KRUARJET E FJALËS
Në kraharorin tim të përgjakur
krejt në errësirë të shpirtit dhe të
zemrës, u pjekën fjalët e shkrimit
u pjek zëri im që dua t’ju rrëfej,
për poezinë që ma dha pavarësinë.
Çdo shpirt i lirë është Skënderbe
çdo shpirt i lirë është njeri atdhé
çdo shpirt i lirë është Zeus e Thot
çdo shpirt i lirë është poet i vetes.
Libër, unë jam ardhë në jetë, për
pak vuajtje dhe për pak dhimbje,
pra, më vjen keq për bimët që s’u
mbollën mirë dhe nuk bën kokërr.
Jeta në këtë moshë mban fshehur
shumë gjëra, unë s’e kam pritur
se do mbetem vetëm me poezinë.
Kjo udhë ka shumë kthesa udhës
këtë udhë kaluar e kam disa herë
udhët e Shqipërisë janë udha ime.
Atdhe, plaga jote më bën të qajë
s’më mjafton të jem vetëm gjallë
tërë jetën kjo plagë gërryer më ka,
fuqisë së tashme i kruhet zemra, i
i kruhet fjala e ndenjur dhe heshtja.
Gjaku brenda gjakut, gjakut i flet:
Çamëri, të dua ma shumë se çdo
perëndi, unë edhe sikur dy lindje
t’i kisha, vetëm ty do të këndoja!
Atdhe Geci – Prishtinë, 06.08.2022
Atdhe Geci te lumte ajo mendie komanduar nga ZEPRA YTE ATDHTARE -mbi te gjitha- NJERI.
Guri Naimit, fleminderit për komentin. Uroj që ti bashkohesh Lëvizjes Kombëtare për Pavarësinë e Çamërisë. Suksese i nderuar!