Kur do të hiqët mjegulla politike në Kosovë?

0
Skënder Mulliqi

Koment

Klasës se re politike i nevotitet një përforcim me njerëz të arsimuar që i përkasin komunitetit akademik. Njohuritë elementare politike po na mungojnë shumë. Mjaft gjatë është punuar përmes mekanizmave të korrupsionit, si koalicion i partive politike që e drejtuan shtetin…

Skënder MULLIQI

Të gjitha ngjarjet politike të pas luftës poshtëruan dhe provokuan rëndë shumicën e shqiptarëve. U tregua se më çfarë qendrimësh politike katastrofale përfaqësuan interesat e qytetarëve dhe të Kosovës. Me këta hileqarë të politikës autoritare, njerëzit e arsimuar e paten të vështirë të lundrojnë në politikë më ta. Një garniturë politike e pas luftës ishin imitator të pasukseshem të menqurisë politike. Për këtë flasin faktët e degradimit të vlerave shoqërore dhe politike. E tregoj koha se kemi investuar në njerëzit të cilët e përqmuan Kosovën !? Ngjarjet e krizave te vazhdueshme politike dhe institucionale e ngulën frikën në kockat e popullit. Promovuan dhunë verbale politike të pa parë.

Ngjarjet në Kuvend për muaj të tërë ishin ngjarje trishtuese. Rastësi për t’u besuar. Duket së ende të një pjesë e politikaneve nuk është kuptuar se qëndrimi amoral i tyre është plotësisht i turpshem dhe se besimi i publikut në shumë politikanë është zvetnuar. Klasës se re politike i nevotitet një përforcim me njerëz të arsimuar që i përkasin komunitetit akademik. Njohuritë elementare politike po na mungojnë edhe atë shumë. Mjaft gjatë është punuar përmes mekanizmave të korrupcionit, si koalicion i partive politike që e drejtuan shtetin. Dhe, përvetësuan po thuaj çdo të mirë materjale në mënyrë jo ligjore. Në të njejtën mënyrë, anëtarët e familjeve të tyre dhe miqët e tyre paten kujdesin e veqantë.

Nuk patë mundësi që të zgjidhet dikush në ndonjë post politike dhe punësime të tjera nese nuk ishte anëtar i tyre. Janë bërë milionerë jo vetëm në Kosovë, por kan krijuar biznese të mëdha edhe jashtë Kosovës. Kjo duhet në tërwsi të hulumtohet dhe të gjitha pasuritë e paligjshme t’u konfisohen pa marrë parasysh së për kënd bëhët fjalë. Zatën e gjitha lufta e tyre politike të jemi real po bëhët për të ruajtur këto pasuri përmës marrjës të serishme të pushtetit. Ky koleksion manjatësh, ndihmësish dhe epigonesh, nuk iu ka mbetur asnjë reputacion në publik. Dhe, sigurisht se njerëzit e tillë nuk ndërtojnë së pari parti si duhet, dhe as nuk menaxhojnë mirë më institucione të shtetit. Sipas rrjedhës së logjikës së gjerave, apsolutizmi më në fund duhet të përfundojë më shpërbërjën dhe zhdukjen e plotë të tij…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.