Ish-zyrtarja Alda Klosi (foto), e cila zyrtarisht jeton me qira në një shtëpi, të cilës iu vodhën paratë nga pastruesja Rozeta Dobi, rezulton se ka në pronësi 3 ose 4 apartamente. I ftuar në ‘Opinion’, gazetari Julian Kasapi (foto) tha se këto aprtamente, më herët kanë qenë në emër të gruas së xhaxhait të Klosit. Sipas Kasapit, vetëm para 1 viti këto apartamente, 3 ose 4, janë bërë me dhurim nga gruaja e xhaxhait të saj tek vetë ajo…
“Zonja Klosi, rezultojnë në emër të saj 3 ose 4 apartamente në zona të ndryshme të Tiranës. Këto apartamente që bëhet kjo lidhja, më parë kanë qenë në emër të gruas së xhaxhait të saj. Dhe vetëm para 1 viti këto apartamente, 3 ose 4, janë bërë me dhurim nga gruaja e xhaxhait të saj tek vetë ajo”, u shpreh gazetari Jul Kasapi.
Sa të mira i kemi të ardhurat në Shqipëri, ku gruaja e xhaxhait i dhuron 3-4 apartamente tjetrës… Pse thua vallë?