Gëzim Olaj, një veteriner, trashëgimtar i Bajraktarit të Bogës, ka shkuar në Londër para 27 vjetësh dhe është kthyer më pas dhe ka investuar në vendlindje, me një hotel unik të nivelit të lartë dhe prodhime blegtorale të vendit, nga qumështi i dhive e deleve, dhe mjalti i maleve shqiptare – duke ndërtuar Hotel – Kullën e Bajraktarit.
Pronari Gëzim Olaj
Një vend i bukur dhe një investim mjaft interesant, në një emision dokumentar, nga Rudina Xhunga, paraqitet bukuria e rrallë e alpeve shqiptare të veriut dhe kjo kullë e veçantë, për ta patur zili! Përpjekjet e Gëzimit kanë qenë tepër të mëdha dhe dashuria e tij për vendlindjen, gjithashtu. Bizneset e Gëzimit janë djegur disa herë nga ziliqarët, se disa shqiptarë e kanë ves këtë punë, nuk mund ta shohin tjetrin mirë, pasi e mira ua vret sytë – në vend që t’i gëzohen këtyre investimeve, që na nderojnë.
Pamje nga Hotel “Kulla e Bajraktarit”
Për më tepër, ndiqni videon më poshtë: