Krishterizmi tek ne Shqiptarёt sipas pseudohistorianёve

0
Katedralja "Nënë Tereza" - Prishtinë
Skënder Jashari
Skënder Jashari

Skënder Jashari

Me shpresё dhe optimizёm, qё Kombi yn, sa herё qё ka ndje rrezikun, ёshtё bashku dhe vepru si njё trup i vetёm, pёr t’u mbrojtur. Ashtu edhe kёto kohёt e fundit, impresionohem e gёzohem qё qindёra Shqiptar tё vёrtetё pёr çdo ditё kthehen nё rrёnjёt e tyre, nё fenё e tё parёve, nё kulturёn tonё europiane, nё rrёnjёt tona tё krishtera prej tё cilave u kriju qytetrimi Europian. Natyrisht kjo ёshtё pёrgjegja mё e mirё qё Kombi yn u jep kёtyrё qё pranojnё, propagandojnё kultura, ideologji, propaganda e fe tё huaja.

Ky ёshtё njё reagim ndaj deklarimeve propaganduese isislamike dhe sllavo-çetnike, nё lidhje me Historinё tonё. Kёto deklarime me a pa qёllim, me a pa paramendim, janё pjesё a nё shёrbim tё propagandёs terroriste ISISlamike dhe nё tё njejtёn kohё edhe nё shёrbim tё shovenizmit serb. Kam pёrcjell njё pjesё tё debatit, nё tё cilёn njё i ashtuquajtur historian, A. Sh. nё njё emision tё Klan Kosovёs, deklaron “ …edhe krishterizmi, neve na e ka pru Perandoria Romake. E kemi marrё nёn Perandorinё Romake.” Pavarёsisht kёsaj, mё pas isha interesuar pёr tё kuptuar pёr etimologjinё e devijimit tё njё “historiani” prej nga kuptova edhe arsyet e “shit-blerjes sё asaj bindje.”  Apo si rasti i pseudohistorianit, Sh. I. qё nё muajin maj tё kёtij viti deklaroi qё nuk kishte Shqiptar katolik nё mesjetё nё Kosovё, ngjajshёm siç kishte deklaruar edhe  hoxhё Irfan Salihu qё nuk kishte Shqiptar nё Kosovё e ata i solli Perandoria Osmane, e njejtё deklaronte edhe Akademia Serbe dhe qarqet ultranacionaliste serbe, se nё Kosovё nuk kishte Shqiptarё por ata i solli Perandora Osmane).

Reagimi im ka tё bёjё ndaj deklarimit se “ …edhe krishterizmi, neve na e ka pru Perandoria Romake. E kemi marrё nёn Perandorinё Romake.” e deklaruar nё emission tё Klan Kosovёs. Nuk ёshtё e qёndrueshme, as e argumentueshme thёnija e tillё. Madje kjo ёshtё mё shumё e qёllimshme, sesa rastёsore a bindje e vetё pseudohistorianit. Praktika qё tё pёrdoret analogji, si “islami ёshtё sjellё me dhunё nga Perandoria Osmane, ashtu edhe krishterizmi ёshtё sjellё nga Perandoria Romake” ёshtё pjesё e qartё dhe mbrojtja e fundit qё bёjnё propaganduesit e Isislamit.

Prandaj viteve tё fundit, shohim qё nё shoqёrinё tonё, janё duke dalё nё sipёrfaqe shumica e problemeve qё mё parё janё mbajtur tё konservuara a tё fshehura, e qё kanё tё bёjnё me “mesjetёn isislamike.” Kombi yn, asnjёherё nuk e pranoi njё kulturё tё huaj, e tillё mbeti edhe sot, sado qё pёrpiqen qё Islamin t’ua mveshin.

Heronjёve, Dёshmorёve, Martirёve dhe Shenjtorёve tonё, as pёr sё gjalli as pёr sё vdekuri, nuk i lёnё tё qetё. Edhe pak ditё nga dita e pёrkujtimit tё 4 martirёve tё Ulpianёs( shёn Florit dhe Laurit dhe bashkёpunёtorёve tё tyre Prokulit dhe Maksimit), mё 18 gusht( kurse ortodoksёt Shqiptar e festojnё me 31 gusht). E as shёn Astin e Durrёsit tё martirizuar mё 6 korrik 98 pas Krishtit, si edhe shumё tё tjerё Ilir qё ishin martirizuar nga Perandoria Romake, shkaku qё i pёrkisnin njё besimi tjetёr fetar, besim fetar ky qё nuk e njihte pёr Zot Cezarin( Perandorin e Romёs), por “njё tё quajtur Jezu Krisht.” Persekutimi dhe martirizimi i tё krishterёve nga Perandoria Romake, vazhdoi deri nё Ediktin e Milanos 312 pas Krishtit, ku edhe tё krishterёt u lejuan tё praktikonin fenё e tyre dhe tё dilnin nga katakombet( kishat nёntokёsore tё fshehta).

Kam dy dekada e mё shumё qё ngris zёrin, qoftё publikisht e fillimisht tek institucionet gjegjёse tё Republikёs sё Kosovёs, Shqipёrisё, qё tё ndёrmerrnin hapa konkret nё drejtim tё parandalimit tё pёrdorimit tё ideologjive nga vendet armiqёsore kundёr Interesave tona Kombёtare.

Si Rusia ashtu edhe Serbia, padyshim edhe Turqia, kanё secila nga njё Strategji tё ringritjes sё tyre, pas rёnijes sё perandorive a mbretёrive tё tyre: Rusia pёr t’u ringritur si nё kohёn e BRSS-sё; Serbia pёr t’u ringritur si nё kohёn e Jugosllavisё e qё strategjia e saj ёshtё e adoptuar prej versionit tё strategjisё sё Rusisё; kurse Turqia pёr t’u ringritё si nё kohёn e Perandorisё Osmane. Tё gjitha kёto kanё edhe disa pika tё pёrbashkёta: pёrdorimin e fesё islame si mjet pёr t’i arritur objektivat e tilla; vazhdimin e pёrafrimit dhe pёrdorimit tё ortodoksizmit, si nga Turqit dhe Islamikёt ashtu edhe nga Rusia, Serbia etj, pёr tё arritur objektivat e tyre; si dhe krijimin e “Bllokut tё ri Lindor”, tё udhёhequr nga Rusia, a “rendit tё ri botёror”   pёr koperimin dhe bashkёveprimin politiko-ekonomiko-ushtarak etj, ku shpesh e inkorporojnё edhe Kinёn apo shtetet e BRICS-it. Prandaj kёto shtet tepёr shumё rёndёsi i japin pёrdorimit tё isislamizmit, islamizmit, terrorizmit islamik, e gjithashtu edhe organizatat terroriste anarkiste a komuniste.

Vendet e shumta tё Perёndimit, kanё ndaluar dhe ndjekur edhe penalisht, veprimtarinё e subjekteve juridike a fizike sidomos turke dhe ruse etj, si dhe kundёr Kinёs janё ndёrmarr masa kryesisht barriera ekonomike. Asnjёra nga Republikat tona, nuk kanё bёrё asnjё ndalesё a kufizim.

  1. Shit-blerja e hapёsirave mediatike; marrja e mendimit-opinionit tё kёtyre personave tё caktuar( pasi janё paguar a porositur gazetari a persona tё tjerё kompetentё tё mediumit); publikimi i shkrimeve nё mediet e shkruara( pasi tё jenё paguar a porositur ato); thirrja nё emisione debatuese etj( pasi pёr pjesёmarrjen e personave tё caktuar janё paguar a porositur) etj. E qё kёto mёnyra korruptive, blehen a u premtohet pёrfitime tё tjera a porositen nga element radikalist isislamik, agjent islamik tё Serbisё, a organizata qoftё edhe tё dyshimta pёr lidhje me Serbinё, Turqinё a terrorizmin islamik, e sidomos pёrmes palёs sё tretё.

Njё ndёr rastet mё eklatante ishte shitja e hapёsirёs mediatike nё Radio Kosovёn e Lirё, pёr njё emision fetar radikal isislam, tё Shefqet Krasniqit. Personalisht edhe unё edhe njё vёlla i imi, i kemi shkruar email shumё tё ashpёr zt. Ahmet Qeriqit, i cili nё atё rast i ishte pёrgjegjur vёllaut, qё ёshtё “hapёsirё e shitur.” Tё njejtёn praktikё agjenturat, agjetёt e Serbisё-Turqisё dhe agjentёt isislamik tё Serbisё, kanё blerё a pёrfituar dhe vazhdojnё tё blejnё a pёrfitojnё hapёsira tё tilla mediatike, gjithashtu duke paguar a porositur-ndikuar, porositur etj, qё tё marrin pjesё nё emisione, programme a debate edhe hoxhallarё a propagandues tё isislamit, publikohen materiale tё dobishme pёr isislamizmin, tё jepet ngjyrim fetar programeve, reklama isislamike( me pёrmbajtje qoftё puro fetare) etj.

Madje kjo tashmё ndodhё edhe nё RTK (Radio Televizionin e Kosovёs).

Prandaj shohim figura tё njejta, nё cilёsi tё hoxhallarёve, politikanёve, analistёve, sportistёve, humoristёve, konspiracionistёve( qё prezentohen gjoja si njohёs tё çёshtjeve politike-ushtarake dhe tё sigurisё etj), pseudoartistёve( si pseudoaktorёve qё shfaqin skeçe gjoja humoristike a gjoja filma tё shkurtёr, pseudokёngёtarёve etj), pseudoakademik( sidomos njё mё i zёshёm qё ishte kundёr akademikut I. Kadare), por edhe pseudohistorian etj(qё mё shumё propagandon isislamin-islamin politik, radikal, ekstremist e terrorist),  qё tё gjithё flasin me ngjyrime fetare puro islame e deri propaganda terrroriste islamike, e nuk flasin pёr ato qё janё mё kompetent, apo qё janё promovuar, pavarёsisht qё as nё fushёn e tyre profesionale tё thirrjes qё e kanё, njihen qё nuk kanё qenё tё dalluar as nё studime, apo kanё bёrё studime nё institucione akademike jo kredibile (p.sh: pretendon qё ka kryer master nё Itali etj, por nuk tregon me saktёsi institucionin, e qё janё kryesisht kolegje private me cilёsi tё ngjajshme si nё Kosovё!). Fatkeqёsi ёshtё tё shohёsh sesi njerёz mё jokompetent, flasin pёr gjёra qё aspak nuk janё as tё logjikshme, e as e argumentuar. Tё deklarohen pseudohistorian tё tillё si hoxhё O. J. (i shkolluar pёr hoxhё nё Turqi), apo hoxhё M. B. (tё deklarohet pёr çёshtje tё sigurisё, diplomacisё dhe aspekte ushtarake) etj.

Kjo ёshtё faza e fundit e terrorizimit tё publikut tё gjerё( qё bindjet e qёndrimet e caktuara politike, ideologjike, fetare etj tё implementohen nё masёn e gjerё), pasiqё qarqet e agjenturave armiqёsore ndaj vendit tonё, mё parё kanё ngritur a vendosur nё pozita kyçe individё tё pёrshtatshёm pёr ta; kanё ngritur-avansuar nё karrierё pa meritё duke dёmtu meritokracinё, gjё qё ka bёrё qё studiuesit mё tё mirё tё ikin nga vendi yn etj.

