Lakmia për pushtet t’korit, o miku im

1
Shtabi i UÇK Dukagjin - Viçidol

Në shkollën e Viçidolit ku u vendos Shtabi i Rrafshit të Dukagjinit në krye me Tahir Zemaj, Maj 1998. Në foto: Tahir Zemaj, Hasan Hajdar Zukaj, Saim Tahiraj, Muharrem Tafaj, Sali Çekaj, Zenun Idrizaj.

Vazhdon nga numri i kaluar me titull: “A ishte me të vërtetë Adem Jashari anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së?“, 1, 2 dhjetor 2023

Pjesa e tretë (3)

Dje kisha mendua të shkruaj, të vazhdoj edhe pakëz për Hamzë e Adem Jasharit, Saim e Bajram Tahirajn dhe për Major Haxhi Halit Halitin, vëllain e Enver Halitit, nga Lubaveci, komuna e Skënderajt, hero i Kosovës.

Një letër të shkurtër që ma dërgoi një i njohur, mi prishi planet dhe nuk munda të shkruaj e të vazhdoi të flas as për Hamzën e Ademin.

Por mua nuk mundët të ma mbyllë gojën askush, pos Zotit. Do të flas e do të shkruaj, por do ta them vetëm të vërteteën që e kam parë me sytë e mi, e kam dëgjuar me veshët e mi dhe nga të afërmit e besnikët.

Kjo letër më preku tej mase sepse nuk pritsha që ai, që më njihte mirë, të ndrysjoi kaq shpejtë, vetëm pse flas e shkruaj për Hashim Thaçin.

U betova se nuk do ta përmend më emrin e tij kur flas për Hashimin.

Por më mirë do të ishte sikur ai të më thonte e jo të më gjuante rrotlla, kodër mas bregut!

Në fund, për hir të bukës që e kam hëngër disa herë te ai dhe prindërit e tij, para disa vjetëve, disa vjet rresht i shkruajta.

”E kuptova porosinë e letrës. me vonesë por më mirë vonë se kurrë.

Natën!”

Bajram Tahiraj, udhëheqës i togës me djem të Belegut në vij të frontit. Maj, 1988, Beleg

Megjithate, letra e (ish) mikut tim do të mbetet në kujtesën time e do ta ruaj në arkivë si kujtim jo i mirë nga një mik që unë, nëse do të ishte nevoja, për te do të qitsha edhe pushkë..

Prolog, monolog e dialog (bisedë me vetveten dhe me të tjerët,,,)

Disa herë kam marrë letra përkrahje, këshilla, vrejtje dhe kërcënime kur kam folur për Hashim Thaçin, Fatmir Limajn por edhe për disa nga vndësit e mi, të afërm për nga gjaku, fisi e fara (Kastrat).

Vrejtje kam marrë edhe nga fëmijët e mi, pse shkruaja.

-Ti nuk mund të ndryshosh asgjë pos mund ta shpejtosh e keqësoh gjendjen tënde shëndetësore.

Disa “komandantë” më kanë qu edhe fjalë nëpërmes të “bedelëve” *) me vrejtje që mos të shkruaj, mos ti qes të palarat e tyre.

Dy përgjegjës të portaleve nuk mi kanë publikua opinionet e mia për për Isa Mustafën, për Anton Çunin, “Marre o Anton Çunin “ dhe kanë reagua ashpër kur shkruajta për Ramiz Lladrofcin “Drenicë, zgjohu Drenicë!”

SINAN KASTRATI MË: 3 DHJETOR 2016
https://www.botasot.info/opinione/617048/drenice-zgjohu-drenice

Mikut tim, pa i përmendur emrin po i drejtohem me disa fakte, panegjirik *) edhe pse ai nuk pajtohet me mua, për Hashim Thaçin:

Ata që nuk pajtohën me mua, le të ballafaqohen me fakte:

Whiting tha se Thaçi kishte deklaruar se shtabi i përgjithshëm i UÇK-së nuk kishte funksione deri në nëntor të vitit 1998.

Po ashtu, sipas prokurorit, Thaçi e ka mohuar se ka pasur informata për ndalimin e viktimave.

Me djemte e axhës, Jakup e Januz Kastrati, në Presidencë, te Ibrahim Rugova. Prishtinë, 2002

“Hashim Thaçi erdhi disa herë fshehurazi në Hagë për t’u dhënë ZPS-së intervistë të videoincizuar. Gjatë këtyre intervistave, ai mohoi shumëçka me rolin e tij në luftë dhe rolin e UÇK-së. Ai pretendoi se Shtabi i Përgjithshëm s’kishte asnjë funksion deri në nëntor të vitit 1998 e edhe para kësaj date, ekzistonte vetëm në letër. Ai e mohoi se kishte dijeni për ndalimet. Provat do të tregojnë se këto pretendime janë të rreme”,

Dëshmi e fakte për Hashim Thaçin, ka të mjaftueshme, jo nga të tjerët por nga vet Hashim Thaçi që ka deklaruar para mediave vendëse e të huaja, në Kosovë e në botë, në gjuhën shqipe e gjuhë të huaja.

Unë (ish) miku im po e marrë vetëm një fjali që e ka thënë Hashim Thaçi:

“ Thaçi e ka mohuar se ka pasur informata për ndalimin e viktimave“, sipas prokurorit të specializuar, Alex Whiting  Burimi:

“Prokurori i specializuar: Hashim Thaçi erdhi disa herë fshehurazi në Hagë”

Prokurori i specializuar, Alex Whiting ka thënë se ish-presidenti Hashim Thaçi kishte shkuar disa herë në Hagë “fshehurazi për t’u dhënë ZPS-së intervistë të videoincizuar”

Nga Lulzim Gajtani

Dukagjini, 3 Prill, 2023
https://www.dukagjini.com/prokurori-i-specializuar-hashim-thaci-erdhi-disa-here-fshehurazi-ne-hage/

Miku im, dhe ju miq të tjerë, lexojeni e mos besoni:

ZPS: Dedaj na kishte thënë se Thaçi, Selimi e Geci e detyruan ta nënshkruajë një deklaratë ku thuhej ‘Rugova është tradhtar’ 06/11/2023

Gjergje Dedaj, sipas Zyrës së Prokurorit të Specializuar kishte thënë se Hashim Thaçi, Rexhep Selimi dhe Sabit Geci atë dhe disa pjesëtarë të tjerë të LDK-së i detyruan gjatë luftës që ta nënshkruanin një deklaratë ku thuhej se “Rugova është tradhtar”.

Një grup kushërinj e të tjerë, aktiviste të LDK-së me Qerim, Jakup e Januz Kastratin te Presidenti Rugova. Rugova është në mes të meje dhe Jakupit, ish kryetar i LDK-së dhe Komunës së Malishevës. Presidencë, Prishtinë, 2002

Prokurorja ia përmendi deklaratat e mëhershme dhënë në Speciale ku ai i kishte bërë këto akuza ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
https://www.syri.net/syri_kosova/lajme/525201/zps-dedaj-na-kishte-thene-se-thaci-selimi-e-geci-e-detyruan-ta-nenshkruaje-nje-deklarate-ku-thuhej-rugova-eshte-tradhtar/

“Prokurori: Thaçi e Selimi i keqtrajtuan 13 përfaqësues të LDK-së në Qirez, iu kërkua të hiqnin dorë nga Rugova”
https://www.gazetaexpress.com/prokurori-thaci-e-selimi-i-keqtrajtuan-13-perfaqesues-te-ldk-se-ne-qirez-iu-kerkua-te-hiqnin-dore-nga-rugova/

Përveç Thaçit e Selimit, sipas prokurorit, në keqtrajtimin e tyre kishin marrë pjesë edhe anëtarë tjerë të UÇK-së.

