Këta kuvendarë po mbulojnë problemet reale, dhe po mbajnë “popullin të shtangur”

0
Kuvendi i Kosovës

Ese politike

Skënder MULLIQI

Sikur është krijuar një iluzion të shumë njerëz sot në Kosovë, dhe njerëz të politikës së do të jetojnë gjithmonë, duke mos e menduar kurrë përjetësinë. Burra u thënçin atyre që po tubohen që shumë herë në Kuvendin e Kosovës, se nuk kuptojnë syleshet se do çditë e re që përjetojmë në këtë botë, është dhuratë nga Zoti. Këta po veprojnë sipas dëshirës se tyre dhe as që po mendojnë për të tjerët në këtë nënqiell, që edhe ata, duhet të marrin riskun e merituar. Pyetja nuk është se kur do të ikim, por si do të jetojmë ndërsa jemi këtu. Këta njerëzit e skenës tonë politike po jetojnë po e han bukën me turp, se po jetojnë nw luksin më të madh, sikur të jetonin në shtetin më të pasur në botë, e jo në Kosovën e varfër. Kur e thëmë këtë e kam parasysh se ende shumë kategori po jetojnë dobët.

Çdo frymarrje që marrim është një dhuratë nga Zoti, e jo nga pushtetarët të cilët po mëndojnë se edhe shpirti ynë mvaret prej tyre. Jeta nuk është një provë për një shfaqje teatrale. Këta kuvendarë dhe ata që po i drejtojnë nuk po kuptojnë se materializmi është një iluzion. Qefini nuk ka xhepa. Të gjithëve edhe mbretërit i pret qefini. Nga mbreti deri të lypësi. Ndërsa jemi në këtë botë nuk është vonë për një provim riparues.Kjo duhet të jetë në nëndërgjegjën e këtyre njerëzve të politikës, që në fakt po tregohen dhe kan treguar shumë herë deri më sot, se nuk janë të dinjitetshem për profesionin fisnik të politikës.

Këta politikën zatën e kan kuptuar si profesion ku njeriu duhet të pasurohet mbrenda natës, në mënyrë shumë të pandershme. Kjo është turpi që nuk i lanë para qytetarëve dhe para Kosovës. Besoja dhe shpresoja se minimumi i vlerave njerëzore do të regjistrohej si një kufi që nuk duhej kaluar. Fatkeqësisht, në muajit e fundit, janë kaluar të gjitha kufijtë e dinjitetit njerëzor. Unë besoj se njerëzit mund të ndahen vetëm në njerëz dhe jo-njerëz. Këta kuvendarë po iu ikin problemeve reale, duke mbajtur “popullin të shtangur”.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.