34 vjetori i themelimit te LDK.
Nga: Binak MAXHARRAJ
/Rugova e bëri historinë për Kosovën dhe shqiptarët. Ibrahim Rugova ishte dhe mbetet vlerë dhe pasuri kombëtare/
/Fati më i madh në kohë okupimi për Kosovën ishte kur i urti, i mençuri, inetlektuali dhe atedhetari Dr. Ibrahim Rugova doli ne ball të LDK-së, parti kjo më e madhja pluraliste/.
/Atëherë Amerika i tha Rugovës: ”ruaje popullin, nuk është koha për luftë”/
Dhe është fati për Kosovën qe ne atë kohë Rugova e pati guximin, karizmën, urtësinë dhe mençurinë të udheheqë me kombin ne momentet më kritike qe po përjetonte Kosova.
Dhe me te vertetë ne atë kohë Rugova e pati guximin të themeloi dhe ti prijë LDK. Ai veproi me mençuri, fillimisht e ndau popullin fizikisht dhe institucionalisht nga regjimi i Millosheviqit duke e organizuar “pushtetin paralel” ne te gjitha fushat e jetes, si fazë fillestare për te ardhë deri te pavaresia.
Këtë e vertetojnë faktet kur Amerika e kuptoi dhe mori besim te ai dhe e porositi: ruaje poppullin, nuk është koha për luftë,anipse zjarret e luftës veç ishin ndezë ne republikat tjara.
Ibrahim Rugova dinjitetshëm me plotë menquri,autoritet të populli por edhe te nderkombetarët i priu LDK, duke mos e humbur as një palë zgjedhje, bile e mundi edhe PDK te Thaqit.
Por Rugova kurr nuk u thy, nuk u thy as kur ia vranë aktivistet me te devotshëm te saj, nuk u thy as atehere kur gjuajten me plumba dhe granate ne drejtim te tij. Ishte i pathyeshëm. I priu me plotë autoritet LDK deri me vdekjën e tij
Ibrahim Rugova ishte dhe mbeti bir i madh i kombit.Ai bëri historin bashkohore te shqiptareve. U lidhë me popullin ne kohet më te veshtira kur shqiptaret i ishin te shtypur nga regjimet e aremiqeve tane te cilet donin qe ta zhbinin nga faqëja e dheut, duke i keqtrajtuar, duke i shpërngulur, duke ua zapu teritorin.
E mori guximin prej intelektualit, e ndau e ndau popullin shpriterisht nga shovenizmi i Millosheviqit duke e organizuar paralei jeten politike me Shqiptarë ne te gjitha sverat e jetes. Tërë jeten e vet e shkriu për pavarësinë e Kosovës. Ai i tregoi botes së ku gjendet Kosova. I tregoi botes se ne Kosovë jeton një popull me i lashtë ne Ballkan dhe se ai është i shtypur, i keqtrajtuar dhe bota i doli në ndihmë për ta çliruar Kosovën për te cilën ishte në gjendje edhe jetën ta japë..
Ibrahim Rugova është biri me i devotshem i cili doli nga gjiri i popullit, e udheheqi ate me menquri. Populli ate e respektonte, ia jepte votën sa her qe kishte zgjedhje. Dhe mu për kete arsye ai mbetet ikona me e çmueshme i popullit shqiptar, mbetet figura qe kurr nuk shuhet ne mendjen e popullit. Me fjale tjera Presidenti historik Ibrahim Rugova është vlerë kombëtare, te cilit edhe per se vdekuri po i rritet vlera gjithënjë e më shumë si frymë rugoviane.
Edhe pas luftës deri në momentin e fundit të jetes, e udhehoqi vendin si një lidër i pakontestuar. I fitoi te gjitha zgjedhjet e pas luftës sepse populli e donte e respektonte. Ai i vuri themelet e një qeverisje demokratike duke i formuar institucionet demokratike te Kosovës. Ai e qeverisi në mënyrë brilante Kosovën si president i parë historik.Insistonte ne sovranitetin e Kosoves dhe te pacenushmerin e kufijëve, sepse theksonte se Kosova është nje dhe së nuk ndahet. Ai kishte miqet te shumet ndërkombëtare, e gjitha bota e respektonte dhe e ndëronte, gjithund pritej si një burr i madh si një lider i pakntestueshëm. Ai vazhdimishte thoshte:
“Shpia (Kosova) nuk mbahet pa miq”
Iku Presidenti historik Ibrahim Rugova në amshim për te mbetë i pavdekshëm ne mendjen e kombit shqiptar, mbeti vlerë e përjetshme në kujtesën e tij.
Por,pas vdekjes se të LDK e mori dreqi LDK, korbat e Zi filluan ta glaberojnë. LDK e mori teposhtezën kur ate e rrembeu me dhunë, tinezisht dhe tradhetisht nga jo rugovisti Isa Musatafa, i cili ishte i vonë shumë i vonë ne LDK.Uzurpuesi antirugovist Isa Mustafa te cilën e qojë, e rrëzoi për tokë LDK ne vete 13% sepse për dhjetë vite ai i theu vlerat, idealet e LDK, i thei parimet dhe qendrimet e saj, e prishi bazamentin e sajë duke u bërë argat dhe sherbetor i PDK dhe Hashim Thaqit qellimi i te cilit ishte te dobesoi dhe te shkaterroi LDK.
Për me qenë turpi edhe me i madh ai për shkaterrimin e LDK nuk dha kurrfarë përgjegjesie bile as qe ia kërkoj askush nga LDK, por përkundrazi e avansuan ne Kryetar nderi te përjetsheëm te LDK. Për te treguar Isa Mustafa dyftyresinë ndaj LDK ai sot i dergoi një urim bastard LDK për përvjetorin e 34 te themelimit, Pos shkaterrimit te LDK duke e rrezuar ne 12% ky urim e tregon turpin e tij më te madh.