KONGRESI I MANASTIRIT NË FILATELINË E SHQIPËRISË

0
Kongresi i Manastirit - pulla

Hysen S. Dizdari Hysen S. Dizdari 

NË KUJTIM TË-117 VJETORIT TË KONGRESIT MANASTIRIT: 14 NËNTOR 1908 – 14 NËNTOR-2025

Nga data 14 deri 22 nëntor të vitit 1908 në qytetin shqiptar të Manastir filloi punimet Kongresi i Alfabetit të gjuhës shqipe. Në këtë kongres kanë qenë të pranishëm 150 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë. Në kongres morën pjesë edhe shqiptarë nga gjithë bota si nga Rumania, Italia, Greqia, Turqia, Egjipti, Amerika etj.

Qëllimi i mbajtjes së këtij kongresi ishte krijimi i një alfabeti të njësuar të gjuhës shqipe për të gjithë kombin shqiptarë.

Kryetar i Kongresit u zgjodh Mit’hat Frashëri, sekretare e komisionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mësuese e shkollës së Vashave në Korçë. Kumtesën e mbajti poeti ynë kombëtarë, Át Gjergj Fishta.

Kërkesa themelore e këtij Kongresi ishte që gjuha shqipe të mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke, por me alfabetin latin.

Posta shqiptare gjatë 112 vjetëve të historisë së saj ka emetuar tre emisione me pulla postare kushtuar Kongresit Manastirit.

Pullat postare janë simboli i shtetit shqiptar dhe gurë shumë e gjatë e ngjarjeve të mëdha historike. Ato duke udhëtuar derë në derë, nga qyteti në qytet, nga shteti në shtet në të gjitha kontinentet e botës shpërndajnë çaste të ngjarjeve historike të kulturës shqiptare, të gjuhës shqipe dhe alfabetit saj.

EMISIONI I PARË: U EMETUE ME, 14 NËNTOR 1968

Posta e Shqipërisë më 14 Nëntor, 1968, emetoi një emision me pulla postare me rastin e 60 vjetorit të Kongresit të Manastirit.

Ky emision përbëhet nga dy pulla postare me vlerë nominale, 15 Q dhe 85 Q. Pullat e këtij emisioni me vlerë 15 Q, dhe 85 Q, paraqesin dy të rinj duke mësuar alfabetin e gjuhë shqipe dhe në sfond pas tyre viti i mbajtjes të Kongresit Manastirit (1908 -1968) dhe në të djathtë jepet alfabeti miratuar në Kongresin e Manastirit i gjuhës shqipe.

EMISIONI I DYTË: U EMETUE ME, 14 NËNTOR 1988.

Posta e Shqipërisë me 14 nëntor, 1988, emetoi një emision me dy pulla postare me rastin e 80 vjetorit të Kongresit të Manastirit.

Ky emision përbëhet nga dy pulla postare, me vlerë nominale, 60 Q dhe 90 Q.

Pullat me vlerë 60 Q paraqet shqiponjën dy krenare, një kobure, në mes të krahëve të shqiponjës, e cila simbolizon mbrojtjen me armë të gjuhës shqipe dhe në pjesën e sipërme ka të shkruar:

“ …askush nuk duhet të guxojë që të na ndalojë çeljen e shkollave dhe të mësuarit e gjuhës shqipe .”

Pulla me vlerë 90 Q paraqet, në të djathtë, pamje të ndërtesës, ku u mbajt Kongresi i Manastirit dhe Abetaren e gjuhës shqipe, ku ka të shkruar më germa të mëdha, tri germat fillestare të alfabetit të gjuhës shqipe: “A B C…”

EMISIONI I TRËTË : U EMTUE ME, 14 NËNTOR 2008.

Posta e Shqipërisë më 14 nëntor, 2008, emetoi një emision me dy pulla postare me rastin e 100 vjetorit të Kongresit të Manastirit.

Ky emision përbëhet nga dy pulla postare me vlerë nominale, 40 lekë dhe 100 lekë.

Pulla me vlerë 40 lekë, paraqet të ndërtesës ku u mbajt Kongresi i Manastirit.

Pulla me vlerë 100 lekë paraqet alfabetin e miratuar në Kongresin e Manastirit të gjuhës shqipe.

NË KËTË PËRVJETOR TË GJUHËS SHQIPE, I PËRSHENDES TË GJITHË SHQIPTARËT NËPËR BOTË ME NJË POEZI TË POETIT TONË KOMBËTAR, DOM NDRE MJEDA, KUSHTUAR GJUHËS SHQIPE. 

GJUHA SHQYPE

PËRMBI ZA QË LSHON BYLBYLI,
GJUHA SHQIPE M’SHUNGULLON;
PËRMBI ER’ QË JEP ZYMBYLI,
PA DA ZEMREN MA NGUSHLLON.

NDËR KOMB’ TJERA, NDËR DHENA TJERA,
KU E SHKOJ JETËN TASH SA MOT,
VEÇ PËR TY M’RREH ZEMRA E MJERA
E PREJ MALLIT DERDHI LOT.

….

GEG’ E TOSK’, MALSI, JALLIA
JAN’ NJI KOMB, M’U DA, S’DURON;
FUND E MAJ’ NJI A SHQIPNIA
E NJI GJUH’ T’GJITH’ NA BASHKON.

QOFTË MALLKUE KUSH QET NGATRRIME
NDËR KTO VLLAZËN SHOQ ME SHOQ,
KUSH E DAN ME FLAK’ E SHKRIME
ÇKA NATYRA VET’ PËRPOQ…

Dërgoi për publikim, Anton Nikë Berishaj, shkrimtar

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.