  1. Pseudohistoriani deklaron qё “ …edhe krishterizmi, neve na e ka pru Perandoria Romake. E kemi marrё nёn Perandorinё Romake.” Por:
  • Atёherё kush e kryqёzoi Jezu Krishtin? Ishte Herodi dhe ishte legjioni romak i Perandorisё Romake, derisa hebrenjёt kёrkonin prej kёtyre qё ta kryqёzonin Atё, derisa t’ua lironte njё kriminel(Barnabёn).
  • Kush i mbyti Apostujt e Krishtit p.sh: shёn Pjetrin dhe shёn Palin? Ishte Perandoria Romake qё i martirizoi edhe kёta dy Apostuj tё Krishtit nё Romё, rreth mesit tё shekullit tё I pas Krishtit.
  • A ishte Perandoria Romake qё e pёrhapi krishterimin nё Iliri? Nё Bibёl thotё shёn Pali, qё “prej Jerusalemit e për qark në Iliri e kam përhapur Ungjillin e Krishtit.” Por askund nё asnjё rast, asnjё burim, nuk e thotё qё Perandoria Romake nga Kryqёzimi i Krishtit e deri më 27 shkurt 380 pas Krishtit, me Ediktin e Selanikut të shpallur nga Teodosius I, Gratian dhe Valentinian II, si fe zyrtare, qё tё ketё pёrhapur krishterimin.
  • A gjendet qoftё njё burim i vetёm, qё argumenton qё Perandoria Romake e solli krishterimin nё Iliri me dhunё, para vitit 380?

Perandoria Romake pasi e pranoi si fe zyrtare tё shtetit, deri mё 395( pra 15 vite), sundoi edhe Trojet e Ilirisё( ku pёrfshihen territoret e sotme Shqiptare). Nё vitin 395, u nda nё Perandorinё Romake tё Perёndimit dhe Perandorinё Bizantine. Ёshtё absurde tё mendohet qё pёr 15 vite pushtim Romak, tё jenё detyru populli yn tё krishterizohet. Kjo s’ka asnjё logjikё, e asnjё rast nё historinё botёrore nuk ekziston. Derisa fёrkimet, pёrplasjet mes krishtero-lindorёve( ortodoksёve) dhe ritit perёndimor-katolik apo skizma, ishin evidente edhe nё truallin e sotёm tё Kombit tonё, edhe nё periudhёn para viteve 395 pas Krishtit, pёrfshirё edhe Koncilin e Nikesё 325 pas Krishtit. E qё burime jokishtare dhe kishtare dokumentojnё qё edhe nё Luginёn e Vardarit, Shkupit, Sardikёs(Sofjes), vazhduar edhe nё drejtim tё jugut, kishte ndikim Kisha Perёndimore-katolike( pra kishte ipeshkёvitё, famulli, kisha dhe manastire etj). Prandaj Perandoria Bizantine mё pas, dёrgoi misionar tё krishter ortodoks pёr ortodoksizimin edhe tё popullatёs tonё, ashtu siç ortodoksizoi sllavёt e jugut e deri tek sllavёt e lindjes, pas shekullit V-X. Kёtё krishterizim ortodoks edhe nё Luginё tё Preshevёs, e solli Perandoria Bizantine, sa qё edhe nё ditёt e sotme, populli yn, kishёn ortodokse p.sh: nё Tёrnoc, e quan kishё bizantine, kurse nё shumicё gjenden rrёnojat, themelet a objektet e Kishave katolike ilire, derisa ato ortodokse bizantine janё shumё tё pakёta. Gjegjёsisht kishat ortodokse bizantine datojnё tё shekujve V-VII e mё pas, kurse Kishat katolike nё Luginё datojnё edhe dy-tre shekuj mё parё.

