Kosova në dhunë e flakë

0
Serbët në Kosovë

Milazim Zeqiraj

( Në përkujtim të 24 Marsit, dita që ndryshoi historinë tonë )

Nga 1912 Kosova në hall nga rrufet.
Pushtuesi si zezonë mbi ne.
U rritëm duke prit ngrotësin e Diellit,
pa e parë dritën e diellit,
pa të drejta dhe liri.

2.

Kur tmerri e terri rritej
e nata bëhej më zezë se frika
Armiku kishte planifiku Kosovën pa shqiptarë.

Kur durimit i erdhi fundi
Në kullat tona këndohej kënga e lirisë,
Mali u mbush më dasmorë.
Nga larg tinglloj zëri i shpetimit,
Pranvera do të vijë edhe për ne
më plot diell e gjelbrim.

Bota prendimore
e ngopur më genjeshtrat e Millosheviqit.
Kriminelin e katër luftave duhet ndalu.

3.

Më 24 mars 1999 në ora 20.04. minuta
Premtimi i dhënë në Rambuje e Paris,
në Prishtinë erdhi si flakë nga qielli,
ërrsirën shekullore më ndriçu.
Padrejtësinë e bërë për Kosovën
më 1913 më korigju.

Kur shkrepi shkëndija e qielli muar flakë
armiku i tmerruar nga humbjet
filloj të hakmarrjët
ndaj popullit duarë thatë.
Golgota shqiptare filloj
më egzod e vrasje masive
e donte Kosovë pa shqiptarë.

Populli në ikje më sy kah qielli,
duke u strehuar në gjirin e malit për nje grimë jetë.
Të gëzuar se dhunës gjakatare po i vije fundi.

Pellumbat e bardhë po vin nga largë,
nga lart në qiell po shkruajn lirin tonë.
Liria Kosovës është hyjnore
se vjen nga qielli.

Prill 1999, Gjermani

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.