skocezëve.

Këtu kemi një hije të ngjarjeve kryesore që tregohen ndryshe në gjithë vendet e botës. Në Soma në mes të indianëve në kontinentin e Amerikës së Veriut shumica e tregimeve iu përshtatin duke vënë njeriun vendas si krye personazh.

Papirusi i Ramsesit II-të përmban përralla të njohura si tonat; nuk ka as fjalë, as tokë ku zëri i tyre të mos dëgjohet. Andaj ne sjellim në gjuhën shqipe tregimet më origjinale të kohës së vjetër, për ta njoftuar lexuesin dhe studiuesin e tregimeve të vjetra se asgjë nuk mund t’i ikë gjenezës. Asnjë popull nuk mund të përfitoi duke ia vjedhur folklorin popullor tjetrit.

Këto janë probleme të shkencës, ose të një studimi shkencore, në vend të kritikës letrare. Ndoshta duket pothuajse po aq e vështir të zbatosh metodat e kritikës letrare si në Përrallat e fëmijëve. Ai që do të hynte në Mbretërinë e Zanave duhet të ketë zemrën e një fëmije të vogël, nëse ai do që të jetë i lumtur në mbretërinë e magjepsur. Por, unë besoj se dikush mund të ketë studiuar përralla si shkencërisht, ashtu edhe në mënyrë letrare, pa humbur zemrën e fëmijërisë, për sa u përket atyre gjërave më të mira fëmijërore.

A mund të falet ndjenja që të kaplon gjatë leximit të rrëfimit dhe mishërimi me fabulat e këtyre rrëfimeve të vjetra, dikush ka ndjerë ndoshta po aq kënaqësi se sa fëmija që i lexon ato, apo i dëgjon ato për herë të parë? Fëmijëve, siç e dimë, u pëlqen të dëgjojnë shpesh një përrallë dhe gjithmonë këmbëngulin që ajo të tregohet në të njëjtën mënyrë. Kjo është fuqia e vërtetë e tregimit të mirë për fëmijë.

“Libri i Zanës së Blu”, e cila sjell perla të letërsisë botërore për fëmijë andaj dhe është në favor të letërsisë sonë për fëmijë që të botohet libra të këtij lloji.

Eluizë Lumi

Dërgoi për publikim, Sabrije Shala, botuese

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.