  • Kush i martirizoi martirёt tonё Ilir si shёn Astin nё Durrёs nё vitin 98 pas Krishtit, si dhe shёn Florin dhe Laurin si dhe mёsuesit e tyre Prokulin dhe Maksimin nё Ulpianё? Pse ndёrtoheshin kishat-katakombe( tё fshehta nёn dhe), nёse sipas logjikёs sё kёtij pseudohistoriani, do pretendojmё qё Perandoria Romake ka pёrhapur krishterizmin tek ne?!

Derisa Kisha Katolike dhe Ortodokse Shqiptare e festojmё dhe kremtojmё festёn e shёn Astit, pas tё cilit Perandoria Romake kryqёzoi edhe 7 besimtarё tё tjerё tё huaj, qё kishin ikur pёr t’u strehu nё Durrёs. Gjithashtu edhe pak ditё kanё mbetur nga kremtimi i festёs sё shёn Florit dhe Laurit, mё 18 gusht.

Katakombet, kishat nё shpella apo tё fshehura nё male( p.sh: njё i tillё ёshtё edhe manastiri qё ёshtё i fshehur nё afёrsi tё Pendёs sё fshatit Rahovicё, tё komunёs sё Preshevёs), tё cilat dokumentohen qё ishin prezente edhe nё vendin tonё, tregojnё se ato bёheshin me qёllim qё mos tё hetoheshin nga Perandoria Romake.

  • Kush ua solli Peradorisё Romake dhe Europёs krishterimin? Pasiqё Perandoria Romake e kishte pushtu pjesёn mё tё madhe tё Europёs, gjegjёsisht tёrё brigjet e Mesdheut, pёrfshirё edhe territorin e Izraelit. Apostujt e Krishtit ishin qё sollёn krishterimin. Popullata e robёruar nga Perandoria Romake, joshej nga besimi i tillё, pasiqё ideologji tё tjera monoteiste nuk kishte, tё tilla qё do e sanksiononin dhe dёnonin ashpёr prozilitizmin, apostazinё etj. Derisa pushteti i Perandorisё Romake ndjekte dhe ndalonte njohjen e njё mbreti-perandori tjetёr( nё kёtё rast Krishtit), nga ai i perandorit tё kёsaj perandorie. Krishterizmi joshte popullatёn e shtresave tё ulta( skllevёrve), sepse u premtohej drejtёsi, liri, barazi, e status shumё mё tё mirё sesa atё qё e kishin nёn kёtё Perandori.

Konstantini i Madh, sipas pёrshkrimeve historike romake, ishte me origjinё ilire, jepet ёndrra a vizioni qё kishte pa prej nga ishte bёrё i krishter, derisa nёna e tij gjithashtu edhe nga burime kryesisht fetare, thuhet se ishte e krishtere kohё mё pёrpara sesa i biri i saj. Edikti i Milanos, 312-313 pas Krishtit, e lejon krishterimin qё tё praktikohet nga besimtarёt e krishterё, por nuk e bёri fe zyrtare.

Edhe pse Perandoria Romake e lejoi predikimin e krishterimit qё nga viti 312, edhe mё pas pati disa herё pёrndjekje ndaj tё krishterёve. Por edhe nё kёtё periudhё 312-380 pas Krishtit, nuk ёshtё e dokumentuar qё tё ketё pёrhapur krishterimin nё asnjё mёnyrё nё territoret qё kishte pushtuar Perandoria Romake.

Shёn Jeronimi nga Dalmacia( Ilir), e pёrktheu Biblёn, pёr herё tё parё duke ia dhuru Europёs dhe Perandorisё Romake, rreth vitit 382 pas Krishtit, e qё Bibёl ёshtё pranuar pёrgjithёsisht nga Kisha perёndimore-katolike. Prandaj kushdo qё sulmon, fyen kёtё Bibёl, ka fyer Shenjtin tonё, Shёn Jeronimin.

