10.5 C
Tirana
E shtunë, 14 Shkurt 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj KUSH DESHI TA VRASË IBRAHIM RUGOVËN (1)

KUSH DESHI TA VRASË IBRAHIM RUGOVËN (1)

0
Ibrahim Rugova

Dr. Ibrahim Rugova

HISTORI E PA TREGUAR

Ismet M. Hasani Ismet M. Hasani, Suedi

Është viti 2005, dat 15 mars, orët e mëngjesit. Në Prishtinë dita nis normalisht, madje edhe për Presidentin Ibrahim Rugova, në atë kohë. Rreth orës 09:00 një shpërthim i fuqishëm e tronditë vendin. Atentat i planifikuar deri në detale. Në një rrugë kryesore të Prishtinës, për një fije floku vdekjës i shpëton Ibrahim Rugova.
*
Në këtë publikim do të lexoni detaje, të pa degjuara (lexuara) deri me tash të panjohura të aksidentit të 15-të marsit të vitit 2005;
Kush i vendosi lëndët shpërthyese në rrugën Agim Ramadani, atëherë rruga Ramiz Sadiku?
A ishte shpërthim me telekomandë apo me çip?
A ishte shkakëtuar aksidentin me telekomandë apo një çip të vendosur në veturën e Presidentit?

Si u bë që ata që donin ta vrisnin Rugovën, me centimetra e saktësi?
Kush ishin ata qe e drejtuan shpërthimin drejt kokës se tij?
Kush ju tregoi atentantorëve se karrika ku qëndronte Ibrahim Rugova ishte disa centimetra larg nga vendi ku qëndronin të ulur mbrojtësit e tij?

Për këtë rast drejtësia kurrë nuk e ka thënë fjalën e saj. Fushatat drejt zgjedhjeve të lira zakonisht i turbullojnë urat. Atentatet si ky ndaj Rugovës “ushqehët” në truezë, sigurisht ushqim për elektoratin?! Dyshime, akuza, madje edhe emra të Përveçem ka dhe do të ketë çdo herë, por sigurisht nuk mund të zhbehen dhjetra vrasje politike. Madje edhe atentati ndaj Rugovës. Ky është realitet.

Në kohën e pas luftës, nepër rrugët e Prishtës Presidenti qarkullonte me një veturë të blinduar që peshonte 5-së ton, pra 5 mijë kilogram. Veturë që për nga fortifikimi gjasontee në nje bunker lufte.

Vetura ishte prodhim special dhe ishte prodhuar në SHBA-a. Qëllimi ishte të siguroi Presidentin Dr. Ibrahim Rugova, njeriun i cili u sfidua deri në vdekjën e tij.
Ata që qëndruan në atë kohë pranë Rugovës, madje e sakrifikuan jo veten por edhe familjën.

Der politische Führer der Kosovo-Albaner, Ibrahim Rugova, aufgenommen …
*
Në orët e mbrëmjës së 17 nëntorit të vitit 2000, bashkëshortja e Elez Nikqit, që ishte shef i afërt i mbrojtjës se Rugovës, e kishte përfunduar mësimdhënien. Ajo doli nga shkolla, pa e ditur se kjo do të ishte dita e fundit e jetës se saj. Pa pritur, vrasësi ishte nisur drejt rrugëse Ulpiana, për të kryer atë mision. Bashkëshorti i saj, Elez Nikqi, sqaron: “Ajo ishte nisur për të marrë vajzën e vogël, por ndodhi ajo e papritur, e futën në hymj dhe me një mjet të fortë i kanë rënë ne qafë dhe e kanë shtri për tokë.”

Për fatin e saj aty i shpëtoi atentatit me thikë. Aty afër ishin zyrët e LDK-së, njëni doli me folë me tel. e pa dhe e dërgoj në spital. Dhe e njohton Elez Nikqin se gruaja e tij po lufton me jetë a vdekje.

Ky rast kurrë nuk është zbardhur. Fokusi i këtij dokumentari nuk është ky rast, por për atentatin ndaj Rugovës.

Njeriu tjetër i afërt me Rugovën, i cili do të spjegoj për rrethanat, është edhe Lutfi Haziri.
“- Edhe unë kam qenë i mbrojtur prej marinës amerikanee për 6 muaj. Me kërkesë time e kam largua marinën amerikane.”

Pas Luftës Rugova nuk e kishte mbrojtjën e sigurt.
Nga Italia erdhi një veturë “Lancia”, por ky automjet nuk e kishte mbrojtjen e sigurt.
Në ndihmë i dual familja Geci nga Llausha e Drenicës. Pesë vëllezërit Geci u angazhuan ne mbrojtjën e Rugovës. Koka, ose udhëheqësi i tyre ishte Elez Nikqi. Pas 3-4 viteve erdhën edhe përforcime tjera. Disa prej tyre nga brigada Mërgimi. Përgatditja e tyre nuk ishte profesionale, për mbrojtjen e afërt mungonte, por ushtarakisht, pothuaj se të gjithë ia kishin doren armës. Shumica ishin ish ushtare të UÇK-së. Në aspektin e literaturës i udhëzonte shefi Nikqi.

Për disa muaj rrjesht ata u stervitën për mbrojtjen e Rugovës. Njëri prej të cilve ishte pjesë se njisisë mbrojtëse të Wiliam Walker (Viliam Voker).

Zgjedhja e Rugovës – President e shtroi nevojën për mbrojtjën e tij.
Elez Nikqi shpjegon se vendi – karriga ku ulej Rugova ishte mbrapa, me insistimin tim karrika u largue për nja 50 cm djathtas, përshkak se kisha mësuar se objekti i sulmit ishin dritarët dhe dyert.

Kjo veturë i kishte xhamat e trasha 10 cm. Pastaj të dorëza për hapjen e derës ka qenë e instaluar rryma goditëse prej 15 mijë volt.

Sulmi me granatë dore në shtëpinë e Rugovës ishte pas mesnatës; rreth orës 01:30; ishte hedhë një granatë dore në oborrin e shtëpisë – rezidencës se tij, por nuk ishte lënduar askush. Mesazhi ishte i qartë për të zotin e shtëpisë.

Lëvizjet e Rugovës ishin të kufizuara në atë kohë, për t’i shmangur çdo incidenti.

( v i j o n )

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.