Janë shqiptarët për ty Shqipëri!

0
Nikolin Lëmezhi - me flamur

Janë shqiptarët për ty Shqipëri!

Shqipëri, o Nënë e shenjtë,
n’historinë tënde të rrallë.
Do të jem unë bir i denjë,
do të jem një gur i gjallë.

Ti je Nënë gjithmonë me nder,
ti je toka e larë me gjak.
E pamposhtur je përherë,
je shqiponja mbi bajrak!

Ndaj gjithmonë plot dashuri
do të këndoj në tokën mbarë:
Nëna ime, je ti, Shqipëri,
emri yt më bën krenar.

S’do të pres nga askush tjetër,
të vërë dorë mbi këtë ndërtesë.
Tokë hyjnore, kaq e vjetër,
po ta jap sot ty këtë besë.

Sa t’jen’ dielli edhe hëna,
sa të jetojë kjo njerëzi,
sa t’ketë bij lindur nga nëna,
janë shqiptarët për ty Shqipëri!

Nikolin Sh. Lëmezhi
Shkodër, më 28. 02. 2023

Nikolin Sh. Lëmezhi
Lagjja Ndoc Mazi
Rruga Besëlidhja, 20
Shkodër (Albania)

Atij që na do, që na çliroi nga mëkatet tona me gjak të vet,
[…], – Atij i qoftë lavdi dhe pushtet në shekuj! Amen! (Zb. 1, 5-6)

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.