Ali Aliu – Elena Kocaqi – Atdhe Geci
Koncert për Çamërinë
Mblidhuni çamë dhe arbanitë
të pavarësohemi né nga greku
s´mësojmë grekçe as greqisht
jem shqiptar s´flasim ndryshe!
Mbani vesh qytete dhe fshatra
ruani varret të mos na digjen
gjatë i mbamë prangat në duar
të drejtat tona nuk kanë flamur.
Po fryn erë po bie dhe borë
e kam një letër unë me Vlorë
atë ma sollën zogjtë e malit,
Dora Atdheut, Dora e një djali.
Del oj hënë ta shoh Shqipërinë
mbi tre detëra e kam shtëpinë
Ia kam zënë sot udhën ujkut
Ia kam bërë një plumb të ziut!
Sali Bollati
Fustanellë me pala të luftërave
të gjitha lavditë i ke në këngë
Janë mbledh burrat në Çamëri
s´duan grekun, duan Shqipëri!
Nënat çame thërrasin kushtrim
bëhuni bashkë o nën një himn
bëjeni bashkë shkabën e zezë
se Kuq e Zi e duan në Prevezë!…
Atdhe Geci – fshati Mesopami afër Onhezmit ( Sarandës ), 2022