Foto si ilustrim
Arben Çokaj
Isabella ime e dashur
Ti e di,
unë do të them diçka
E ti do të thuash PO!
Ndale pak hapin
Moj e uruar,
Boll vrapove,
Mos fluturo!
Jeta nuk është veç fluturim
Buzët tona janë të mbushura
Me ngarkesa elektrike
Kur ne të puthemi
Do të ketë një shkëndijë
Të fortë, si një saldim…
Që përshkon trupin e shpirtin
(dhe yjësinë e Orionit)
Kjo, do të na mbajë bashkë
Për gjithë jetën!
Dakord?!
Më prit!
(në planetin Tokë,
dy njerëz duhen….
Kjo ka vlerë universale)
Mëngjes, 14 shkurt 2024