8.5 C
Tirana
E martë, 10 Shkurt 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Letërsi KOHË KARAGJOZËSH

KOHË KARAGJOZËSH

0
Arif Ejupi

Përherë grindje dhe zhurmë.
Për vendparkim veture.
Për shtyrje me bërryla në autobus.
Për bukën bajate.
Për kafen pa shkumë.
Për kalim në zebra.
Për shikimin ters të tjetrit.
Për lopën që hëngri një gojë bar
në arën e tjetrit.
Për lojën e fëmijëve.
Për një fjalë të thënë në nxitim.
Për një buzëqeshje të keqkuptuar.
Për zhurmën e derës me pahirë.
Për muzikën e komshiut pesë minuta më gjatë.
Për rendin në dyqan.
Për shalqirin dhe rrushin pse s’ishin të ëmbël.
Për specat pse ishin djegës.
Për shelzogët në plazh.
Për kush po hyn i pari në stadium.
Për vonesën e kamerierit dy-tri minuta.
Për qortimin edhe pse mirëdashës të mësuesve ndaj nxënësve.
Pse s’e thua dhe s’e bën siç them unë.
Për ideologji.
Për një centimetër rrugë të zënë më shumë.
Për një status në Facebook.
Për një mendim ndryshe nga i tyre.
Për asgjë.
Për gjithçka.
Kohë karagjozësh, që u mbeten në fyt për hiçgjë.
— Oh, deri kur kështu?

ARIF EJUPI
Gjenevë, 28 janar 2026

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.