  • Kur u bё Perandoria Romake, me fenё krishtere si fe zyrtare tё saj? Mё 27 shkurt 380, perandori Teodosi I, bёri “krishterimin Nikean”( katoliko-ortodoks, por dёnonte arianizmin si herezi) si fe tё vetme zyrtare tё Perandorisё Romake, e qё njihet si Edikti i Selanikut. Kurse me 395 ndahet Perandoria Romake nё dy pjesё. Pjesa e territoreve tё sotme tё Atdheut tonё, shumica kalonin nёn sundimin e pjesёs lindore, pra nёn Perandorinё Bizantine. Kurse Perandoria Romake pas pranimit tё fesё sё krishtere si fe zyrtare tё saj, vetёm 15 vite ekzistoi si pushtues nё Atdheun tonё, derisa nё vitin 476 shkatёrrohet pёrfundimisht kjo perandori, prandaj kjo perandori nuk kishte fuqi pёr t’i mbrojtu kufijt e saj e jo mё tё rishtrinte pushtimin edhe nё Atdheun tonё.
  1. A kishte Shqiptar katolik nё mesjetё nё Trojet tona? Qё ka tё bёjё me deklarimin e njё pseudohistoriani tejtёr Sh. I, i cili gjithashtu nё njё emision televiziv, nё maj tё kёtij viti kishte deklaruar qё nё “Kosovё, nё mesjetё nuk kishte pasur asnjё katolik.” Edhe pse ky pseudohistorian pandeh qё ёshtё i “specializuar” pёr “mesjetёn.” Pёr tё mos u thellu nё kundёrargumente mё shumё nё kёtё rast, mjafton:
  2. Kodi i Car Dushanit, nё disa nene, shpallё ortodoksizimin e Shqiptarёve me dhunё, nga tё krishterё katolik nё ortodoks.
  3. Lidhja e Lezhёs dhe luftёrat e saj tё udhёhequra nga Gjergj Kastrioti, lufta e Arianitёve kundёr Osmanёve, shpallja Atlet i Krishtit dhe aleanca e Arbёrorёve me vendet perёndimore tё krishtera, pёrfshirё edhe Huniadin etj.
  4. Statistikat e sjellura deri nё ditёt e sotme nga kronistёt Osman dhe perёndimorё, qё dёshmojnё pёr popullatё Arbёrore tё krishtere. Madje statistikat osmane theksojnё deri kah fundi i shekullit XVII dhe XVIII, qё nё Trojet tona kishte shumicё Shqiptare tё krishtere. Madje nё Luginё tё Preshevёs dhe nё gjithё Karadakun, edhe mё sot, njihen “laramanёt” ( katolikёt e fshehtё).
  5. Burimet osmane dhe perёndimore theksojnё pёr islamizimin, osmanizimin dhe pastaj turqizimin e Shqiptarёve pas Kryengritjes sё At Pjetёr Bogdanit, nё masё mё tё madhe nё Trojet tona. Derisa isislamizimin e Shqiptarёve tё krishter tё fshehtё(laramanёve) dhe pjesёs mё tё madhe tё kriptokatolikёve tё Luginёs sё Preshevёs-Karadakut, ёshtё bёrё nga Mbretёria Serbe, pas pushtimit mё 16-18 tetor 1912, etj.

Prandaj krishterimi nё Atdheun tonё,  padyshim ёshtё krishterim apostolik, i shёn Palit e shёn Pjetrit e apostujve tё tjerё, shёn Astit, shёn Florit dhe Laurit, shёn Jeronimit( pёrkthyesit tё Biblёs, tё cilёn sot tё krishterёt perёndimorё e kemi bazё), shёn Konstantinit( shenjtё e perandor i Perandorisё Romake) etj. Derisa islamizimi dhe isislamizimi i popullatёs tonё, ёshtё bёrё nga Perandoria Osmane dhe vasalёt e tyre sllav, e pas Ҫlirimit nga Perandoria Osmane, Mbretёria Serbe, Greqia etj, kanё isislamizu Shqiptarёt.

Më: 15.08.2024

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.