LËVIZJA ILIRE E METUSH KRASNIQIT
– Hero i Kombit
E tërë kjo tokë ku unë jam lindur
prej mija vjetësh quhet Shqipëri
gjysh e stërgjysh me pushkë janë rritur
pushkën e nderit kurrë se kanë dhënë
Asllan Krasniqi i thërret Metush Krasniqit
të lidhemi të gjithë për tokën tonë
mësimi në shkolla është pushka e kohës
pa arsim kombëtar nuk do të ecim para
Ashtu qoftë o babë Asllan Krasniqi
i thotë Metush Krasniqi prindit të tij,
do hapim shumë shkolla, do bëjmë libra
se Kosova ndryshe nuk bëhet Shqipëri
Në ditar tek shkruante orën e mësimit
Metush Krasniqin hafijet e përgjonin
Metush Krasniqi mësuesi ynë i lirisë
i shkruan flamurit kuq e zi të atdheut:
Nëse shqiponja e flamurit më pyet
tek flamuri kombëtar unë shoh dritë
Kosovë, sa të ketë jetë guri dhe bari
zot i kësaj toke do të jetë shqiptari
Rend o rend o mësues Metush Krasniqi
rend o rend o kryengritës i bashkimit
në varrim të nënës së vrarë ti një fjalë e the,
një nënë ma vratë, po Shqipërinë kam nënë.
Kosovë, janë shumë nxënësa nëpër shkolla
janë shumë mësues atdhetar që i dijësojnë
Kosova Shqipëri çdo ditë po bëhet,
Lëvizja Ilire është e ardhmja e Atdheut!
Atdhe Geci – Roganë, Dajkoc, 2023
Herinjet mbesin të gjall përmes këngeve dhe poezive. Poeti e ka qendisur bukur poezin për herojn e vendit Mtush Krasniqi.
Respekt.
Heronjet mbesin të gjall përmes këngeve dhe poezive. Poeti e ka qendisur bukur poezin për herojn e vendit Mtush Krasniqi.
Respekt.
Milazim Zeqiraj, falëminderit për vlerësimin e poezisë për Heroin e mirëfilltë, Metush Krasniqin! Milazim miku, sukses!