Nga Xhafer LECI
Strukturat dhe simpatizantët e LDK-së, në mënyrë organizative e mashështore, duhej pritur kthimin e Tij nga Haga në Aeroportin e Prishtinës.
Fadili edhe njëherë ka dëshmuar bindshëm se ishte dhe mbetet një atdhetar, personalitet dhe intelektual i vlerave tona institucionale-shtetërore.
Para, gjatë dhe pas luftës, i palëkundur në mbrojtje të interesave tona kombëtare si djathtist me bindje pro-perëndimore e amerikane.
Kjo ishte rruga e trazuar nga elita intelektuale e LDK-së, e prirë nga Presidenti Dr. Ibrahim Rugova, arkitekt dhe projektues i pavarësisë të Kosovës, së bashku me elitën intelektuale e atdhetare.
Vetëm tek neve shqiptarët,në asnjë vend tjetër në Evropë nuk ka ndodhur të kenë dy lloj komunizma, dy palë heronjë e dëshmorë, dy fonde, dy ushtri.
Ky model nga LDB-re, e diktatorit komunist stalinist Enver Hoxha, me vrasje të pafajëshme të atdhetarëve intelektualë për marrjen e pushtetit, me direktivat e Sebosllavisë, u bënë vëllavrasjet-luftë qytetare në Shqipëri. Disa udhëheqës të luftës në Kosovë, 1998-1999, vepruan sipas direktivave të krerëve të Partisë Socialiste, “vrisni ata të cilët nuk janë të një mendimi me juve…!
Lavdi të gjithë të rënëve për liri!
Wendlingen, 25.10.2024