Në takimet me profesor Anton Çetta: Si po e lë Kosovën dhe çfarë t’u them kur të shkojë te Isa Boletini, Azem e Shotë Galica, Gjergj Fishta, Hasan Prishtina dhe Ylfete Humolli…?
Në takimet e shpeshta me profesor Anton Çetta në Prishtinë, në kujtimet e motshme, me vijnë pajada fjala e tij e shqipes së ëmbel për kohën shqiptare, për brezat, për universitetin dhe, fati i Kosovës…!
Profesori nuk harroi të flasë për trevën e Drenicës dhe për kajzit e tregimeve të gjeniut popullor, që u bën të motshme në dritën e studimeve të letërsisë popullore.
Shëndeti kishte filluar të përthekoj shtatin e tij burrëror e intelektual me hijeshinë e një burri të shqiptarisë, ku, zemra i rrihte për kombin dhe atdheun e, për dhimbjet e trupit as që bënte fjalë profesori Anton Çetta!
Në Prishtinë, koha e motshme ’90 dhe dimri i madh i vetmisë nën rrethimin e regjimit fashist të Serbisë, në shtëpinë e tij për mua ishte takimi i fundit me profesorin, që, përmes dhimbjes së mushkërive e të frymarrjes, me fliste ngadale e më porosi të motit shqiptar.
– Unë së shpejti do të shkoj te Isa Boletini, Azem e Shotë Galica, Gjergj Fishta, Hasan Prishtina dhe të Ylfete Humolli e, çfarë t`u them se si po e lë Kosovën, – ishin fjalët e fundit në Prishtinë të profesor Anton Çetta.
(Nga notesi i kujtimeve)
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com
Z. Karaçica u përgëzojmë për këto kujtime me vlerë për brezat e ardhshëm.
Profesor, Anton Çeta së bashku me rinë universitare të Kosovës,edhe pse nënokupim u bënë urë lidhëse e popullit shqiptarë, të ndarë e të hasmuar në mes vetes për gjëra të ulëta dhe banale .
Të gjithë patëm menduar që njëherë e përgjithmonë mori fundi kjo dukuri e shëmtuar,që shumë fëmijë i la të pa fëmijëri dhe të paardhme .
Fatkeqësisht vëllavrasja po vazhdon si një e keqe e madhe që si popull na nxjerr agresiv dhe na qet njollë të zezë kudo.