“Provat tregojnë gjithashtu që Hashim Thaçi iu tha anëtarëve të delegacionit të arrestuar se UÇK-ja nuk e njihte parlamentin e Kosovës, i pyeti ata dhe i bëri ata që të shkuajnë deklarata që hiqnin dorë nga Rugova dhe LDK-ja dhe iu kërkoi atyre që të jepnin dorëheqje nga postet parlamentare”, tha prokurori Tieger.

Dhe dëshmia e dytë:
HashimThaç i ka arrestua Jakup Kastyratin dhe Cen Deskun në Dragobil, më 30 tetor 1998. Jakupi e Ceni kanë qenë të burgosur 30 ditë. Janë lirua me 28 nëntor 1998.

Me Jakupin i kemi babat vëllezër.

Burimi: “Prokuror Millaku, urdhëro faktet, burgose Hashimin!”

Denoncim publik kundër “prokurorit” Reshat Millakut dhe Hashim Thaçit, “president”
https://www.ballikombetar.info/prokuror-millaku-urdhero-faktet-burgose-hashimin/

Ibrahim Rugova, unë (në mes, Sinani, autori i këtyre rreshtave) dhe Jakup Kastrati. Prishtinë, 2002

Për këto, jam në gjendje të deklaroj kudo, edhe para policëve, prokurorëve e gjyqtarëve ndërkombëtar, jo vendor. me krenari e ndëgjegje.

*) BEDEL m.

  1. hist. Ai që shkonte në vend të një tjetri në ushtri ose në punë të detyruar kundrejt një pagese. Bedel në ushtri. Dërgoi (vuri, pagoi) bedel. Shkoi (hyri) bedel. La bedel. Punoi bedel.
  2. keq. Ai që bën një punë në vend të një tjetri, i cili e ka për detyrë; ai që bën a pëson diçka në vend të një tjetri kur nuk duhet. S’bëhem bedel i tjetrit. Nuk pranon bedel. S’ka bedel sot.

*) PANEGJIRIK m.

  1. hist. Fjalim që mbante një gojëtar për të ngritur lart botërisht bëmat e një heroi a të një njeriu të shquar, për të lavdëruar një qytet etj. Panegjirik për heroin.
  2. iron. Lëvdatë e tepruar që i bëhet dikujt a diçkaje me fjalë ose në një shkrim.

I bëri një panegjirik.

PANEGJIRIK mb.

Që është i mbushur plot me lëvdata, që ka natyrën e një panegjiriku. Fjalim panegjirik. Ligjëratë panegjirike. Mbledhje panegjirike. Në frymë panegjirike.

Kërkim falje:

Edhe kur e kam përmendur Muhamet Kelmendin, ”Muhamet Kelmendi është njëri nga ata që shpesh del me më të reja e të dhëna, nëse është për t’i besuar por edhe ai është lpk-ist i zier e i zi si pezhgvja*) i kërkoj falje Muhametit.

( Vazhdon )

Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 3 dhjetot 2023
sinankastrati09@hotmail.com

1 KOMENT

  1. Përmir.
    Fjala ”korit” është shkrua gabim.
    Keto fjalë në gjuhësi shkruhen njëjtë por kanë kuptime të ndryshme, si ”bari” (çoban) e ”bari” (bimë) apo edhe fjala ”korit-ë) qe ka dy kuptime (KORITË f.
    1. Govatë. Koritë e madhe (e vogël). Laj këmishët në koritë. U kalb (u thye) korita.
    2. Kanal i drunjtë, zakonisht në trajtën e një hinke, që çon ujin në fletët e mullirit; lug mulliri.
    3. Lug druri ku hedhin ujë ose ushqim për bagëtinë a për shpendët. Korita e lopëve (e bagëtive). Korita e pulave. Korita e qenit. Hedh ujë (ushqim) në koritë. Pinë në koritë.
    Dhe fjala ”korit” (turperon).
    KORIT kal. krakin.
    E bëj me turp dikë, e turpëroj; i nxij faqen dikujt. Korit familjen. Koriti prindërit (vëllezërit, motrat). Mos na korit!

    Shënim: varet te përdirimi i fjalës ‘korit’, me koritë, ka koritur, koris, e në titull duhet me ë. /AÇ

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.