Lajmërim për vdekjen e Rasim Zenelit

0

Veprimtar i njohur i çështjes kombëtare në mërgatë

Me dhimbje të thellë njoftojmë se sot më 02 shtator 2025 ka vdekur në Frankfurt të Gjermanisë, Rasim Zeneli, veprimtar i shquar i çështjes shqiptare dhe simbol i qëndresës kombëtare.

Rasim Zeneli u lind më 18.04.1948 në Sllatinë të Podujevës. Në mërgim u aktivizua në lëvizjet për çlirimin e atdheut të vet. Në një atentat të organizuar nga shërbimi sekret i Jugosllavisë, më 14 maj 1981, Rasim Zeneli mbeti i plagosur rëndë, një akt kriminal që synonte të shuante zërin dhe veprimtarinë e tij të fuqishme në mbrojtje të lirisë dhe të drejtave të shqiptarëve. Pas kësaj ngjarjeje tragjike, ai jetoi i palëvizshëm në karrocë për pjesën tjetër të jetës së tij, duke mbetur gjithsesi një frymëzim për të gjithë ata që e njohën.

Angazhimi i tij për çështjen shqiptare, përkushtimi dhe sakrifica e tij e pashoqe do të mbeten përgjithmonë në kujtesën tonë kombëtare.

Lamtumirë, Rasim! Puna dhe idealet e tua nuk do të harrohen kurrë.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe gjithë miqve të tij.

U prehtë në paqe!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.